Lajme

Harta e Kosovës me flamurin serb, Rama: Hartë leshi, ne jemi një

Pas veprimit të presidentit serb Aleksandër Vuçiç që mbuloi me flamurin e shtetit të tij hartën e Kosovës, ka reaguar Kryeministri Rama. Gjatë vizitës së tij në Kukës, ku ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit të stafit mjekësor nga Kosova, Rama e cilësoi hartën e publikuar nga Vuçiç një hartë leshi. Duke folur për vaksinimin e mjekëve kosovarë, Rama u shpreh: “U vonua pak po më mirë pas asaj hartës së leshit që nxorri ai shoku në Beograd, duke lozur me kukulla në Facebook. Ne jemi një, e ardhmja dihet për çfarë është. Ne jemi një. Jam shumë i...

Continue reading...

Kreu i KQZ bën deklaratën ‘bombë’: Përveç Tom Doshit, ka indicie edhe për 15 emra të tjerë

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi iu ftuar në emisionin “Radar” ka folur rreth problematikave me kandidatët për deputet që janë në listat e partive për zgjedhjet e 25 prillit. Celibashi i pyetur për rastin e Tom Doshit, për të cilin u kërkua nga Ambasada e SHBA që të mos kandidonte, Celibashi ka thënë se do t’i drejtohet Prokurorisë për të bërë një verifikim më të thellë. “Përse PSD është e renditur e para ka të bëjë me shortin dhe nuk e di pse mund të komentohet. Duket e çuditshme. Procesi i hedhjes së shortit ishte transparent me përfaqësues të të...

Continue reading...

Arian Çani e fton në emision, habit kandidati i PD-së, merr në studion timon dhe tepsi (FOTO)

Kandidati për deputet i PD për Tiranën, Belind Këlliçi i ftua në emisionin “Zonë e Lirë” ka ardhur me një timon dhe një tepsi. Ai tha se me 25 Prill timoni do të jetë i qytetarëve dhe jo më i Ramës. Deklarata e Këlliçit: “Më 25 Prill timonin ia marrin qytetarët. Ia mori qytetarëve, ua vodhi në 2017. Ka ardhur momenti që qytetarët t’ia marrin timonin përmes kandidatit që ka për kryeministër nga opozita e bashkuar, Lulzim Bashës. Tani ka ndryshuar gjendja ekonomike e shqiptarëve, gjendja sociale e shqiptarëve. Me dy fatkeqësi që i ka rënë qytetarëve në këto 15...

Continue reading...

Kreshnik Spahiu zbardh strategjinë e Ilir Metës pas 25 prillit, ja si do ja heqë fitoren Ramës

Zgjedhjet e 25 prillit përveçse mund të sjellin tensione nëse asnjë forcë politike nuk siguron 71 mandate, mund të sjellin dhe një betejë të fortë juridike. Gazeta e tha pak ditë më parë se nëse asnjë forcë nuk siguron 71 mandate, por PS del parti e parë, do e ketë shumë të vështirë që të mandatohet nga presidenti për të krijuar qeverinë. Lidhur me këtë çështje ka folur Kreshnik Spahiu, ish-nënkryetar i KLD dhe ish-kryetar i Aleancës Kuq e Zi. Si jurist në profesion, Spahiu ka analizuar anën ligjore se si duhet të veprojë presidenti dhe ku mund të gabojë...

Continue reading...

Pasi provokon Aleksandër Vuçiç, dhe poston hartën e Kosovës me flamurin serb, Prishtina “shuplakë” presidentit të Serbisë

Një incident i rëndë diplomatik ka ndodhur për shkak të një postimi nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç. Në faqen e tij zyrtare të certifikuar në Instagram është bërë një postim provokues që ka ndezur pakënaqësi dhe reagime të shumta të politikanëve, qytetarëve por edhe të Bashkimit Europian. Vuçiç postoi një hartë të Kosovës të mbuluar nga flamuri serb, gjë që është një provokim i hapur në kohën kur e gjithë bota, Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara janë duke ushtruar presion për avancim në procesin e dialogut Kosovë- Serbi, me njohjen nga Serbia të Kosovës si një shtet i pavarur...

Continue reading...

Taulant Balla ikën nga emisioni, shpërthen ndaj gazetarit: Përfaqëson televizionin që financohet nga Berisha (VIDEO)

Deputeti socialist Taulant Balla ka debatuar ashpër me gazetarin Bledian Koka, teksa ishin duke folur për sher.rin në Elbasan mes biznesmenit Gjergj Luca dhe politikanit Luçiano Boçi. Në momentin që gazetari i tha të largoheh nga lokali i Lucës, Balla ikën nga emisioni dhe mbyll kamerën. Pjesë nga deb.ati: Bledian Koka: Ku ndodheni tani? Taulant Balla: Jam në zyrën time… Bledian Koka: Nuk jeni në ndonjë lokal po themi. Taulant Balla: Jo. Bledian Koka: Sa para ka paguar PS për zhvillimin e Asamblesë para pak muajsh tek Rofaza, lokali i Gjergj Lucës. Taulant Balla: Nuk i përgjigjem asnjë përfaqësuesi të...

Continue reading...

Gjyshja 62-vjeçare e “Përputhen”: Dua burrë me kaçurrela dhe të gjatë

Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” ishte e ftuar konkurrentja e “Për’puthen +40”, Shqipe Rexha. Gjyshja 62-vjeçare tregoi se nuk i pëlqejnë burrat tullacë dhe do donte një kaçurrel. “Dua burrë me kaçurrela dhe të gjatë”, gjyshja “Po pres sa më shumë mundësi. Deri tani për këto që janë më të rinj nuk kam ndonjë interes, për ata që do vijnë se di. Dua të jetë i gjatë dhe kaçurrel, pa mjekër dhe mustaqe. Që nuk pi alkool dhe luan bixhoz. Të ketë vesin më të bukur, të dashurojë atë që do”, tha Shqipja.

Continue reading...

Rama apo Basha? Astrologia e famshme zbulon kush është më i favorizuar nga yjet

Kush do t’i fitojë zgjedhjet e 25 prillit në bazë të horoskopit. Astrologia e famshme shqiptare Meri Gjini ka bërë një parashikim të shkurtit të fatit të kryeministrit Rama dhe kryedemokratit Basha. Gjini deklaroi se shenja më e favorizuar nga fati është Lulzim Basha por shtoi se kjo nuk siguron fitoren. Sipas saj varet nga Basha ose nga Rama se si do t’i shfrytëzojnë mundësitë e fatit, gjë e cila do të sjellë dhe fitoren. “Nga energjia e jashtme, Binjakët (Lulzim Basha) është më i favorizuar. Në raport me një shishe dhe një gotë, Edi Rama është i favorizuar me...

Continue reading...

Ish-presidenti i Turqisë me origjinë shqiptare

Më 1989, gazetari Nefail Maliqi (gazeta Koha), intervistoi Presidentin e Turqisë Kenan Evren. Në pyetjen se ai ishte presidenti i shtatë turk, Evren iu përgjigj: “Nuk jam president turk por president i Turqisë”. Të gjitha përgjigjet në lidhje me origjinën e tij shqiptare i gjejmë në këto fjalë. Bashkëpunëtorët e Evrenit me ardhjen e gazetarit Maliqi për intervistë, i thanë se po vjen një gazetar “jabanxhi”. Kur presidenti e kuptoi se nga ishte, i tha: “Po ti nuk qenke jabanxhi, ti je vëllau im, mirë se erdhe vëlla”. Këshilltari i tij, edhe ai ishte me origjinë shqiptare. Kenan Evren ishte...

Continue reading...

Rusia paralajmëron Bosnjën: Po kërkuat anëtarësim në NATO, do të reagojmë

Ambasada ruse në Bosnjë e deklaroi hapur se Moska do të reagojë nëse Bosnja ndërmerr hapa drejt anëtarësimit në NATO, pasi do të konsiderojë këtë si një akt armiqësor. Bosnja ka kohë që ka shpallur integrimin në NATO dhe Bashkimin Europian si objektiva strategjike. Por, serbët e Bosnjës, të udhëhequr nga pro-rusi, Milorad Dodik, i cili aktualisht kryeson presidencën trepalëshe të vendit, duan që vendi të mbetet neutral dhe të qëndrojë jashtë aleancës ushtarake të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. ”Në rastin e afrimit praktik të Bosnjë-Hercegovinës dhe NATO-s, vendi ynë do të duhet të reagojë ndaj këtij akti armiqësor“,...

Continue reading...