Kandidatja e Tom Doshit për deputete: Ai është humanist dhe ndihmon njerëzit, SHBA të merret me ata që shkaktuan Gërdecin e vodhën floririn

Senera Hoxha, kandidatja për deputete e Partisë Socialdemokrate të drejtuar nga Tom Doshi, thotë se në këtë forcë politike vlerëson humanizmin e liderit të kësaj force politike.

“Humanizmin e z.Doshi. Në dijeninë time, z.Doshi është i vetmi deputet që çdo muaj paguan në spitalet private para nga xhepi i tij për pacientë që kanë nevojë për të bërë skanera covidi, operacione emergjente të cilat nuk e gjejnë dot radhën në shtet, ndihma pafund, shtrime rrugësh, tubacionesh dhe nëpër fshatra kudo në gjithë Shqipërinë”, tha ajo.

E pyetur për raportin e DASH kundër Tom Doshit, Hoxha, me profesion mjeke për operacionet plastike, tha:

“Nëse DASH do ishte pak thelluar pak më tepër në investigim, edhe mua si qytetare nuk do më pëlqente që në lista të shikoja njerëz që kanë shkaktuar Gërdecin, kanë vrarë në bulevard apo kanë vjedhur floririn. Në momentin që do kenë fakte le t’i nxjerrin”.