Lajme

Hoti tregon se a i bashkohet takimit të Minishengenit

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se do të merr pjesë në takimin e liderëve ballkanik për të ashtuquajturin Mini-Schengen. Ai tutje i është kundërpërgjigjur reagimeve të shumta kundër vendimit për shuarjen e Task-forcës antikorrupsion, ndërkohë që nuk ka komentuar deklarimet e Donald Trump, se ai bashkë me presidentin serb Aleksandar Vuçiq janë ‘përqafur dhe puthur’ gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë, përcjell Bota Sot. Ai pas një vizite që i bëri Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, ka thënë se askush nuk duhet të frikësohet nga ky vendim, pasi puna e këtij njësiti do të vazhdojë e paprekur, përfshirë edhe hetimet...

Continue reading...

Pos pozitës së nënkryeministrit dhe tri ministrive, Abazoviq kërkon edhe Ministrinë e Brendshme të Malit të Zi

Presidenti i grupit parlamentar, URA dhe bartësi i listës “E bardha në të zezë” në zgjedhjet parlamentare, Dritan Abazoviq, tha se nuk ka asnjë diskutim në lidhje me sektorin e sigurisë dhe kjo përfshin edhe Ministrinë e Brendshme. Ai këmbënguli që sektori i sigurisë tu përket atyre në shpërndarjen e portofoleve në pushtet, transmeton Telegrafi. Zdravko Krivokapiq, mandatari për të krijuar qeverinë e re të Malit të Zi, grupit parlamentar URA i ofroi pozicionin e nënkryeministrit për luftën kundër korrupsionit dhe koordinimin e sektorit të sigurisë, Ministrinë e Mbrojtjes, Bujqësisë si dhe të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave. Koncept...

Continue reading...

Osmani: Ideja për autonomi të serbëve në Veri çon tek ndarja e Kosovës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë sot se nënshkrimi i marrëveshjes së Brukselit për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe është një prej vendimeve më të rrezikshme që kanë marrë institucionet e Kosovës. Tutje ajo ka folur edhe për idenë e autonomisë për serbët në veri, duke e cilësuar si një paralajmërim për ndarje të mëvonshme të Kosovës. Sipas saj, edhe autonomia për serbët në veri është po aq e rrezikshme dhe thjeshtë e shtynë procesin e ndarjes së shtetit. “Sa i përket Asociacionit të Komunave Serbe mendoj që është një prej vendimeve më të...

Continue reading...

Ushtria e Azerbajxhanit merr edhe 13 fshatra të tjerë nga pushtimi armen

Presidenti i Azerbajxhanit, İlham Aliyev njoftoi se ushtria e Azerbajxhanit ka çliruar edhe 13 fshatra të tjerë nga pushtimi armen, transmeton Anadolu Agency (AA). Nga llogaria e tij në Twitter, Aliyev shkroi: “Ushtria triumfuese e Azerbajxhanit çliroi nga pushtimi fshatrat Agalı, Agalı i dytë, Agalı i tretë dhe Zerneli në Zengilan; fshatin Mandılı në Fuzuli; fshatrat Kazanzemi, Hanagabulak, Çullu, Kushçular dhe Karaagac të Jabrayil si dhe fshatrat Giyaslı, Edilce dhe Gılıcan të Qubadli. Rroftë ushtria azerbajxhanase. Malësia e Karabakut është Azerbajxhan”. Që nga fillimi i operacionit më 27 shtator në Malësinë e Karabakut, ushtria e Azerbajxhanit ka çliruar nga pushtimi...

Continue reading...

Zëdhënësja e KE-së: BE pret që kuvendi të presë opinionin e Venecias

Kështu deklaroi të martën zëdhënësja e KE-së, Ana Pisonero-Hernandez kur u pyet nga gazetarët për kërkesën e Metës për një opinion nga Venecia për ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Gjatë një konference për shtyp, Pisonero theksoi se eurokomisioneri Varhelyi ka këmbëngulur që kuvendi të presë opinionin e KV-së: “Ju keni parë Twitter-at që komisioneri Varhelyi publikoi dje dhe sot në mëngjes. Vendimi për t’ia lënë për shqyrtim Komisionit të Venecias dispozitat e Kodit Zgjedhor të 5 tetorit të aprovuara nga Parlamenti i përket autoriteve shqiptare.Bashkimi Europian beson se Komisioni i Venecias do t’u ofrojë palëve një këshilla të shpejta lidhur me...

Continue reading...

Mbrojtja e hebrenjve, kryetari i Parlamentit dhe ministrja e Izraelit: Merrni shembull nga Shqipëria

Kryetari i Parlamentit të Izraelit, Yariv Levin u kërkoi të gjitha vendeve që të marrin shembullin e Shqipërisë dhe t’i thonë “JO” anti-semitizmit dhe diskriminimit. Në Forumin e Ballkanit Kundër Anti-Semitizmit, ai tha se leksionet e shumë dekadave më parë janë edhe sot më aktuale se kurrë prandaj duhet të jemi vigjilentë për të luftuar fenomenin. “Shqipëria ka një histori të gjatë kundër anti-semitizmit, nuk është e habitshme që sot ka ndërmarrë rolin e liderit për të diskutuar për këtë cështje. Të gjithë e kujtojmë guximin e popullit shqiptar dhe përpjekjen e 73 shqiptarëve duke strehuar hebrenjtë. Shqipëria i vetmi...

Continue reading...

Mickoski kërkon që gratë shtatzëna të lirohen nga puna

Për shkak të ndotjes së lartë të ajrit e paralelisht edhe pandemia me koronavirus, lideri i opozitës maqedonase kërkon që gratë shtatzëna të cilat punojnë në sektorin shtetëror dhe privat të lirohen nga puna. Numri i viktimave dhe i të infektuarve në bazë ditore tregon se gjendja është alarmante dhe për këtë arsye gratë shtatzëna duhet t’i mbrojmë nga ky rrezik,- ka shkruar në Facebook, Hristijan Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së. Mickoski, gjithashtu ka propozuar që edhe të sëmurit kronik të lirohen nga puna për shkak të rrezikut të lartë nga ndotja e ajrit dhe koronavirusi.

Continue reading...

Hoti tregon se a i bashkohet takimit të Minishengenit

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se do të merr pjesë në takimin e liderëve ballkanik për të ashtuquajturin Mini-Schengen. Ai tutje i është kundërpërgjigjur reagimeve të shumta kundër vendimit për shuarjen e Task-forcës antikorrupsion, ndërkohë që nuk ka komentuar deklarimet e Donald Trump, se ai bashkë me presidentin serb Aleksandar Vuçiq janë ‘përqafur dhe puthur’ gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë, përcjell Bota Sot. Ai pas një vizite që i bëri Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, ka thënë se askush nuk duhet të frikësohet nga ky vendim, pasi puna e këtij njësiti do të vazhdojë e paprekur, përfshirë edhe hetimet...

Continue reading...

Qeveria ndan 54 milionë euro për shpërblimin e punonjësve shëndetësor

Me rishikimin e buxhetit, Qeveria do të ndajë 54 milion denar shpërblim për të gjithë punëtorët e shëndetësisë që janë të përfshirë në trajtimin e pacientëve me Covid-19. Paratë do të shpërndahen tek të gjithë të punësuarit në Kovid-Qendrat në Shkup dhe në qytetet tjera në vend. Këto 54 milion janë pjesë e 243 milion denarëve të cilat Qeveria i ndau për shëndetësinë. Mjetet tjera financiare do të shfrytëzohen për furnizimin e ilaçit Remdesivir, për furnizim me vaksina, për teste të Covid-19, si dhe për nevojat e institucioneve të shëndetit publik. Propozimi për rishikimin e buxhetit është në procedurë parlamentare...

Continue reading...

Kryeministri Rama shkon në Liban, operacioni për kthimin e 4 fëmijëve dhe një gruaje shqiptare

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Liban për të sjellë në shtëpi 4 fëmijë dhe një grua shqiptare që ishin në kampin Al Hol, Gjysmëhëna e Kuqe siriane ka publikuar pamje nga operacioni. Gjysmëhëna e Kuqe Siriane shpjegon se me përpjekjet e qeverisë shqiptare dhe urdhrin e kryeministrit Rama fëmijët shqiptarë në Siri do të mund të kthehen ne vendlindjen e tyre. Njoftimi Me përpjekjet e qeverisë shqiptare dhe me urdhrin e kryeministrit Edi Rama, një i dërguar special nga Kryeministri i diplomacisë shqiptare u dërgua te Kryeministri për Lindjen e Mesme, Mark Ghraib, dhe me Oficerët, Shefi i Luftimit...

Continue reading...