Lajme

Borell: Marrëveshja Kosovë – Serbi është urgjente për rrugën europiane të dy vendeve

Ministri i Jashtëm Europian Josep Borrell ka thënë se një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është urgjente, sepse vetëm kështu do t’u hapej vendeve rrugët për në Europës. Borell e quajti këtë marrëveshje thelbësore dhe urgjente, e cila sipas tij është në interes shumë të rëndësishëm të Prishtinës dhe Beogradit. “Të dy palët duhet të bëjnë përpjekje të mëtejshme të rëndësishme për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme për normalizimin. Një marrëveshje e tillë është urgjente dhe thelbësore, në mënyrë që Kosova dhe Serbia të mund të bëjnë përparim në rrugët e tyre evropiane,” ka tënë Borrell. Josep...

Continue reading...

Komentet e Arnud Van Dorn: Ç’mendon sot ky musliman ish-islamofob për zhvillimet në Francë?

Politikani holandez Arnud Van Dorn postoi disa cicërima në profilin e tij në Tëitter në mbështetje të fushatës muslimane kundër Francës, pas deklaratave fyese të Macron-it kundër Islamit dhe muslimanëve. “Kuvajti, Turqia dhe Katari tashmë kanë filluar një bojkot të produkteve franceze, gjë që është mirë. Shpresojmë që më shumë vende të bashkohen së shpejti,”shkroi Dorn. Në një cicërimë tjetër, Dorn u bëri thirrje muslimanëve francezë të dilnin në rrugë, duke thënë: “Muslimanët në Francë nuk pranojnë më padrejtësi dhe kufizime të të drejtave. Dilni në rrugë (me qetësi) dhe kërkoni të drejtat tuaja, kjo do të jetë e mjaftueshme....

Continue reading...

Karikaturat, mesazh nga Turqia për Francën e më gjerë: S’do e kthejmë “faqen tjetër”

Një zyrtar i presidencës turke tha të dielën se “karikaturat fyese” të pretenduara se paraqesin Profetin Muhamed –ndërkohë që askush veç bashkohësve të ngushtë se njeh portretin e tij – janë duke u përdorur për të frikësuar muslimanët në Evropë me pretekstin e fjalës së lirë, ndërsa tensionet midis Ankarasë dhe Parisit po rriteshin. Zëdhënësi i presidencës turke Fahrettin Altun akuzoi Evropën për demonizimin e muslimanëve, siç ishte rasti me hebrenjtë në vitet 1920. “Politika tinëzare e karikaturave fyese, akuzat se muslimanët janë përgjegjës për separatizmin dhe kërkimet në xhami, nuk kanë asnjë lidhje me lirinë e fjalës,” shkroi ai...

Continue reading...

Çështja e detit Jon, Kryeministri grek: Zgjerimi me 12 milje nuk diskutohet fare, është e drejtë sovrane e jona

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis, në një seancë parlamentare foli për marrëveshjen e Greqisë dhe Shqipërisë për të çuar çështjen e detit në Hagë. Gjatë një momenti replike me kreun e opozitës Aleksis Tsipras, Mitsotakis u shpreh se Greqia ka në parim një marrëveshje me Shqipërinë për të shkuar në Gjykatën Ndërkombëtare për Zonat Ekonomike Ekskluzive në lidhje me çështjen e detit Jon. Ndër të tjera Mitsotakis tha se zgjerimi me 12 milje është një e drejtë sovrane e Greqisë dhe nuk mund të kundërshtohet. Mitsotakis u shpreh: “Ju nuk arritët një marrëveshje për zonat ekskluzive ekonomike me Italinë dhe...

Continue reading...

Erdogan, thirrje turqve: Mos blini mallra franceze

Turqia e ka kaluar në një nivel ekonomik përplasjen me Francën pas tensioneve në Mesdhe si edhe deklaratave të fundit të presidentit Macron në lidhje me Islamin. Erdogan i bëri thirrje turqve që të mos konsumojnë mallra franceze duke e cilësuar këtë një përgjigje ndaj armiqësisë së Francës ndaj myslimanëve dhe Turqisë, raporton abcnews.al. “Ashtu siç ata bëjnë thirrje kundër mallrave tanë, unë i kërkoj popullit tim që të mos blejnë asgjë franceze”, tha Erdogan. Më herët, ishin vendet arabe ato që vendosën të bojkotonin mallrat franceze pas vendimit të Macron për të shfaqur karikaturat e Profetit Muhamed në muret...

Continue reading...

“Belladonna” ruse: A po merr fund supremacia e dronëve turq në Nagorni Karabakh?

Azerbajxhani është duke shënuar sukses qiellin e Nagorni Karabakh-ut duke shkatërruar një numër të madh tankesh, blindash dhe armatime të tjera të forcave armene me dronët turq TB2. Nesër bëhet një muaj që prej rifillimit të konfliktit të gjerë në Nagorni Karabakh dhe supremacia ajrore e azerëve është e padiskutueshme. Megjithatë, “AsiaTimes” shkruan sëfundmi se armënët ia kanë gjetur “ilaçin” dronëve turq që përdoren nga Azerbajxhani dhe ai quhet “Belladonna”. Bëhet fjalë për sistemin elektronik rus “Krasukha”, i cili sipas medias në fjalë ka rrëzuar deri më tani 9 dronë azerë që ishin duke fluturuar pranë bazës ruse në Armeni,...

Continue reading...

Dështim amerikan në Nago-Karabak: Armëpushimi i Uashingtonit zgjati vetëm disa minuta

Armenia dhe Azerbajxhani akuzuan njëri-tjetrin të hënën për shkeljen e një armëpushimi të ndërmjetësuar nga SH.B.A. në luftimet mbi enklavën malore Nago-Karabak, duke vënë në dyshim perspektivat e ndërmarrjes më të fundit ndërkombëtare për t’i dhënë fund një muaji konflikti. Armëpushimi i tretë në pak më shumë se dy javë hyri në fuqi në 8 të mëngjesit me kohën lokale (0400 GMT). Brenda pak minutash, Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se forcat armene kishin granatuar fshatra në rajonet Terter dhe Lachin. Ministria e Mbrojtjes së Nago-Karabakut e mohoi atë dhe tha se forcat azerbajxhanase filluan një sulm me raketa...

Continue reading...

Ministri i Jashtëm gjerman: Deklaratat e Erdogan për Macron janë të papranueshme

Deklaratat e presidentit turk për homologun e tij francez Emanuel Macron u referuan nga Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas, i cili vuri në dukje se sulmi personal i Tayyip Erdogan ishte i papranueshëm. Presidenti turk deklaroi se presidenti francez kishte nevojë për trajtim mendor për qëndrimin e tij ndaj myslimanëve dhe Islamit. “Cili është problemi i këtij personi të quajtur Macron me myslimanët dhe Islamin? Macron ka nevojë për trajtim mendor,” tha Erdogan. Presidenca franceze gjithashtu i quajti deklaratat e presidentit turk “të papranueshme”. “Ne kërkojmë që Erdogan të ndryshojë rrjedhën e politikës së tij, sepse ajo është e...

Continue reading...

Biden bën gafën e madhe pak ditë para zgjedhjeve

Pak ditë para zgjedhjeve presidenciale, sfiduesi i Donald Trump, Joe Biden, jep ende material për mediat. Gjatë fushatës së tij elektorale virtuale, kandidati demokrat duket se nuk di as emrin e presidentit aktual dhe e quan George. “Edhe katër vite të tjera me George…hëm George, dhe do të jemi në kushtet që nëse Trump rizgjidhet do ta gjejmë veten në një botë ndryshe”, tha ai. Pranë tij, bashkëshortja e korrigjon nëpër dhëmbë duke i thënë se emri i saktë është Trump dhe jo George. Gafa e Bideb është shpërndarë menjëherë në web nga shumë persona të bindur se ish zv/presidenti...

Continue reading...

Presidenti azer: Gati për të zgjidhur konfliktin me Armeninë, ushtarikisht dhe politikisht

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev tha se Azerbajxhani dëshiron që të zgjidhë konfliktin mbi rajonin e Nagorno-Karabakh politikisht dhe ushtarakisht. Ai kërkoi që forcat etnike armene të largohen nga territori i rajonit në mënyrë që t’i jepet fund konfliktit. Deklarata e tij vjen pasi Armenia dhe Azerbajxhani akuzuan njëra-tjetrën të hënën për shkeljen e armëpushimit të ri të ndërmjetësuar nga SHBA në luftimet mbi zonën malore të Nagorno-Karabakut. Armëpushimi i tretë në pak më shumë se dy javë hyri në fuqi në 8 të mëngjesit. Brenda pak minutash, ministria e mbrojtjes e Azerbajxhanit tha në një deklaratë se forcat armene...

Continue reading...