‘Kosova është Serbi’, Fazliu: Të ngrihet padi për provokim dhe fyerje të shqiptarëve për kryetarin e komunës Qender

Kryetari i Komunës Qendër në Shkup, Sasha Bogdanoviq edhe pse person publik ka bërë deklaratën e famshme fyese ndaj shqiptarëve që gjendet pothuajse në çdo grafit serb “Kosova është Serbi”.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar Faton Fazliu në rrjetin e tij social Facebook duke u shprehur se përveç faktit se personi në fjalë nuk është person privat, e sfidon edhe faktin se paguhet nga taksapaguesit e një shteti për të cilët pavarësia e Kosovës është proces i pakthyeshëm.

Fazliu kërkon hapur të ngirhet padi ndaj kryetarit të Komunës Qendër në Shkup për fyerje të ndjenjave të shqiptarëve dhe urgjentisht të largohet nga pozita e tij.

Në vazhdim postimi i plotë i Fazliut:

“Kryetari i Komunës Qendër në Shkup, Sasha Bogdanoviq, deklaron se “Kosova është Serbi”. Kjo është fjali e njohur e shumë grafiteve serbe gjithandej nëpër Serbi.
Bogdanoviqi, në emër të mendimit të tij personal, pra duke harruar se ai nuk është person privat, e sfidon edhe faktin se paguhet nga taksapaguesit e një shteti për të cilët pavarësia e Kosovës është proces i pakthyeshëm. Ai del edhe kundër një politike shtetërore, e cila është dëshmuar se në masë të madhe varet nga vullneti i shqiptarëve.
Prandaj, pres që ndaj këtij shovinisti të ngrihet padi për provokim dhe fyerje të ndjenjave të shqiptarëve dhe ai urgjentisht të largohet nga pozita e tij.
Në të kundërtën, LSDM dhe argatët e saj shqiptarë vetëm e legjitimojnë qëndrimin e tij”-përfundon Fazliu postimin e tij”./InfoShqip.com