Britanikët bëjnë zbulimin e madh për testin e Covid-it, reagon sekretari i shëndetësisë: Jashtëzakonisht e dobishme

Testet e tamponit dhe ADN-së do të ndihmojnë në dallimin midis Covid-19 dhe sëmundjeve të tjera sezonale. Sekretari i shëndetësisë britanik tha se kjo do të ishte “jashtëzakonisht e dobishme” gjatë dimrit. Aktualisht, tre të katërtat e rezultateve të testit kthehen brenda 24 orësh, madje sëshpejti pritet të kryhen edhe për 90 minuta. Pothuajse gjysmë milioni e testeve të reja të shpejta, të quajtura LamPORE, do të jenë të disponueshme nga java e ardhshme në ambientet e kujdesit shëndetësor, me miliona të tjerë që do të prodhohen më vonë gjatë këtij viti. Për më tepër, mijëra makina të testimit të...