Arrestoi “peshqit e mëdhenj” në shtetin e saj, emërohet kryeprokurore e Europës, kush është gruaja e ‘hekurt’ që fundosi kokat

Nga sot ajo do të jetë prokurori i parë publik i Evropës ndëra përkon me plot 18 që shënuan rënien e qeverisë rumunë pikërisht nga hetimet e saj.

Puna e saj në krye të agjencisë së respektuar të antikorrupsionit të Rumanisë, ADN është shpërblyer për Laura Codruta Kovesi e cila ndëshkoi ministrat e qeverisë dhe kryetarët e bashkive, duke marrë vëmendjen e Parlamentit Evropian, organi i parë i BE që drejton hetimet penale

“Zyra e re do të rezultojë në më shumë hetime dhe më shumë ndjekje penale, si dhe një mbrojtje më të fortë të sundimit të ligjit në BE. Pika kryesore për sukses do të jetë besimi i qytetarëve në institucionin tonë”, tha prokurorja popullore.

Kovesi do të drejtojë organizatën nga Luksemburgu, e ndihmuar nga një prokuror prej secilit vend anëtar, megjithëse hetimet do të drejtohen nga prokurorë të përkushtuar në shtetet anëtare.

Ndërkohë pritshmëritë për Kovesit për ndëshkimin e personave që abuzojnë me pushtetin janë të mëdha dhe në luftën ndaj korrupsionit, janë të mëdha.