Kroaci, ulet çmimi i testeve për koronavirus! Ja sa kushton

Ministri i Shëndetësisë Vili Berosh sot bëri të ditur se çmimi i ri i testeve PCR në Kroaci do të jetë rreth 600 kuna, krahasuar me çmimin deritanishëm prej 1.506 kunave ose në valutën tjetër 79 euro.

Beroshi në konferencë për shtyp tha se çmimet e reja mund të zbatohen prej sot.

Ai sqaroi se të gjithë ata të cilët duan të testohen privatisht do ta paguajnë çmimin e ri prej “501,49 për dy sekuenca të synuara dhe 698,21 për tre sekuenca”.

Në pyetjen cili është dallimi midis dy testeve, drejtori i Entit Kroat për Shëndet Publik Krunosllav Çapak tha se kjo është vështirë të sqarohet.

“Nevojiten të paktën dy sekuenca që të diagnostikohet testi pozitiv. Kur do të diagnostikohet antigeni i dytë, atëherë jemi të sigurt se ky është koronavirus, ndërsa kur diagnostikohet i treti, atëherë jemi më të sigurt”, – tha Çapaku.