Erdogan: E testuam sistemin S-400 pa e pyetur Amerikën

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan konfirmoi të premten se Ankara kishte testuar sistemin e mbrojtjes ajrore S-400, të cilin e bleu nga Rusia, duke deklaruar se nuk do të kërkonte leje nga Shtetet e Bashkuara. Ai tha se kundërshtimet e SHBA mbi atë çështje “nuk janë të rëndësishme”.

Forcat e armatosura turke provuan S-400 në veri të vendit, afër qytetit Sinop, nga 13 deri në 17 tetor, gjë që provokoi një reagim të zemëruar nga Uashingtoni.
Uashingtoni vlerësoi se blerja e sistemit S-400 nga Rusia paraqet një kërcënim për mbrojtjen e NATO-s dhe kërc*ënoi Ankaranë me sanksione.