Lajme

Pamje të pazakonta: Anija me 4 mijë ton mallra lufton mes dallgëve gjigande

Këto janë pamjet e tmerrshme ndërsa tre anije shpëtimi luftuan me dallgët gjigande 6 metra për të parandaluar që një anije e ngarkuar me 4,000 tonë mallra të përplasej me shkëmbinjtë gjatë Stuhisë Barbara. Ekipet e anijes shpëtuese parandaluan që ajo të shkonte drejt bregut në një operacion shpëtimi 12 orë. Ekipet vullnetare të anijeve të shpëtimit në Dunmore East, Kilmore Quay dhe Rosslare Harbour shkuan në ndihmë kur transportuesi i mallrave, i cili mbante qymyr nga Gjermania veriore, kërkoi ndihmë urgjente.

Continue reading...

Era e fitores ndaj armenëve, Aliyev: Si e shoh të ardhmen e Nago-Karabakut nën Azerbajxhan

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev nuk e përjashton mundësinë e dhënies së një autonomie kulturore Nago-Karabakut. “Ka shumë lloje të vetëvendosjes, ka lloje të ndryshme të bashkësive,” tha ai. Ai tha se ekziston një autonomi kulturore, e cila mund të shihet në shembullin e vendeve të zhvilluara evropiane, ku njerëzit kanë të drejta të caktuara brenda komunave të tyre, brenda komuniteteve të tyre, raporton Tass. “Si në çdo vend në Azerbajxhan, armenët që jetojnë në vendin tonë gjithashtu mund të kenë kontakte të tilla,” tha presidenti i Azerbajxhanit në një intervistë me grupin mediatik japonez Nikei, i cili u transmetua...

Continue reading...

Nuk ndalen serbët, përveç protestës shkaktojnë edhe incident në festivalin “Mirëdita, dobar dan”

Festivali “Mirëdita, dobar dan!” u hap në Beograd, teksa forca të shtuara të sigurisë ruajtën objektin ku po mbahet festivali, pasi qindra protestues e kundërshtuan këtë ngjarje kulturore. Ky festival ia prezanton publikut skenën kulturore dhe shoqërore të Kosovës. Festivali mbahet që nga viti 2014 dhe atë e organizon Iniciativa e të rinjve për të drejta të njeriut. Festivali do të zgjasë deri më 24 tetor. Kundër mbajtjes së këtij festivali protestuan organizatat djathtiste. Disa qindra njerëz, të udhëhequr nga kryetarja e partisë së djathtë serbe “Zavetnici”, Milica Gjurgjeviq Stamenkovski, u mblodhën rreth orës 18:00, kur edhe ishte koha e...

Continue reading...

Labinot Tahiri: Njeriu lind i mirë, por kur i hyn dreqi dhe paraja në shpirt bëhet kafshë e keqe

Artisti i njohur nga Ferizaj dhe njëherësh ish-deputeti, Labinot Tahiri, po vazhdon të jetë mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale. Ai shpesh ndan me fansat postime të llojllojshme, ndërsa nuk mungojnë as opinionet e tij lidhur me çështje të ndryshme. Sipas këngëtarit të mirënjohur, bota ishte e bukur kur e fali Zoti për njerëzimin, por që tashmë në bazë të njerëzve është gjithçka më ndryshe.

Continue reading...

“Dy shtete, dy shtete…”, Vuçiq nxehet me Hotin

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq në diskutimin e sotëm të bërë në Forumin për Siguri në Beograd është nxehur pasi që kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në mënyrë të përsëritur i është referuar Republikës së Kosovës si shtet. Vuçiq nga Hoti ka kërkuar që të mos e përdorë më shprehjen “Kosova dhe Serbia janë dy shtete”. “Hoti theksoi disa herë: dy shtete-dy shtete, dy shtete-dy shtete në këtë takim por edhe në takimet tjera. I them të mos e përdorë këtë mijëra herë. Nëse do afrim mes nesh mos e thuaj këtë gjithmonë. Ne e dimë çfarë mendon”, ka thënë...

Continue reading...

Lajçak: Zgjidhja Kosovë-Serbi do të jetë e dhimbshme

Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak, është duke marrë pjesë në Forumin e Sigurisë të Beogradit virtualisht, pjesë së cilës janë kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq. Lajçak ka thënë se zgjidhja mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë e dhimbshme. “Tri qëllimet e procesit- normalizimi i marrëdhënieve, zgjidhjet në pajtim me normat dhe vlerat evropiane që sjellin rajonin më afër. Kontributin në stabilitetin rajonal. Zgjidhja do të jetë një kompromis i dhimbshëm, por ata që e bëjnë do të jenë në anën e duhur të historisë”, ka thënë diplomati sllovak. Ndërsa Hoti në...

Continue reading...

Si e turpëroi njeriu i afërt i Merkelit, Daçiqin në Këshill të Sigurimit

Mbrëmë nëpërmjet video lidhjes është mbajtur seanca për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku është folur për raportin periodik të shefit të UNMIK-ut që trajton situatën në Kosovë. Si zakonisht, 15 shtetet anëtare që e kanë për detyrë ta ruajnë paqen dhe sigurinë në botë, kanë dhënë vlerësimet burokratike për situatën në Kosovë, por sho’un atyre ua vodhi Christoph Heusgen, ambasadori gjerman në Kombet e Bashkuara i cili nuk e la pa e ngacmuar as përfaqësuesin rus Nebenzya Vasily Alekseevich.Por, veçmas u kujdes t’i japë leksion Ivica Daciqit, i cili ishte në ditën e fundit në...

Continue reading...

Turqi-Gjermani, sfidat s’e ndalin biznesin, Greqia thirrje: Ndaloni armatosjen e Ankarasë

Në një letër drejtuar homologëve të tij gjermanë, spanjollë dhe italianë, Nikos Dendias bëri thirrje për të ndaluar eksportet e pajisjeve ushtarake në Turqi. Sidomos në letrën e tij drejtuar Haiko Maas , Ministri i Jashtëm kërkoi që të mos lëshohen më leje eksporti për mjete ushtarake si nëndetëse, fregata, avionë ushtarakë si dhe programin përditësues të armatimeve, raporton protothema. Ministria e Jashtme gjermane reagoi menjëherë duke thënë se qeveria po ndiqte ” një politikë kufizuese dhe të përgjegjshme të eksportit të armëve “. Kjo është arsyeja pse licencat e eksportit do të lejohen të merren pas shqyrtimit të kujdesshëm...

Continue reading...

Daçiq irritohet pasi në Këshill të Sigurimit pa flamurin e Kosovës dhe dëgjoi fjalën Republikë

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq ka thënë sot se Kosova ka abuzuar me formatin virtual të seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB’së për Kosovën pasi ministrja Meliza Haradinaj u paraqit me simbole të Kosovës. Daçiq ka thënë se kryesuesi i Këshillit të Sigurimit të OKB’së, diplomati rus Vasily Nebenzja ishte në situatë të palakmueshme dhe nuk mund të reagonte për faktin se ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla ishte ulur para një baneri me flamurin e Kosovës. Ai shtoi se kur seanca zhvillohet drejtpërdrejt kryesuesi mund të reagojë dhe askush nuk mund të abuzojë me...

Continue reading...

Presidenti azer: Kështu i çliruam 21 fshatra brenda një dite (VIDEO)

Ushtria azerbajxhanase ka çliruar 21 fshatra të tjerë dhe një vendbanim nga forcat armene, njoftoi të mërkurën presidenti Ilham Aliyev. “Ushtria trime azerbajxhanase çliroi fshatrat Gecegozlu, Asagi Seyitahmetli dhe Zerger, i cili i përket Fuzulit, pastaj Belend, Papi, Tulus, Hajili dhe Tinli, që i përket Jabrayil. Rroftë ushtria azerbajxhanase! Karabaku është Azerbajxhan!”, shkroi Aliyev. Në një postim tjetër në rrjetin social, Aliyev shkroi se vendbanimi i Minjivan në Zengilan dhe fshatrat Hurama, Humarli, Saril, Babayli, Ucuncu Agali, Hajalli, Girah Muslan, Udgun, Turabad, Muslan, Melikli, Jahangirbeyli dhe Baharli u çliruan. Më 27 shtator, forcat armene filluan sulme të reja ndaj vendbanimeve...

Continue reading...