Fushata zgjedhore! Ilir Meta plas ‘bombën’: Ky kandidat me numër 17 duhet të ishte në burg

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka bërë një deklaratë të fortë në studion e “ABC News” ku ka akuzuar se njëri prej kandidatëve për deputet të Partisë Socialiste është në listën e Tiranës për të blerë vota.

Sipas Metës, numri 17 në listën e PS-së për kryeqytetin (përkon me Alqi Bllako), duhet të ishte në burg.

Borat, prototipët ndodhen midis mjekëve që u çon lule, që i zgjedh dhe për të drejtuar listat e deputetëve!

“Kandidati i 17-të i Partisë Socialiste në listën e Qarkut të Tiranës duhet të ishte sot në burg, i përfshirë në aferën skandaloze të inceneratorëve. E kanë vendosur para edhe Pandeli Majkos, sepse ai person është vendosur aty (17) për të blerë zgjedhjet.

Ata mund të censurojnë nënkryetarin e LSI-së, Petrit Vasilin, por jo Ilir Metën. Dhe Reformë në Drejtësi do të thotë se i 17-ti në listën e PS-së në Qarkun e Tiranës duhet të ishte në burg dhe jo të blinte vota sot rrugëve. Por drejtësia do të bëhet për gjithçka shumë shpejt”, – deklaroi Presidenti Meta.