Lajme

Postimi i presidentit serb, Pandeli Majko analizon çfarë fshihet pas veprimit të Vuçiç: Provokim i nivelit të lartë

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko ka komentuar publikimin në rrjetet sociale të hartës të Kosovës me flamurin serb nga Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Sipas Majkos, ky veprim është një provokim i niveleve të larta dhe thotë se Vuçiç po përpiqet që të faktorizohet në opinionin e brendshëm të Serbisë. “Mendoj përderisa kjo del në rrjetin social të presidentit të një shteti, provokimi është i nivelit më të lartë. Është jashtë çdo dyshimi se është një akt i papërgjegjshëm. Mendoj se po përpiqet të faktorizojë veten në opinionin e brendshëm publik sepse është jashtë çdo diskutimi që kredibiliteti i Serbisë...

Continue reading...

Tom Doshi zyrtarisht kandidat për deputet pas miratimit të listës nga KQZ, reagon menjëherë ambasadorja Yuri Kim dhe jep mesazhin e fortë

Menjëherë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miraton listën e kandidatëve për deputet dhe i dha dritën jeshile Tom Doshi të garojë për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ka reaguar edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim. Kim përmes një postimi ka njoftuar se është takuar me Yuri Kim kreu i SPAK, Arben Krajën. ‘Takim i mirë sot me shefin e SPAK-ut Arben Kraja. SPAK po jep goditje kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit: 588 çështje të ndjekura penalisht; 70 € + milion në asete të konfiskuara; U hetuan 748 persona, nga të cilët 288 të arrestuar &...

Continue reading...

“Basha nuk merr do vendime politike”, Pandeli Majko zbulon kush fshihet pas kreut të PD dhe tregon çfarë po e ‘fundos’ Presidentin Ilir Meta

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko ka komentuar veprimet e fundit të presidentit Ilir Meta. Në një intervistë per Report Tv, Majko u shpreh se këto veprime të Presidentit Meta po ia lehtësojnë fitoren Partisë Socialiste. “Ka një konkurrencë aspak të përshtatshme për të bërë të qartë se kush është drejtuesi i opozitës, konkurrenca të tilla shpreh dobësi të atyre që kemi përball, na bën më të vendosur që fitorja do të jetë e sigurt. Nëse pala tjetër pretendon të fitoj siç dëshiron, do të ishte problem për PD pasi duhet negocim për drejtuesit e partive. Përveç postit të kryeministrit Lulzim...

Continue reading...

Kandidati për deputet jep mesazhin e fortë: E imagjinoni se ç’mund të bëjë me reformën në drejtësi Sali Berisha, Ilir Meta apo Monika?

Kandidati për deputet Vullnet Sinaj kërkoi votën e banorëve të zonës së Lumit të Vlorës edhe si një garanci për të mos ndalur zbatimin e reformës në drejtësi. “Si mund ta lëmë reformën në drejtësi në mes. Atë që Edi Rama dhe qeveria e kanë sjellë deri në këtë moment. Si mund tua lëmë në dorë atyre? E imagjinoni se çmund të bëjë me reformën në drejtësi Sali Berisha, Ilir Meta apo Monika? Si mund të lëmë ne që ata që kanë abuzuar me taksat dhe floririn e këtij vendi të shkatërrojnë këtë reformë”, u shpreh Sinaj.

Continue reading...

Erion Braçe bën parashikimin: Ja sa mandate merr Partia Socialiste në Fier

Zv. kryeministri Erion Braçe u shpreh i bindur se socialistët do të marrin 11 mandate në qarkun e Fierit. “Pa më të voglin diskutim që bindja jonë e ka një bazë për 11 mandate. Baza është puna jonë në 8 vite dhe difierenca mes nesh dhe kujtdo që ka zbritur në territor për tu përballur me njerëzit. Diferenca mes atyre që bëjnë dhe atyre që premtojnë, harrojnë dhe zhduken. Duam të na vlerësojnë vetëm për atë që kemi bërë. Ne jemi këtu, nuk lëvizim nuk ndërrojmë zona. Jemi këtu, në këtë periudhë të vështirë për ta, të vështirë për buxhetin,...

Continue reading...

“Unë nuk jam i përsosur, të metat mi njihni”, kryeministri Rama flet hapur dhe bën premtimin e madh

Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të projektit të PS për ujin dhe energjinë elektrikë, bëri të ditur se është koha të ecin para dhe jo të kthehen pas. Rama pranoi se edhe ai ka të metat e veta, por do të luftojë që Shqipëria të jetë e ardhmja e djalit të tij të vogël. “Numri i ankesave ishte një llahtar se askush nuk hapte telefonin të dëgjonte. Sot numri ka rënë, e pra kjo është një arsye më shumë që gjithsekush kur mendon se çfarë do bëjmë me 25 prill, pa iu hequr asnjë presje, të ndajë mendjen shumë qartë....

Continue reading...

Bashës i del përpara kushëriri i Ramës në Vlorë dhe ngel pa fjalë nga ato që i thotë (VIDEO)

Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim në Vlorë, ku ka takuar qytetar dhe pronarë biznesesh. Basha është përballur me indinjatën e një qytetari në Vlorë, i cili tha se ishte kushëri me kryeministrin Edi Rama duke iu ankuar për të. “O vlla të uroj shëndet, ne do fitojmë. Unë jam kushëriri i Edi Ramës, më maskarai që ka Shqipëria. Na mori pronat, më hoqi nga puna mua, familjen time, ia dha oligarkëve të tij. O Lulzim nuk të gënjen vllai. Më pruri forcat sikur isha më krimineli i Shqipërisë. Asnjë nga fisi nuk...

Continue reading...

Turqia i dërgon një notë diplomatike Greqisë, Izraelit dhe BE duke kërkuar leje përpara se të kryejë aktivitete

Turqia i ka dërguar një notë diplomatike Greqisë, Izraelit dhe Bashkimit Evropian, duke u kërkuar atyre leje përpara se të kryejë aktivitete në rripin e saj kontinental në Mesdheun Lindor. Turqia, e cila ka brigjet më të gjata kontinentale në Mesdheun Lindor, ka hedhur poshtë pretendimet rreth kufijve detarë të bëra nga Greqia dhe administrata Greke Qipriote, transmeton InfoShqip. Ajo theksoi se këto pretendime të tepërta shkelin të drejtat sovrane të Turqisë dhe Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC). Në vend që të vendosë të zgjidhë çështjen me Turqinë përmes dialogut, Greqia në disa raste ka refuzuar të ulet në...

Continue reading...

Zyrtari amerikan: Vuçiqi po ndërton Serbinë e Madhe

Profesori i Universitetit Johns Hopkins në Uashington, dhe njohës i mirë i rrethanave politike në Ballkan, Daniel Server, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke kryer fushatë në Malin e Zi, BeH dhe në Kosovë po përpiqet që de facto të ndërtojë një Serbi të Madhe. Duke iu përgjigjur pyetjes “nëse rezultati i zgjedhjeve në Nikshiq do të inkurajojë presidentin e Serbisë që të vazhdojë të përfshihet në ngjarjet në Malin e Zi, Server ka thënë për “Zërin e Amerikës” se Vuçiq beson se ai po kryen një fushatë shumë të suksesshme në Malin e Zi, si edhe...

Continue reading...

Davutoglu e fajëson Erdoganin për Ambasadën e Kosovës në Jerusalem: Zemra më është thyer

Ish-kryeministri turk, tani udhëheqës i opozitës, Ahmet Davutoglu iu bashkua kritikave të mprehta për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, duke theksuar se ai është prekur shumë nga vendimi i Prishtinës, duke e akuzuar presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan për ndjekjen e një politike joaktive në Ballkan. Davutoglu tha se “zemra ime është thyer” nga vendimi i Kosovës për të hapur ambasadë në Jerusalem. “Kjo është një ngjarje shumë dëshpëruese për mua. Kosova, e cila është në zemrat tona, u bë vendi i parë mysliman që e njohu Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit dhe hapi ambasadë atje”, tha...

Continue reading...