Përplasja Greqi-Turqi, momenti kur të gjithë menduan më të keqen (VIDEO)

Vijojnë tensionet Turqi-Greqi në Egje, ku tashmë është radha e dy anijeve të rojës bregdetare që të tregojnë forcën mes tyre.

Mediat raportojnë se gjatë ditës së djeshme dy anije patrullimi greke dhe turke kanë kryer manovra të rrezikshme me njëra-tjetrën duke rrezikuar edhe të përplasen fizikisht.

Mediat greke kanë publikuar pamje nga momenti kur turqit i afrohen rojës bregdetare greke duke kaluar vetëm pak metra larg tyre. Ndërkohë turqit theksojnë se ky veprim u bë pasi grekët kishin kaluar në ujërat e tyre territoriale.

Gjatë pasdites gjithashtu pati një tjetër incident ku një gomone me emigrantë u rrethua nga anijet greke dhe turke, pasi secili prej tyre pretendonte se gomonia ishte në ujërat territoriale të tyre.

Video: