Lajme

Antiserbët e Malit të Zi: Refuzuat Krivokapiçin, urime vëllezër shqiptarë

Aleanca Patriotike-Komiteti e Malit të Zi (PKSCG) mirëpriti vendimin e koalicionit shqiptar “Njëzëri”, i cili përbëhet nga Partia Demokratike, Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve dhe Aleanca Demokratike, për të refuzuar ftesën e kryeministrit të caktuar për qeverinë e re, Zdravko Krivokapiç. Siç thuhet, arsyeja është se kjo qeveri e re do të dominohet nga “partitë dhe politikat që nuk duan barazinë e shqiptarëve në këtë vend” dhe për shkak të faktit se ato parti “nuk votuan që Tuzi të ishte një komunë e pavarur, nuk votuan për Ligjin për Simbolet Kombëtare , ata e quajnë shtetin e Kosovës të rremë, ata...

Continue reading...

U burgos nga muslimanët, Sophie(Maryam) Petronin i shkruan Macronit: Pse e pranova Islamin, pse duhet ta pranoni edhe ju

Maryam Petronin, gruaja franceze me mision humanitar në Mali, e cila shpalli kalimin në Islam sapo zbriti në Paris, i ka përcjellë një letër publike presidentit Macron, njeriun që e la “pa gojë”, që, ndërsa e priste në areoport, i tha se ajo ishte Merjemi, pasi ishte bërë muslimane. E kjo, duke qenë e burgosur nga muslimanët në Mali. E më tej akoma, shpallur këtë sapo Macron kishte shpallur nga ana e tij projektin provokues të reformimit të Islamit në Francë. Në letër, Maryam Petronin, sqaron përsenë e pranimit të Islamit dhe në fund fton dhe vetë Macronin që ta...

Continue reading...

Ish gjenerali Qehaja paralajmëron Kosovën: Prezencës ushtarake ruse në Serbi duhet të shërbejë si këmbana e fundit për Kosovën

Ish gjenerali Ramadan Qehaja, ka komentuar hapjen e Zyrës Ruse të mbrojtjes në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë në Beograd. Ai thotë se kjo është një luftë speciale për t’iu kanosur veçanërisht Kosovës dhe se përbën një kërcenim direkt për rajonin. Qehaja ka paralajmëruar institucionet e Kosovës se duhet të bëhen gati për vetëmbrojtje si dhe të vijoj aspiratën e saj për fuqizim tutje të aleancës me akterët perëndimor si një vizion i vetëm i palëkundur në funksion të paqës dhe sigurisë në Ballkan e Evropë. Postimi i tij i plotë: Me shkas: Hapja e Zyrës Ruse të...

Continue reading...

Limaj: Të mos ngutemi, ndoshta nuk janë vjedhur 2 milionë euro, por janë transferuar gabimisht

Kryetari i Nisma Sociale Demokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se nuk duhet dhënë ngjyrime partiake rastit të fundit të bartjes së dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit tek një kompani private. Për të dyshuarin Kadri Shala, i cili u është anëtar i kësaj partie, Limaj është shprehur: “Kadriu është shqiptar dhe nuk mund të themi tash se të gjithë shqiptarët janë të tillë. Është logjikë joprofesionale e raportimit. Nuk identifikohet partia me krimin. Edhe të burgosurit votojnë parti”. Ai është shprehur se secili që bën krim duhet të dalë para drejtësisë dhe të japë llogari, njofton KK. “Duhet t’ia...

Continue reading...

Kufijtë me Greqinë po ia lëmë ndërkombëtarëve. A e kemi harruar si na copëtuan më 1913?

Kryeministri shqiptar Edi Rama, njëkohësisht ministër i Jashtëm, njoftoi sot se ka rënë dakord me qeverinë greke, që çështja e kufijve detarë me Greqinë të shqyrtohet nga ndërkombëtarët dhe të jenë ata që të vendosin për fatin e këtyre kufijve. Kjo zgjidhje la të kënaqur grekët. Si në media, dhe në deklarata shtetërore, ata e cilësuan si një zgjidhje optimale. Disa media greke shkuan më larg orët e fundit duke e cilësuar këtë marrëveshje mes Tiranë dhe Athinës si zgjidhje ideale për Greqinë, duke shprehur bindje se ajo do të marrë atë që iu dha në vitin 2009 nga qeveria...

Continue reading...

Koalicioni Shqiptar dhe Partia boshnjake nuk do të jenë pjesë e Qeverisë së re

Koalicioni Shqiptar “Bashkë nji za” (PD-UDSH-LDnëMZ) nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re, sepse, siç thanë ata, nuk mund të jenë pjesë e Qeverisë në të cilën dominojnë partitë dhe politikat që nuk e duan barazinë e shqiptarëve në Mal të Zi dhe me të cilat dallojnë në mënyrë programore dhe strategjike. Në përgjigjen e Koalicionit Shqiptar (PD-UDSH-LDnëMZ) drejtuar mandatarit Zdravko Krivokapic, thuhet se partitë që do të dominojnë në qeverinë e re, nuk votuan që Tuzi të bëhet Komunë, as për Ligjin mbi Përdorimin e Simboleve Kombëtare. “Ato subjekte shtetin e Kosovës e quajnë shtet të rremë,...

Continue reading...

Bërnabiq: Nuk dua të jem qyqare, do ta marr përgjegjësinë për Kosovën

Mandatarja për formimin e qeverisë së re të Serbisë, Ana Bërnabiq, beson se nuk është reale të nënshkruhet një “marrëveshje ligjërisht e detyrueshme” me Kosovën deri në fund të mandatit të saj prej një viti e gjysmë. Nëse kjo ndodh, ajo “nuk do të jetë qyqare” dhe do të ndajë me presidentin ose të marrë të plotë përgjegjësinë. Nëse preambula e Kushtetutës për Kosovën ndryshohet, qytetarët do të vendosin për të në një referendum, thotë ajo. Ajo ka thënë se do të dëshironte që marrëveshja me Prishtinën të nënshkruhej gjatë mandatit të saj, në mënyrë që të “mbyllet problemi shekullor”....

Continue reading...

Një shkëndijë larg luftës! Turqia në “zonën e zjarrit”, Greqia: Kemi bërë gati avionët për reagim

Greqia është gati për të reaguar nëse Turqia do të futet akoma më shumë në zonën e “zjarrit” në detin Mesdhe. Mediat greke citojnë burime ushtarake të forcave të armatosura, që theksojnë se janë në gatishmëri të plotë. Mëngjesin e sotëm anija turke “Oruc Reis” përshkallëzoi më tej sfidën e Ankarasë kundër Athinës duke u afruar në një distancë edhe më të shkurtër, 8-9 milje nga Kastellorizo. Por aty po e prisnin forcat e armatosura greke, të gatshme për gjithçka. “Forcat e Armatosura nuk kanë ndaluar për asnjë sekondë për të monitoruar nga afër lëvizjet e anijes “Oruc Reis” dhe...

Continue reading...

Zvicër, çdo qytetari pritet ti dhurohen nga 7 mijë e 500 franga

Nëse është e suksesshme, skema vlerësohet të kushtojë 45 miliardë CHF. Një iniciativë e cila do të kulmonte me referendum për të paguar çdo qytetar zviceran 7500 CHF është nisur në Zvicër. Sipas planit, nga banka kombëtare e Zvicrës do të kërkohej të paguante 7,500 franga për çdo qytetar me nënshtetësi zvicerane. E njohur si ‘Iniciativa e Parave të Helikopterit’, paratë do të transferoheshin tek çdo qytetar zviceran – përfshirë fëmijët. Në zbatim të rregullave të drejtpërdrejta të demokracisë në Zvicër, nëse organizatorët marrin 100,000 nënshkrime, çështja do të hidhet në votim. Nëse është e suksesshme, skema vlerësohet të kushtojë...

Continue reading...