Labinot Tahiri: Njeriu lind i mirë, por kur i hyn dreqi dhe paraja në shpirt bëhet kafshë e keqe

Artisti i njohur nga Ferizaj dhe njëherësh ish-deputeti, Labinot Tahiri, po vazhdon të jetë mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.

Ai shpesh ndan me fansat postime të llojllojshme, ndërsa nuk mungojnë as opinionet e tij lidhur me çështje të ndryshme.

Sipas këngëtarit të mirënjohur, bota ishte e bukur kur e fali Zoti për njerëzimin, por që tashmë në bazë të njerëzve është gjithçka më ndryshe.