U armatos me sistemin rus të raketave, SHBA paralajmëron Erdoganin: E papajtueshme, do keni pasoja të rënda

Testet e Turqisë me sistemin rus “S-400” të mbrojtjes ajrore mund të kenë pasoja serioze në marrëdhëniet e Ankarasë me Uashingtonin, paralajmëroi zëdhënësi i Pentagonit Jonathan Rath Hoffman.

Ai u shpreh:

“Departamenti i Mbrojtjes i SHBA dënon me forcë provën e sistemit S-400 të kryer nga Turqia në 16 Tetor, një provë që u konfirmua sot nga Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. Ne jemi kundër testimit të këtij sistemi nga Turqia, i cili mund të ketë pasoja serioze në marrëdhënien tonë të sigurisë” thuhej në deklaratë. Një sistem operativ “S-400” është i papajtueshëm me angazhimet e bëra nga Turqia si një aleat i Shteteve të Bashkuara dhe NATO.”

Hoffman kujtoi se Turqia tashmë është pezulluar nga programi F-35 dhe përsëriti se S-400 vazhdon të jetë “një pengesë e rëndësishme për përparimin diku tjetër” në marrëdhëniet dypalëshe.