E kaluara politike e Presidentit Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha përfshin edhe përballje të forta mes tyre. Kujtomë se në mars të vitit 2015 Ilir Meta tha në mes të Kuvendit se ai është detyruara të jap dorëheqjen në vitin 2011 për shkak të djalit të Sali Berishës, Shkëlzen Berishës. Sikurse deklaronte asokohe Meta, Shkëlzen Berisha ishte në filmimet e Dritan Priftit. Meta i kujtoi në sallë Berishës, bisedën që ata kishin bërë për Shkëlzen Berishën, ku ish-kryeministri i ishte ankuar duke thënë për të birin “shiko se çfarë më ka bërë ky budallai”. Deklarata e Karas: “E kam...
Continue reading...Lajme
Presidenti Ilir Meta nuk iu ndahet kërcënimeve, del me mesazhin e koduar (VIDEO)
Presidenti Ilir Meta teksa ka kujtuar sot Ditën Botërore të Poezisë me vargjet e Fan Nolit, ka dhënë një mesazh të koduar. Përmes një video-mesazhi në “Facebook”, Meta thekson se vrulli shpërthyes i vargjeve të Nolit gjëmon me një forcë të jashtëzakonshme sa herë tirania, dhuna, shtypja, zullmet, padrejtësitë dhe aktet antikombëtare bëhen të padurueshme dhe revoltuese për mbarë popullin. Mesazhi i Metës: “Anës lumenjve”, një nga krijimet më të arrira të Fan Nolit, është padyshim një nga poezitë më popullore dhe më të dashura për çdo shqiptar të ndershëm e patriot të çdo epoke. Vrulli shpërthyes i vargjeve të...
Continue reading...Reagime pas deklaratës, Bozo: Komunisti më i zi është komunisti antikomunist
Inxhinierja Luljeta Bozo ka pohuar se deklarata e saj disa ditë më parë, lidhur me komunizmin dhe figurën e Enver Hoxhës është shtrembëruar për qëllime politike. Gjatë një interviste për “Java news”, ajo është shprehur ndër të tjera se diktaturën komuniste e dënon me forcë dhe padyshim që Enver Hoxha ishte diktator. Por Bozo cilëson se ata që kapen pas Enverit për të sulmuar të tjerët bëhen zëdhënës të së keqes së asaj diktature. “Unë kam një jetë të jetuar me parimet e me punën time dhe bindjet e mia as nuk i kam negociuar, as kam ndërmend t’i negocioj...
Continue reading...Si e fuqizojnë Listën Serbe mosmarrëveshjet e partive shqiptare
Fuqia e Listës Serbe për të ndikuar proceset politike në Kosovë, do të varet nga raportet ndërmjet subjekteve politike shqiptare dhe qasjes së tyre për formimin e përbërjeve të reja të institucioneve të larta të vendit, vlerëson Rada Trajkoviq, politikane serbe nga Graçanica. Se cila do të jetë fuqia e Listës Serbe për të arritur qëllimet në kuadër të institucioneve të Kosovës, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, do të varet nga ndarja e resorëve dhe përbërja e qeverisë së ardhshme, thotë Verolub Petroniq nga organizata joqeveritare “Qendra Humane në Mitrovicë”. Më 16 mars, përfaqësuesit e Listës Serbe...
Continue reading...Basha: Zgjedhja e Ramës, një aksident
Gjatë një vizite në Berat, kreu demokrat Basha e quajti aksident qeverisjen e Shqipërisë nga Rama. “Shqipërisë i ndodhi një aksident kur u zgjodh Rama, por kjo nuk do të jetë e ardhmja jonë. Shqipëria kërkon ndryshim. Në rrugëtimin tim nga jugu në veri, shqiptarët kërkojnë ndryshim”, tha Basha. Edhe pse Rama potencon herë pas herë mbështetjen e qeverisjes së tij për fshatin dhe bujqësinë, për Bashën është krejt ndryshe, e thënë prej tij gjatë një takimi me fermerë. Të gjithë shqiptarët janë braktisur këto 8 vite po askush nuk është braktisur më keq se fermeri shqiptarë”, tha Basha.
Continue reading...Befasuese nga Ing. Luljeta Bozo: Godet Berishën si Lubonja dikur
E sulmuar për ditë të tëra për shkak të një deklarimi që u duk se shfaqi nëj afeksion për ish-sistemin e Hoxhës, Ing. Luljeta Bozo, kandidate për deputete në listën e PS-së për Tiranë, ka sqaruar pozicionin e saj në lidhje me atë sistem. Në një përpjekje për të avokuar veten, Bozo, një grua në moshë dhe larg politikës, por që së fundi pranoi një ofertë politike e quan atë sistem një diktaturë e Hoxhën një dictator, ndërsa thënia e saj se “kishte më shumë të mira se sa të këqia”, i atribuohet, sipas saj, jetës akademike, ku bënte pjesë...
Continue reading...“Të shoh gocën mirë s’dua gjë tjetër”, nëna e Noemit mes lotësh kërkon ndihmën e shqiptarëve
Në pjesën e tretë të emisionin “Stop” është transmetuar historia e një vajze të sëmurë e cila ka nevojë për ndihmë. Noemi nga Berati vuan nga skolioza dhe ka nevojë të operohet. Nëna e Noemit tregon se që kur ka lindur vajza e vogël ka qenë me probleme. “Kur nuk i kemi bërë keq kujt, pse po na ndodh ne kjo”, thotë ajo mes lotëve. Më tej ajo tregon se asnjë doktor në Shqipëri nuk kanë pranuar që të operojnë vajzën. “Nuk mund ta marrin në dorë, ta marrim ta fusim në operacion mund të na ngelet në dorë. Na...
Continue reading...Haradinaj sfidon të ftohtin dhe çan borën në dy orë ecje bjeshkës (VIDEO)
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, bashkë me disa persona është duke ngjitur majën e Bistrës. Haradinaj këtë e bëri të ditur me anë të një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook. “Jemi duke u ngjit majën e Bisrës, kemi filluar nga Prevalla dhe deri tani kemi bërë dy orë ngjitje, do të vazhdojmë tutje edhe për dy orë të tjera. Moti nuk është i mirë, por jemi duke u kënaq”, ka thënë Haradinaj. VIDEO
Continue reading...Ndërron jetë gjenerali i njohur. Mesazh ngushëllimi nga ministri i Mbrojtjes
Ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 gjenerali Ndriçim Sallaku. Lajmi i hidhur bëhet me dije nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi që në mesazhin e tij të ngushëllimit shprehet se i ndjeri ishte një ndër bashkëpunëtorët më të spikatur dhe me ndjeshmëri për komunitetin. “Gjeneral Sallaku fitoi çdo sfidë ku shërbeu në Forcat e Armatosura, por fatkeqësisht humbi betejën me COVID-19”, shkruan Peleshi në mesazhin e tij. Sjellim në vëmendje që dy vjet më parë, gjenerali brigadës Ndriçim Sallaku mori detyrën e re si komandant i Komandës Mbështetëse, duke zëvendësuar kolonel Gasper Lalën, i cili e mbajti këtë detyrë...
Continue reading...Jemi të lirë? Eja, flasim hapur: Një replikë me Bozon e Tarifën, për të “mirat” e Enverit
Nga Pëllumb Kulla* Nuk mund të mos ishte një Tarifë që të dilte mbrojtës në qortimin që po i bëhet nostalgjisë enveriane të zonjës Luljeta Bozo, e cila ca ditë më parë tha se jeta e shqiptarëve nën diktaturën e Enver Hoxhës kishte më shumë të mira se sa të liga! Zonja që kryeson kandidaturat socialiste në Tiranë nuk u mjaftua p.sh të thoshte se ajo kohë kishte edhe të mira, gjë që mund ta them edhe unë. Ajo i vuri në balancë. Dhe të mirat sipas saj, predominonin ku e ku! Të gjithë kemi nostalgji për vitet e rinisë...
Continue reading...



