Tottenham pësoi një eliminim të turpshëm mbrëmjen e kaluar. Ekipi i Jose Mourinhos (kishte fituar 2-0 takimin e parë) humbi 3-0 në Zagreb përballë Dinamos vendase dhe në çerekfinalet e Europa League kaluan kampionët e Kroacisë. Një humbje dhe eliminim që i ka shokuar të gjithë, teksa Hugo Lloris flet troç në prononcimin e dhënë për mediat, aty ku nuk i kursen kritikat ndaj shokëve të skuadrës. “Turp i madh, shpresoj që të gjithë t’i marrin përsipër përgjegjësitë e tyre në dhomat e zhveshjes. Çfarë doni të them tjetër? Nuk mendoj se është momentin të flasim për ndeshjen e radhës....
Continue reading...Lajme
Abramovich gati një super dhuratë për Tuchel, por ka një kusht
Chelsea i Thomas Tuchel po i mrekullon që të gjithë. Blutë e Londrës arritën të kualifikohen në çerekfinalet e Champions League mbrëmjen e djeshme duke eliminuar një kundërshtar si Atletico Madrid. Kjo ishte ndeshja e 13-të për trajnerin gjerman në stolin e Chelseas dhe ende nuk e ka njohur shijen e humbjes. Loja e shfaqur nga skuadra i ka pëlqyer dhe Roman Abramovich, i cili mesa duket është gati t’i bëjë një dhurata Tuchelit. Sipas raportimit të “Sport Witness”, miliarderi rus kërkon të transferojë në Londër sulmuesin e Dortmund, Erling Braut Haaland. Norvegjezi kërkohet nga gjysma e klubeve të Europës...
Continue reading...Lojtarët me më shumë hat-trick në këtë shekull, ja kush kryeson
Cristiano Ronaldo është aktualisht tre het-trike para rivalit të përjetshëm të tij, Lionel Messit në këtë shekull. Ylli portugez realizoi het-trik në fitoren 3-1 të Juventusit ndaj Cagliarit në kuadër të Serie A-së në të dielën e javës së kaluar. Brenda 32 minutash, 36-vjeçari arriti t’i shënonte tre gola kundërshtarit nga liga italiane, duke vazhduar të jetë lojtari që ka realizuar më së shumti het-trike në këtë shekull. Më poshtë mund të shikoni listën e plotë të krijuar nga Transfermarkt: 50# Karim Benzema – Shtatë hat-trick 49# Didier Drogba – Shtatë het-trike 48# Gareth Bale – Shtatë het-trike 47# Robbie...
Continue reading...“Nuk do të shihni më policë rrugëve”, kryeministri Rama jep lajmin e madh
Kryeministri Edi Rama dha lajmin sot se një sistem i ri online ka filluar dhe do të ngrihet posaçërisht për policët rrugorë dhe drejtuesit e mjeteve. Rama garanton se në 4 vitet e ardhshme nuk do të ketë më policë rrugëve, por gjithçka do të kalohet online nga gjobat, verifikimet etj. Ai thotë se edhe në këtë drejtim gjithçka do të kalojë online, ndërsa policia do të shkojë në vende të caktuara në terren vetëm kur duhet në raste aksidentesh apo urgjencash. “Sa herë e kishim dëgjuar Shqipërinë dixhitale, internetuale, submikro superfuqi energjitike e solare. Ku sihin? Janë po ata,...
Continue reading...Ylli Manjani zbulon kush e fiton Tiranën me 25 Prill dhe sa mandate merr PD
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shprehet se opozita do të fitojë më shumë mandate në Qarkun e Tiranës se sa Partia Socialiste. Manjani thotë se duke u nisur nga premise e vitit 2017 që sipas tij PD “ishte në një gropë të madhe” dhe në këto zgjedhje nuk është më në atë gropë. Sipas tij, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të marrin minimumi 20 mandate. “Unë mendoj që në fund të ditës PD nuk del pa 18 mandate dhe LSI merr minimum 3 mandate. Unë nuk kam dalë me bo sondazhe por do të jap mendimin tim”,...
Continue reading...“Jetojmë në një vend qensh”, Arjan Çani del me parashikimin e frikshëm për zgjedhjet e 25 prillit
Gazetari Arian Çani i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Të paekspozuarit’, bëri një deklaratë të fortë. Çani paralajmëroi se në zgjedhjet e 25 prillit do të vidhen dhe se do të hidhet kesh i niveleve të pa imagjinueshme. “Unë kam një mendim ndryshe që pavarësisht se si mundohet ta bëjë fushatën Rama, mendoj se gjithçka që bën e ka alibi për 25 prillin. Nuk do jetë fare fushata përcaktuese e fituesit. Zgjedhjet do fitohen në mënyra të tjera jo ditën e zgjedhjeve, shumë më përpara. E gjithë kjo duhet krijuar si alibi. Ai nuk është i sigurt me sondazhet...
Continue reading...“Të nervozohet kush të dojë”, deputeti shqiptar në parlamentin serb i jep përgjigjen e fortë Vuçiçit
Vendosja e flamurit të Serbisë, mbi hartën e Republikës së Kosovës, nga ana e presidentit serb Aleksandar Vuçiç, ngjalli reagime të shumta. Pas fotos së publikuar në rrjetet sociale, ka reaguar edhe deputeti me origjinë shqiptare në Kuvend në Beograd, Shaip Kamberi. Ai thotë se Kosova është shtet pavarësisht se kush mund të nervozohet nga ky fakt. “Le të nervozohet kush të dojë, ama Kosova është shtet dhe pikë”, – tha Kamberi.
Continue reading...Greqia i dërgon mesazhin e koduar Turqisë, Mitsotakis hipën në “përbindëshin” amerikan
Në stërvitjen ushtarake që po zhvillohet mes anijeve amerikane dhe atyre greke në Kretë ka marrë pjesë sot edhe kryeministri Mitsotakis dhe ministri i Mbrojtjes, Panagiotopoulos. Ata hipën sot në aeroplanmbajtësen amerikane “USS Dwight D. Eisenhower”. Mediat greke e cilësuan këtë si një mesazh të fortë ndaj Turqisë për të treguar se kë ka nga pas Greqia në rast të një përshkallëzimi të konfliktit. Kjo është hera e dytë brenda vitit që aeroplanmbajtësja amerikane dërgohet në Egje dhe jo vetëm për të lundruar, por edhe është ankoruar në Kretë. Grekët dhe amerikanët janë duke zhvilluar një stërvitje detare aktualisht në...
Continue reading...Përplasja për mbrojtjen e lumit Vjosa, ministri i Ramës i përgjigjet ashpër Leonardo Di Caprios
Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi i përgjigjur shqetësimit të ngritur nga aktori i hollivudit, Leonardo Di Caprios për mbrojtjen e lumit Vjosa në Shqipëri. “Vjosën unë vetë mbaj mend në komision kemi bërë shumë dëgjesa mes komuniteteve. janë ndërprerë dhëniet e lejeve të HEC. Por pjesa e Vjosës që kalon në ato peisazhe fantastike është marrë një vendim që nuk do të preket. Nuk është i vetmi, por edhe Di Caprio nëse nuk e ka mësuar duhet ta di tashmë që ai shqetësim i ambientalistëve për pjesën e Vjosës është ezauruar” -u shpreh Shalsi në news24....
Continue reading...‘Provokim armiqësor’, Sali Berisha nxjerr foton që po thyen rrjetin, thirrje autoriteteve: Shpalleni non-grata (FOTO)
Pas fotos së publikuar në rrjetet sociale të Presidentit Aleksandar Vuçiç të hartës së Kosovës me flamurin e Serbisë ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ai kërkon ndërhyrjen urgjente të ndërkombëtarëve të dën.ojnë këtë provokim. Postimi i Berishës: “Den.oj me ashp.ersine me te madhe vendosjen e flamurit te Serbise mbi harten e Kosoves nga bas.tardi i Sheshelit dhe Geblesi i Millosheviçit, krimineli i luftes dhe padronit te Zografit Bis, Presidentit te Serbomadhise Vuçiç si nje provokacion te ulet dhe luftenxites. Ju bej thirrje autoriteteve te Kosoves te deklarojne pergjithmone non grata kete ultranacionalist te verber serb. I bej thirrje komunitetit...
Continue reading...




