Moti merr kthesën që nuk pritej, mësoni se ç’pritet për ditën e nesërme

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti ditën e premte (2 prill) do të jetë i kthjellët në orët e para të ditës ndërsa pasdite priten reshje shiu në veriperëndim të vendit.

Dita e premte do të nisë me mot të kthjellët e shtim gradual të vranësirave deri të dendura. Reshjet e shiut parashikohen të bëhen prezente në orët e pasdites me intensitet të ulët në veriperëndm të vendit dhe përgjatë relieveve malore.

Era parashikohet të jetë kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 2-6m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 15m/sek.

Temperaturat parashikohen:

  • zonat malore 5°C deri në 19°C
  • zonat e ulëta 6°C deri në 21°C
  • zonat bregdetare 9°C deri në 20°C