Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka prezantuar sot masat e reja administrative me qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtejme të COVID-19. Ai ka thënë se qysh në mbledhjen e qeverisë që do të mbahet sonte do të vendoset që në qytetet ku ka numër të madh të personave të infektuar do të kufizohet lëvizja nga ora 21:00 deri në orën 5 të mëngjesit. “Në qytetet ku ka numër te madh do të kufizohet plotësisht lëvizja. Nga Sonte në Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Vushtrri. Do te kufizojmë plotësisht lëvizjen nga ora 21 deri në orën 5 në mëngjes. Do të përcjellim...
Continue reading...Lajme
Si mund të jetë vala e dytë e koronavirusit?
Teksa koronavirusi po përhapej me shpejtësi në muajt shkurt dhe mars, shumë qeveri vendosën masa të rrepta karantine. Përmes një përpjekjeje masive publike, këto vende kanë qenë të suksesshme në ngadalësimin e pandemisë, shkruan Forumi Ekonomik Global. Duke kombinuar qasje të ndryshme të shëndetit publik, vende si Sllovenia dhe Zelanda e Re, e kanë zhdukur virusin brenda kufijve të tyre. Vende të tjera, përfshirë Britaninë e Madhe, kanë bërë një përparim të rëndësishëm në frenimin e përhapjes së sëmundjes. Megjithatë, karantinat kanë çuar në humbje të konsiderueshme ekonomike dhe sociale, në vendet ku janë aplikuar masa të rrepta për distancimin...
Continue reading...Sanxhaku lindor në kolaps shëndetësor, kërkon ndihmë nga Kosova e Shqipëria
Shoqata “Kosova për Sanxhakun”, ka alarmuar për gjendjen e rëndë në Sanxhakun lindor si pasojë e pandemisë Covid-19. Në një komunikatë të lëshuar për media kjo shoqatë apelon tek institucionet shëndetësore të Kosovës dhe Shqipërisë që të ndihmojnë këtë pjesë ku jetojnë shqiptarët. Ky është apeli i shoqata “Kosova për Sanxhakun”: Sanxhaku lindor është në kolaps shëndetësor Edhe pse në Sanxhak po arrijnë ndihma të konsiderushme nga të gjitha anët, mungesa e përsonelit shëndetësor është problem kyç në luftë me pandeminë Covid-19. Komunat më të rrezikuar nga pandemia covid-19 janë Tutini, Sjenica dhe N. Pazari, të cilat shtrihen në pjesën...
Continue reading...Sela i përgjigjet Zaevit dhe Mickovskit: Nëse ju bëni qeveri maqedone ne bëjmë qeveri shqiptare
Koalicioni “Tash Është Koha” sonte ka mbajtur tubim qendror në Strugë,nën kushte të vështira atmosferike por sheshi i Strugës sonte është mbushur përplot me mbështetës. Kryetarët e koalicionit, Sela dhe Gashi gjatë këtij karvani zgjedhor kanë vizituar edhe Labënishtën. Ziadin Sela nga Struga i ka përcjellë porosi Zaevit dhe Mickovskit për idenë e tyre për të shkëmbyer deputetë me qëllim që mos kushtëzohen nga shqiptarët për formim të qeverisë. “Po dëgjoj që Zaevi dhe Mickovski janë të gatshëm të krijojnë qeveri maqedone,ja ku po ua them shumë qartë dhe hapur, nëse ju krijoni qeveri vetëm me përfaqësues maqedonas ne krijojmë...
Continue reading...Buzërrudhja ortodokse ruse për rikthimin e Haghia Sophia-s në xhami, pse?
“Ata po mendojnë ta shndërrojnë Hagia Sophia-n në një xhami… Kjo është arsyeja pse udhëheqja turke nuk respekton ndjenjat e miliona të krishterëve, miliona besimtarëve ortodoksë,” deklaroi zëdhënësi për Patriarkanën e Moskës, Metropolitani Hilarion i Volokolamskut. Ai beson se vendimi i ish-liderit turk Kemal Ataturkut në vitin 1934, i cili u ndërmorr “për të pajtuar gjithçka”, çoi në kthimin e katedrales së famshme në një muze të hapur për çdo vizitor. Metropolitani Hilarion i tha kanalit televiziv Russia 24 se tani është e pamundur të kthehemi në mesjetë, kur Hagia Sofia u shndërrua në një xhami pasi turqit osmanë pushtuan...
Continue reading...Partitë Shqiptare kërkojnë hisen e plotë në buxhetin e Maqedonisë së Veriut
Partitë shqiptare në Maqedonin e Veriut në zgjedhjet e 15 korrikut janë fokusuar më tepër në cështje ekonomike. Të gjitha partitë politike, BDI, koalicioni ASH-Alternativa, PDSH dhe Lëvizja BESA premtojnë se do ti rrisin investimet në vendbanimet shqiptare. Për dallim nga ciklet e mëhershme zgjedhore, faktori politik në Maqedoni tani kërkon hise të në buxhetin e shtetit, barazi të plotë dhe vendimmarrje konsensuale. Maqedona vazhdon të përballet me mungesë të kohezionit social dhe ekonomik si dhe dallime në zhvillim në mes të rajoneve të banuara me shqiptarë dhe atyre maqedonase. Sipas të dhënave nga Byroja për zhvillim rajonal, rajoni Jugperëndimor,...
Continue reading...Bolton: Shkëmbimi territorial nuk ishte ide e imja, e kërkuan liderët e Kosovës dhe Serbisë
Ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Bolton, ka folur në lidhje me çështjen e ndarjes së kufijve mes Kosovës dhe Serbisë dhe kush e bëri i pari këtë propozim. Bolton pranon në njëfarë mënyre se ka qenë i informuar për këtë çështje, për të cilën tha se ishte ide e presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë, përkatësisht Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiçit pavarësisht se nuk përmendi emra. Bolton ka treguar gjithashtu edhe frikën e disa vendeve të BE-së që të pranonin ndarjen e Kosovës, ndërsa ka përmendur impaktin dhe tentativat e Rusisë për të pasur ndikim...
Continue reading...“Nuk mundet të marrë frymë as 2 minuta pa aparatin e oksigjenit”, Shqiptari tregon për nënën e tij me COVID-19
Nesim Maxhuni, përmes një postimi në Facebook, ka treguar për nënën e tij, e cila është në gjendje të rëndë, pasi doli pozitiv me COVID-19. Ai tha se fillimisht ishte pranuar në spital, pasi kishin dyshuar se ishte helmuar, por pas 5 dite rezultoi pozitiv me COVID-19. “Ka 1 javë qe nana nuk mundet me marrë frymë as 2 minuta pa aparatin e oksigjenit. Nana asnjëherë nuk ka pas sëmundje shoqëruese as diabet, as tension, bile në familjen e gjanë njifet për imunitetin me të fortë! Nuk ka shku te mjeku për se paku 15 vjet’,( përveç kur e theu...
Continue reading...Merkel i pranon kritikat, më në fund vë maskën (FOTO)
Angela Merkel më në fund e ka vënë maskën në paraqitjet e saj publike. Kancelarja gjermane hyri në dhomën e sipërme të parlamentit, duke veshur një maskë të zezë me mbishkrimin EU2020.de, adresën e një faqe në internet kushtuar marrjes së presidencës nga shteti i saj. Merkel ishte kritikuar nga mediat pasi që nuk kishte dhënë shembull të mira ngase shihej në publik vazhdimisht pa maskë. Ajo ishte arsyetuar për këtë duke thënë se respektin distancën. FOTO:
Continue reading...Isa Mustafa paralajmëron futjen e PDK-së në qeveri
Lidhja Demokratike e Kosovës synon ta zgjerojë koalicionin qeverisës. Kreu i kësaj partie, Isa Mustafa, ka deklaruar se vendi është futur në situatë e cila nuk garanton stabilitet të institucioneve, pas aktakuzës për krime lufte ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli. “Tani jemi futur në një gjendje me shumë të panjohura, që nuk determinon stabilitet apo jo të Qeverisë, por të të gjitha institucioneve të vendit. Para së gjithash, ardhmërinë e shtetit të Kosovës”, ka thënë ai. Mustafa është pyetur se çfarë mund të ndodhë me pozitën e presidentit nëse Hashim Thaçi jep dorëheqje në rast...
Continue reading...




