Të tre ‘live’ në të njëjtën kohë! Rama, Meta apo Basha, ja kush e fitoi garën e shikueshmërisë

Dje ishte dita më e ngarkuar politikisht, të paktën për audiencën shqiptare. Kryeministri Edi Rama, kreu i PD­-së, Lulzim Basha dhe presidenti Ilir Meta të tre “live” në TV në të njëjtën orë në një moment mjaft të nxehtë për politikën shqiptare. Kjo do të jetë edhe përplasja e fortë për audiencën.

Veç atyre që janë të mbërthyer pas ekraneve shumë të tjerë, debatet politike i kanë ndjekur nga rrjetet sociale e sidomos në Facebook, ku bëhet live stream. Rama i cili ka dhe televizionin e tij ERTV, në profilin në Facebook kishte më shumë ndjekës.