Lajme

“Kërcënon” Haradinaj: Postin e presidentit me çdo kusht

Haradinaj kërkon postin e presidentit me çdo kusht, në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje. Kryetari i AAK-së shpreson në një marrëveshje për pozitën e presidentit, në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje. Partia e tij në gusht të këtij viti shpalli kandidaturën e kreut të saj, Ramush Haradinajt për president. Por takimi që një ditë me parë kishte me Thaçin dhe Veselin, nuk i ka dhënë shumë siguri Haradinajt se ai mund të bëhet president. Për T7, ish kryeministri ka thënë që janë në diskutim me partnerët për këtë punë. E nëse nuk gjindet një zgjidhje me Ramushin president,...

Continue reading...

U armatos me sistemin rus të raketave, SHBA paralajmëron Erdoganin: E papajtueshme, do keni pasoja të rënda

Testet e Turqisë me sistemin rus “S-400” të mbrojtjes ajrore mund të kenë pasoja serioze në marrëdhëniet e Ankarasë me Uashingtonin, paralajmëroi zëdhënësi i Pentagonit Jonathan Rath Hoffman. Ai u shpreh: “Departamenti i Mbrojtjes i SHBA dënon me forcë provën e sistemit S-400 të kryer nga Turqia në 16 Tetor, një provë që u konfirmua sot nga Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. Ne jemi kundër testimit të këtij sistemi nga Turqia, i cili mund të ketë pasoja serioze në marrëdhënien tonë të sigurisë” thuhej në deklaratë. Një sistem operativ “S-400” është i papajtueshëm me angazhimet e bëra nga Turqia si...

Continue reading...

Grenell takon shqiptarët në Michigan, flasin për zgjedhjet në Amerikë dhe dialogun Kosovë–Serbi

Përfaqësuesit e shqiptarëve republikanë në shtetin e Michinganit të Amerikës janë takuar me emisarin e posaçëm të presidentit të SHBA’së, Donald Trump, për dialogun Kosovë–Serbi, Richard Grenell, ku u u diskutua për zgjedhjet në Amerikë dhe detaje lidhur me dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë. Në takim, Grenelli tregoi se sa e rëndësishme është për botën që presidenti Trump të fitojë përsëri. Ndërsa në pjesën e dytë të takimit, Grenell u tregoi shqiptarëve rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi dhe rolin e presidentit Trump në arritjen e marrëveshjeve ekonomike të dy shteteve. Tutje, Grenell u premtoi shqiptarëve se Amerika do t’i...

Continue reading...

Erdogan: E testuam sistemin S-400 pa e pyetur Amerikën

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan konfirmoi të premten se Ankara kishte testuar sistemin e mbrojtjes ajrore S-400, të cilin e bleu nga Rusia, duke deklaruar se nuk do të kërkonte leje nga Shtetet e Bashkuara. Ai tha se kundërshtimet e SHBA mbi atë çështje “nuk janë të rëndësishme”. Forcat e armatosura turke provuan S-400 në veri të vendit, afër qytetit Sinop, nga 13 deri në 17 tetor, gjë që provokoi një reagim të zemëruar nga Uashingtoni. Uashingtoni vlerësoi se blerja e sistemit S-400 nga Rusia paraqet një kërcënim për mbrojtjen e NATO-s dhe kërc*ënoi Ankaranë me sanksione.

Continue reading...

‘Kosova është Serbi’, Fazliu: Të ngrihet padi për provokim dhe fyerje të shqiptarëve për kryetarin e komunës Qender

Kryetari i Komunës Qendër në Shkup, Sasha Bogdanoviq edhe pse person publik ka bërë deklaratën e famshme fyese ndaj shqiptarëve që gjendet pothuajse në çdo grafit serb “Kosova është Serbi”. Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar Faton Fazliu në rrjetin e tij social Facebook duke u shprehur se përveç faktit se personi në fjalë nuk është person privat, e sfidon edhe faktin se paguhet nga taksapaguesit e një shteti për të cilët pavarësia e Kosovës është proces i pakthyeshëm. Fazliu kërkon hapur të ngirhet padi ndaj kryetarit të Komunës Qendër në Shkup për fyerje të ndjenjave të shqiptarëve dhe urgjentisht...

Continue reading...

Mustafa: Nëse nuk arrijmë ta zgjedhim presidentin brenda afatit kushtetues, shkojmë në zgjedhje

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pas takimit me partnerët e koalicionit, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj ka thënë se e kanë folur vetëm për buxhet dhe rimëkëmbje dhe jo për temën e presidentit apo koalicionit. Ai ka thënë se në rast se do të ballafaqohen me një situatë ku duhet të zgjedhin një president të ri, dhe nuk mund të ketë pajtim atëherë shkohet në zgjedhje. “Kemi parë të nevojshëm që të ulemi me partnerët e koalicionit dhe të jemi të përgatitur për buxhetin që shkon në procedura tani, dhe të bëjmë përpjekje për të harmonizuar Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike....

Continue reading...

“Turqia shet sisteme anti-dron në Shqipëri”, mediat greke: Bashkëpunimi i tyre është forcuar

“Bashkëpunimi për mbrojtjen Shqipëri-Turqi është forcuar dhe kjo kuptohet nga fakti se Shqipëria ka blerë sisteme dronësh nga një kompani turke e mbrojtjes me seli në Turqi, sipas mediave të shtetit dhe qeverisë turke”, kështu e nis artikullin kushtuar marrëdhënieve shqiptaro –turke një nga mediat në Greqi. Ende pa u shuar debati i ndezur për marrëveshjen Shqipëri –Greqi për çështjen e kufirit detar, mediat e shtetit fqinj i kushtojnë rëndësi të veçantë marrëdhënieve dhe zhvillimeve diplomatike, sidomos atyre për sigurinë, duke vendosur në lupë shtetin turk. Në artikullin e saj, media greke shkruan: “Teknologjitë Kombëtare të Mbrojtjes të Teknologjive të...

Continue reading...

Sondazhi: Kush ishte fituesi i debatit të dytë presidencial

Sipas një sondazhi të CNN pas debatit presidencial, 53% e amerikanëve mendojnë se i nominuari demokrat për president Joe Biden ka fituar debatin e fundit presidencial. Ndërkohë, 39% thanë që Donald Trump doli fitues. Rikujtojmë se sondazhi përfaqëson një grup të vëzhguesve të debatit dhe nuk është përfaqësues i vendit në përgjithësi. Në këtë grup vëzhguesish të debatit, rreth 32% ishin demokratë, 31% ishin republikanë. Para debatit, Biden kryesonte me 55% dhe pas debatit me 56% . Presidenti Trump kishte një vlerësim të favorshëm me 42% para debatit dhe 41% pas debatit. Shikuesit gjithashtu u pyetën nëse ata mendonin se...

Continue reading...

“Ndryshe nga Obama”, Biden: Mbi 11 milion emigrantë do të marrin nënshtetësinë amerikane

Joe Biden nuk e mbështeti tërësisht politikën e imigracionit gjatë presidencës së Barack Obama të enjten në mbrëmje, duke iu përgjigjur pyetjes në lidhje me dëbimin rekord dhe një dështim për të kaluar reformën e imigracionit duke thënë se ai do t’i bënte gjërat ndryshe. I pyetur drejtpërdrejt pse votuesit duhet t’i besojnë atij për politikën e emigracionit, pas tetë vitesh nën udhëheqjen e Obamës, Biden u përgjigj : “Sepse kemi bërë një gabim. U desh shumë kohë për të bërë atë që ishte e drejtë. Unë do të jem President i Shteteve të Bashkuara, jo zëvendës President i Shteteve...

Continue reading...