Zgjedhjet e 25 prillit përveçse mund të sjellin tensione nëse asnjë forcë politike nuk siguron 71 mandate, mund të sjellin dhe një betejë të fortë juridike. Gazeta e tha pak ditë më parë se nëse asnjë forcë nuk siguron 71 mandate, por PS del parti e parë, do e ketë shumë të vështirë që të mandatohet nga presidenti për të krijuar qeverinë. Lidhur me këtë çështje ka folur Kreshnik Spahiu, ish-nënkryetar i KLD dhe ish-kryetar i Aleancës Kuq e Zi. Si jurist në profesion, Spahiu ka analizuar anën ligjore se si duhet të veprojë presidenti dhe ku mund të gabojë...
Continue reading...Lajme
Pasi provokon Aleksandër Vuçiç, dhe poston hartën e Kosovës me flamurin serb, Prishtina “shuplakë” presidentit të Serbisë
Një incident i rëndë diplomatik ka ndodhur për shkak të një postimi nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç. Në faqen e tij zyrtare të certifikuar në Instagram është bërë një postim provokues që ka ndezur pakënaqësi dhe reagime të shumta të politikanëve, qytetarëve por edhe të Bashkimit Europian. Vuçiç postoi një hartë të Kosovës të mbuluar nga flamuri serb, gjë që është një provokim i hapur në kohën kur e gjithë bota, Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara janë duke ushtruar presion për avancim në procesin e dialogut Kosovë- Serbi, me njohjen nga Serbia të Kosovës si një shtet i pavarur...
Continue reading...Taulant Balla ikën nga emisioni, shpërthen ndaj gazetarit: Përfaqëson televizionin që financohet nga Berisha (VIDEO)
Deputeti socialist Taulant Balla ka debatuar ashpër me gazetarin Bledian Koka, teksa ishin duke folur për sher.rin në Elbasan mes biznesmenit Gjergj Luca dhe politikanit Luçiano Boçi. Në momentin që gazetari i tha të largoheh nga lokali i Lucës, Balla ikën nga emisioni dhe mbyll kamerën. Pjesë nga deb.ati: Bledian Koka: Ku ndodheni tani? Taulant Balla: Jam në zyrën time… Bledian Koka: Nuk jeni në ndonjë lokal po themi. Taulant Balla: Jo. Bledian Koka: Sa para ka paguar PS për zhvillimin e Asamblesë para pak muajsh tek Rofaza, lokali i Gjergj Lucës. Taulant Balla: Nuk i përgjigjem asnjë përfaqësuesi të...
Continue reading...Gjyshja 62-vjeçare e “Përputhen”: Dua burrë me kaçurrela dhe të gjatë
Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” ishte e ftuar konkurrentja e “Për’puthen +40”, Shqipe Rexha. Gjyshja 62-vjeçare tregoi se nuk i pëlqejnë burrat tullacë dhe do donte një kaçurrel. “Dua burrë me kaçurrela dhe të gjatë”, gjyshja “Po pres sa më shumë mundësi. Deri tani për këto që janë më të rinj nuk kam ndonjë interes, për ata që do vijnë se di. Dua të jetë i gjatë dhe kaçurrel, pa mjekër dhe mustaqe. Që nuk pi alkool dhe luan bixhoz. Të ketë vesin më të bukur, të dashurojë atë që do”, tha Shqipja.
Continue reading...Rama apo Basha? Astrologia e famshme zbulon kush është më i favorizuar nga yjet
Kush do t’i fitojë zgjedhjet e 25 prillit në bazë të horoskopit. Astrologia e famshme shqiptare Meri Gjini ka bërë një parashikim të shkurtit të fatit të kryeministrit Rama dhe kryedemokratit Basha. Gjini deklaroi se shenja më e favorizuar nga fati është Lulzim Basha por shtoi se kjo nuk siguron fitoren. Sipas saj varet nga Basha ose nga Rama se si do t’i shfrytëzojnë mundësitë e fatit, gjë e cila do të sjellë dhe fitoren. “Nga energjia e jashtme, Binjakët (Lulzim Basha) është më i favorizuar. Në raport me një shishe dhe një gotë, Edi Rama është i favorizuar me...
Continue reading...Ish-presidenti i Turqisë me origjinë shqiptare
Më 1989, gazetari Nefail Maliqi (gazeta Koha), intervistoi Presidentin e Turqisë Kenan Evren. Në pyetjen se ai ishte presidenti i shtatë turk, Evren iu përgjigj: “Nuk jam president turk por president i Turqisë”. Të gjitha përgjigjet në lidhje me origjinën e tij shqiptare i gjejmë në këto fjalë. Bashkëpunëtorët e Evrenit me ardhjen e gazetarit Maliqi për intervistë, i thanë se po vjen një gazetar “jabanxhi”. Kur presidenti e kuptoi se nga ishte, i tha: “Po ti nuk qenke jabanxhi, ti je vëllau im, mirë se erdhe vëlla”. Këshilltari i tij, edhe ai ishte me origjinë shqiptare. Kenan Evren ishte...
Continue reading...Rusia paralajmëron Bosnjën: Po kërkuat anëtarësim në NATO, do të reagojmë
Ambasada ruse në Bosnjë e deklaroi hapur se Moska do të reagojë nëse Bosnja ndërmerr hapa drejt anëtarësimit në NATO, pasi do të konsiderojë këtë si një akt armiqësor. Bosnja ka kohë që ka shpallur integrimin në NATO dhe Bashkimin Europian si objektiva strategjike. Por, serbët e Bosnjës, të udhëhequr nga pro-rusi, Milorad Dodik, i cili aktualisht kryeson presidencën trepalëshe të vendit, duan që vendi të mbetet neutral dhe të qëndrojë jashtë aleancës ushtarake të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. ”Në rastin e afrimit praktik të Bosnjë-Hercegovinës dhe NATO-s, vendi ynë do të duhet të reagojë ndaj këtij akti armiqësor“,...
Continue reading...Haradinaj: Kurti po zbaton praktikën “unë të kërcënoj me zgjedhje dhe s’ki qare pa më votu”
Haradinaj thotë se Kurti ka disa alternativa në tavolinë për të zgjidhur ngërçin me presidenten. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Kurti duhet t’i kërkojë diku tjetër votat që nuk i ka. “Ai i ka votat për qeverinë por nuk i ka për presidentin. Këto vota ai mund t’i gjejë duke bërë koalicion me PDK-në dhe nuk ka nevojë për AAK-në. Mund t’i bëjë me LDK-në dhe Listën Serbe dhe prapë s’ka nevojë për AAK-në…Pra ai i ka të gjitha opsionet në tavolinë”, tha ai në “Debat Plus”. I pari i AAK-së thotë se Kurti po kërcënon me...
Continue reading...Nishani: Provokimi i Vuçiqit për Kosovën kërcënim për sigurinë, turp që s’ka reagim nga Tirana
Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka reaguar ndaj presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic, pasi ky i fundit ka provokuar në rrjete sociale duke publikuar një fotografi në të cilën shihet harta e Kosovës e mbuluar me flamurin e Serbisë. Nishani thotë se provokimi i Vuçiqit është i rëndë dhe kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. “Provokimi i Presidentit të Serbisë Vuçiç mbi Republikën e Kosovës është një provokim dhe kërcënim mbi sigurinë dhe stabilitetin e të gjithë rajonit”, ka shkruar Nishani. Ai tutje ka përmendur edhe të bëmat e Serbisë gjatë luftës së fundit në Kosovë, ndërkohë ka kritikuar...
Continue reading...Erdogan i del në krah Putinit: Komentet e Biden janë të papranueshme
Rexhep Tajip Erdogan i cilësoi të papranueshme komentet e presidentit amerikan, Joe Biden për homologun e tij rus, Vladimir Putin. Biden e quajti Putinin një vrasës, e kjo për Erdogan është e papranueshme. “Deklarata të tilla nuk i kanë hije një presidenti”, tha kreu i shtetit turk. Biden këtë javë, kur u pyet gjatë një interviste televizive nëse mendon se Putin ishte vrasës, u përgjigj: “po e mendoj”. Vetë Putin reagoi të enjten duke u shprehur i gatshëm për bisedime publike në internet me shefin e Shtëpisë së Bardhë, për të folur me të siç tha rreth marrëdhënieve bilaterale me...
Continue reading...




