ejona

Sali Berisha nxjerr videon dhe paralajmëron ‘fundin tragjik’ të Ramës (VIDEO)

Pak orë pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Elbasan, ish kryeministri Sali Berisha, përmes një videoje të publikuar në Facebook-un e tij, i rikthehet edhe një herë përplasjeve të Ditës së Verës. Teksa citon personat e përfshirë në ngjarje, që sipas PD janë elementë kri.minalë, Berisha shprehet se, kr,imi është shpresa e vetme për kreun e qeverisë. Postimi i Berishës: “Për kreun e Meduzës, kri.mi dhe lidhjet e tij me të janë shpresa e vetme! Por ka marrë fund!“, shkruan Berisha. Video:

Continue reading...

Mosha apo operacíonet? Sa shumë ka ndryshuar Bora Zemani (FOTO)

Bora Zemani është ndër moderatoret më të mira dhe më profesioniste në Shqipëri. Ajo drejton që prej shtatorit të vitit të kaluar emisioni më të ndjékur në shqiptari, Për’Puthen i cili ka thýer të gjitha rekordet e shikueshmërisë.https://www.photojoiner.net/image/320f0aeo Bora përveçse një prezantuese shumë e aftë është dhe një ndër bukuroshet e ekraneve shqiptare. Ajo fillimisht u bë e njohur nga lídhja shumë-vjeçare që pati me DJ e njohur Vin Velin e cila përfundoi me dívorc.Vin Veli flet për herë të parë mbi ndarjen nga Bora Zemani: “Pse duhet të urrehen çiftet kur ndahen?” – Zonë E Lirë Aktualisht moderatorja e...

Continue reading...

“Më ka inat se i kujtoj ish-burrin tullac”, bisnesmeni 54-vjeçar i “Për’puthen +40”: Ja cilen femer dua

Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” ishin të ftuar disa nga konkurrentët e “Për’puthen +40” për të folur për eksperiencën e re që kanë ndërmarrë. I ftuar në studio ishte sipërmarrësi 54-vjeçar, Ndriçim Gjeçi, i cili me batutat e tij shkaktoi mjaft të qeshura. Duke komentuar konkurrenten 62-vjeçare, Shqipe Rexha, ai tha se e quan Kleopatra dhe herë pas here shpërthen. “Ka ardhur një zotëri tjetër që është pak më i madh në moshë dhe ishte shumë i interesuar për Shqipen, po flisnim në privatësi, por i thashë se nuk e njoh aq shumë. Shqipe më ka inat mua...

Continue reading...

A t’i rrit vërtet vaji i kastorit flokët, vetullat dhe qerpikët?

Vaji i kastorit gjendet në shumë artikuj dhe video dhe promovohet si tepër efektiv për të rritur flokët, vetullat e qerpikët. A është e vërtetë? Përpara se të përgjigjem, le të përshkruajmë shkurtimisht karakteristikat e tij. Vaji i ricinit është vaj bimor jo-aromatik i përdorur gjerësisht në kozmetikë. Ai merret nga farat e bimës ricinus communis dhe gjerësisht e gjejmë me emrin vaj kastori. Në gjendje të pastër, vaji i kastorit është një emolient që ka veti zbutësi, anti-mikrobiale dhe anti-inflamatore. Duke qenë një burim i acidit ricinoleik, për vajin e kastorit të aplikuar në mënyrë topikale në lëkurë ka...

Continue reading...

Ekskluzivitetin e ka Ansi, zbulon i pari emrin e vëllait të vogël

Dy ditë më parë, Andrra Destani dhe Sinan Hoxha mirëpritën në jetë djalin e tyre të dytë. Ndonëse janë rezervuar për të ndarë me publikun foton e parë zyrtare të katër duarve nga spitali, informacionet e para i kanë ndarë edhe me fansat në rrjetet sociale. Andrra, pak orë pas lindjes, ka postuar në Story profilin e vogëlushit të sapolindur bashkë me mesazhin “E gjithë bota është e imja” dhe një ditë më pas, edhe shumë urime e përgëzime për lindjen nga dhjetëra miq virtualë. Ende as Andrra dhe as Sinani nuk kishin publikuar emrin e vogëlushit që sapo ka...

Continue reading...

I pari që përmendi emrat e Saimir Tahirit e Adriatik Llallës, rikthehet Donald Lu dhe kujton gjuetinë për “peshqit e mëdhenj” (VIDEO)

Ish-ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu, i cili do të kujtohet si diplomati që pati rolin kryesor për të bindur palët për të votuar reformën në drejtësi në Shqipëri, jep sot një mesazh në 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve partnere. Ka qenë ambasada amerikane në Shqipëri, që ka publikuar mesazhin e ish-ambasadorit Lu, teksa ky i fundit ka zgjedhur një moment prekës për të kujtuar vitet e tij të punës në vendin tonë, teksa ka publikuar një foto duke u përqafuar me një të moshuar. “Gjatë këtyre viteve kaluam shumë kohë duke punuar me reformën në...

Continue reading...

Takoi kandidatin për deputet të PD-së, Osman Mula befason me atë që thotë: Fatkeqësi e madhe, Rama s’më firmos pensionin e veçantë

Kandidati për deputet i PD, Alfred Rushaj zhvilloi sot një takim me dy prej personaliteteve të mëdha të artit shqiptar, Osman Mulën dhe Vladimir Priftin, dëgjoi shqetësimet që u ngritën prej tyre. Një prej problemeve të ngritura gjatë bisedës ishte mungesa e investimeve institucionale drejt artit dhe njëkohësisht përzgjedhja selektive prej qeverisë për të investuar te artistët. “Këta kanë gjetur një grup të tyre që e sponsorizojnë. Sponsorizimet vijnë nga një pjesë e shtetit, kryesisht bashkia, ku artistët i aktivizojnë për nevojat e tyre dhe dihet se kush janë. Siç kanë dhe një grup aktorësh që janë pjesë e tyre,...

Continue reading...

“Do të jetë qeverisja e Monikës dhe Ilir Metës”, Rama zbardh skenarin e opozitës: Agron Duka ka firmosur për të qenë ministër i Bujqësisë

Kryeministri Edi Rama nga Elbasani ka thënë se Agron Duka ka firmosur me Bashën që të jetë ministër i Bujqësisë. Sipas tij, Basha do t’u japë karrigen e pushtetit atyre që kanë qenë 20 vite më parë. Deklarata e Ramës: “Ne nuk iu propozojmë pulla mbi xham, si kapëset që iu vihen deleve në vesh, ne do të heqim inspektorët. Çdo gjë do të jetë dixhitale. Ata nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për atë që thonë. Dhëndri i tyre thoshte do ul çmimin e bukës. Nuk kanë reflektuar asgjë. Sepse nuk kanë pasur kohë as të studiojnë e as të mësojnë,...

Continue reading...

Jovanoviq: Në Kosovë mund të fitojmë atë që kurrë nuk kemi pasur, paqen me shqiptarët

Lideri i Partisë Liberal Demokratike të Serbisë (LDP), Çedomir Jovanoviq e ka porositur presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që për zgjidhjen e çështjes së Kosovës të jetë i tillë çfarë nuk ishin të gjithë të tjerët para tij, përkundër të gjitha kufizimeve dhe të gjitha gabimeve, “sepse ne kemi nevojë për paqe, e jo për territore”. “Ne nuk kemi më kohë. Duhet të vazhdoni negociatat”, tha Jovanoviq, në mbledhjen e Kuvendit të Serbisë, në të cilën Presidenti i Serbisë, raportoi për çështjen e Kosovës.Siç raportojnë mediat serbe, Jovanoviq potencoi se në përpjekjet e tij për të gjetur një zgjidhje për...

Continue reading...

Ish-diplomati serb: Me Kurtin dialogu vështirë të vazhdojë, të ndërhyjnë ndërkombëtarët

Ish-diplomati serb, Zoran Milivojeviq ka treguar sfidat që sipas tij e presin Kosovën dhe dialogun me Serbinë nën udhëheqjen e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti. Ai ka thënë se dialogu vështirë se do të vazhdojë. “Ka të gjitha shanset që Kurti ta formojë një qeveri, sepse ai tashmë ka siguruar shumicën dhe për këtë ai ka mbështetjen e qendrave perëndimore të pushtetit, të cilat mbështesin pavarësinë e Kosovës. Unë mendoj se Uashingtoni dhe Brukseli do të luajnë një rol vendimtar në atë skenë, për të krijuar kushte për funksionimin normal dhe për të siguruar një mundësi për rinovimin e dialogut...

Continue reading...