Lajçak: Zgjidhja Kosovë-Serbi do të jetë e dhimbshme

Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak, është duke marrë pjesë në Forumin e Sigurisë të Beogradit virtualisht, pjesë së cilës janë kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq. Lajçak ka thënë se zgjidhja mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë e dhimbshme. “Tri qëllimet e procesit- normalizimi i marrëdhënieve, zgjidhjet në pajtim me normat dhe vlerat evropiane që sjellin rajonin më afër.

Kontributin në stabilitetin rajonal. Zgjidhja do të jetë një kompromis i dhimbshëm, por ata që e bëjnë do të jenë në anën e duhur të historisë”, ka thënë diplomati sllovak. Ndërsa Hoti në fjalën e tij, ka thënë se “Sa i përket marrëdhënieve me shtetet fqinje ne kemi treguar shenja të qarta në angazhimin për paqe dhe për të normalizuar marrëdhëniet pas luftës shkatërruese të vitit 1999. Mendoj që duhet të angazhohemi fuqishëm për të normalizuar marrëdhëniet me Serbinë. Politika jonë është e qartë se duhet të punojmë me të gjitha vendet e rajonit”.