“Edhe nëse “djemtë e këqij” nuk e duan atë”, Yuri Kim del me mesazhin e fuqishëm, paralajmëron zhvillime të reja në Shqipëri

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka dalë me një mesazh të fortë për SPAK. Kim shprehet ndër të tjera se SPAK po sekuestron pasuri dhe po vendos kriminelët pas hekurave.

Ambasadorja thekson se Reforma në Drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë ose e përsosur.

“SPAK po procedon më shumë, duke kapur pasuritë dhe duke i vendosur kriminelët pas hekurave; Gjykata e Lartë po shqyrton çështje; vetingu vazhdon. Inspektorët e BKH po trajnohen. Reforma në Drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por po ecën përpara – edhe nëse “djemtë e këqij” nuk e duan atë,” – shkruan Kim.