Lajme

Shtëpia e Bardhë zbulon shkakun e rrëzimit të Biden në shkallët e avionit

E ndërsa shumë media po aludonin në lidhje me shëndetin e presidentit Joe Biden pas rrëzimit nga shkallët e avionit Air Force One, Shtëpia e Bardhë ka zbuluar shkakun e “aksidentit” që fatmirësisht nuk shkaktoi lëndime për liderin më të fuqishëm në botë. Përmes një deklarate për mediat zv/sekretarja për Shtypin, Karine Jean-Pierre deklaroi se ishte era e fortë ajo që shkaktoi rrëzimin e presidentit Biden plot 3 herë nga shkallët. Zv/sekretarja siguroi se kreu i Shtëpisë së Bardhë ishte plotësisht në gjendje të mirë shëndetësore dhe se do të vijojë axhendën sipas parashikimeve.

Continue reading...

Ndryshimi i Turqisë me strategjinë e saj në Siri dhe kundërshtimi aktiv ndaj Rusisë

Turqia po imponon në mënyrë aktive një zonë të sigurt kundër Rusisë. Duke supozuar se doktrina e re zgjat, kjo do të thotë fundi i shpresave ruse dhe iraniane për një zgjidhje ushtarake në Siri, transmeton InfoShqip. Pas një serie sulmesh ruse në zonën e sigurt të opozitës Turko-Siriane të vendosur në Siri, Turqia tha se ishte hakmarrë me sulme natën e 14 Marsit. Për herë të parë në historinë e luftës civile siriane, Turqia u hakmor për një sulm ndaj civilëve sirianë që nuk dëmtoi trupat e saj dhe as ishte një sulm kimik. Masa tregon qasjen e re...

Continue reading...

Thirrja e çmendur e analistit serb: Ta vendosim flamurin serb në hartën e Kosovës, në të gjitha institucionet

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka publikuar një hartë të Kosovës të mbuluar me flamurin serb. Vuçiq mbi fotografinë të cilën e ka postuar në Instagram ka shkruar se “Serbia sot nuk është e dobët, nuk kërcënon, por dhe nuk harron, dhe nuk do të lejojë që 17 marsi të ndodhë përsëri”. Këtë ai ka ndërlidhur me trazirat e marsit të 2004-ës ku mbetën të vdekur 11 shqiptarë dhe 8 serbë derisa qindra të tjerë u lënduan. Vuçiq, këtë e ka quajtur si masakër ndaj serbëve të Kosovës. Fotografia ka bërë që të shkaktojë zemërim në mesin e shqiptarëve, të cilët...

Continue reading...

Meta refuzon të dekorojë aktorin e njohur? Agron Llakaj i nxjerr të gjitha, tregon përpjekjen që ka bërë për mikun e tij

Aktori i njohur i skenës shqiptare, Agron Llakaj në një mesazh drejtuar kolegut dhe mikut të tij Xhevahir Zeneli, ka treguar se ka bërë një përpjekje të madhe për të arritur që presidenti i republikës Ilir Meta në mënyrë simbolike ta dekoronte. Mesazhi i Llakajs: “Më vjen keq, u përpoqëshm shumë gjatë gjithë kësaj kohe të arrinim të siguronim një nderim, një titull për ty në këtë ditë por nuk e realizuam dot. Kjo është pjesë e dështimit tim personal në raport me ty. Ndoshta jo thjesht se ti e meriton të marrësh një titull që të quhesh “Mjeshtër i...

Continue reading...

BE publikon një deklaratë pas takimit virtual me Presidentin Erdogan

Bashkimi Evropian publikoi një deklaratë në lidhje me takimin virtual zhvilluar ndërmjet Presidentes së Komisionit të Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel me Kreun e Shtetit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Pas takimit virtual të realizuar të premten, von der Leyen dhe Michel publikuan një deklaratë të përbashkët. Në deklaratë bëhet e ditur se në takimin e zhvilluar me Erdogan para Samitit të liderëve të BE-së që do të zhvillohet në datat 25-26 mars, u vlerësua gjendja pas samitit të njëjtë që u zhvillua më 10 dhjetor 2020 si dhe u...

Continue reading...

Pandeli Majko tha se do të largohet përfundimisht nga politika nëse nuk arrin që të zgjidhet deputet, juristi Romeo Kara del me reagimin e papritur

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ka deklaruar se nëse nuk arrin që të zgjidhet deputet, do të largohet fare nga politika. Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar juristi i njohur Romeo Kara, i cili shkruan se kjo deklaratë është cinike dhe ofenduese për të gjithë ata që shërbejnë në PS pa pasur kurrë post drejtuesi. Deklarata e Karas: “Po nuk fitova si deputet, largohem perfundimisht nga politika”.Mentalitet kolltukofagu dhe deklarate cinike dhe ofenduese për të gjithe ata qe sherbejne në PS pa pasur kurre post drejtuesi. Dikush qe ka nje mentalitet të tille, kurre nuk mund të jete...

Continue reading...

Trondit Rudina Hajdari, nxjerr prapaskenat e rënda politike që i kanë ndodhur

Deputetja Rudina Hajdari rrëfeu mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Open’ se pasi mori vendimin për të mos e djegur mandatin e saj në Kuvend duke dalë kështu hapur kundër qëndrimit të PD, është sulmuar e poshtëruar nga figura të njohura të politikës. Hajdari tha se u sulmua edhe nga ambasadorë, edhe pse nuk dha emra. “Më vinin çdo lloj burrash të tipit ambasador, më thonin t’i ke shkelur gjakun e babait tënd”, tregoi Hajdari. Deputetja tha se u vu në pikëpyetje edhe marrëdhënia me babanë e saj, Azem Hajdarin. “Prej atij vendimi u denigrova dhe poshtërova ,u çova në pikën...

Continue reading...

Shkaktoi bujë me deklaratën e saj, reagon Luljeta Bozo: Kush kapet pas Enverit, është zëdhënës i pavetëdijshëm i së keqes

Inxhinierja e njohur Luljeta Bozo, tashmë kandidate për deputete e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit, reagon për herë të parë pas zhurmës mediatike që shkaktoi një intervistë e saj në RTSH ku u pyet për regjimin komunist. Referuar kësaj deklarate të Bozos, përfaqësues të Partisë Demokratike thanë se ajo kishte shprehur vlerësimin e saj pozitiv për regjimin gjakatar të Enver Hoxhës, por vetë zonja Bozo sqaron së fundmi në një intervistë, se si fjalët e saj janë shtrembëruar për qëllime të ulëta politike. Teksa e dënon me forcë diktaturën komuniste dhe refuzon cdo relativizim të krimeve të diktaturës,...

Continue reading...

Von-Cramon: Kosova duhet të bindë Francën për liberalizimin e vizave

Liberalizimi i vizave për Kosovën nuk duket në horizont as këtë vit. Pandemia dhe zgjedhjet në disa shtete evropiane, pritet ta pamundësojnë vendimmarrjen e Këshillit të BE-së, për lëvizjen e lirshme të kosovarëve në zonën shengen. Megjithatë, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von-Cramon i kërkon qeverisë së ardhshme të punojë dhe përfshihet në dialog me vendet skeptike për t’i bindur se meriton liberalizimin e vizave. Në një përgjigje për KosovaPress, ajo thotë se më e rëndësishmja që të bindet është qeveria franceze. “Liberalizimi i vizave është në dorën e Këshillit: Janë vendet anëtare të BE-së ata që do...

Continue reading...

Deklarata e fortë e Pandeli Majkos: Do të largohem përfundimisht nga politika nëse…

Ish-kryeministër, ish ministër i Mbrojtjes, tanimë Ministër i Shtetit për Diasporën, për herë të parë pas 30 vitesh si pjesë e Partisë Socialiste, rizgjedhja për të shtatën herë si deputet e Pandeli Majkos është në dyshim serioz pasi Edi Rama e ka vendosur të 19-tin në Tiranë. Nuk ka dyshim se kur të vjetrit e socialistëve ngritën kartonin jeshil në parlament për të shkuar në zgjedhjet e 25 Prillit me lista pjesërisht të hapura, nuk e kishin menduar se do të ishin pikërisht disa prej tyre, që do të liheshin jashtë fitores së sigurt të mandatit të deputetit. Pas pastrimit...

Continue reading...