ejona

Glauk Konjufca zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 69 vota për dhe 33 kundër votuan Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit. Në sallë të pranishëm ishin 113 deputetë. Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës votoi kundër. Ndryshe, Kuvendi i Kosovës po vazhdon punimet me zgjedhjen e nënkryetarëve. Para zgjedhjes së Glauk Konjufcës kryetar kuvendi, deputetët dhanë këtë betim. “Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj, do...

Continue reading...

Zidane: Shumë njerëz nuk e kuptojnë se pse Benzema nuk ftohet nga Franca

Zinedine Zidane ka rihapur sërish debatin mbi mungesën e ftesave të Francës për sulmuesin e tij, Karim Benzema, i cili shënoi dy herë në fitoren e Real Madridit të shtunën. 33-vjeçari, i cili nuk ka luajtur për Francën që nga viti 2015, ka vazhduar formën e mirë me gola ndaj Celta Vigo (3-1). “Ju nuk mund ta kuptoni se pse Benzema nuk luan për vendin e tij”. “Shumë njerëz nuk e kuptojnë atë”. “Por unë jam i lumtur si trajner i Real Madrid . Ai ka bërë një punë të shkëlqyeshme për ekipin”, ka thënë Zidane. Didier Deschamps nuk e...

Continue reading...

“Secili kërkon copën e vet”, Rama: Nard Ndoka e meriton, na bën të qeshim

Nga Elbasani ku po prezanton kandidatët për deputetë për këtë qark, Kryeministri Edi Rama sulmoi sërish koalicionin e opozitës për të cilët tha se duan copën e vet në qeverisje. Kreu i qeverisë përmendi Fatmir Mediun për të cilin u shpreh se kërkon të kthehet në qeveria, o karrigen s’ka. Sipas tij edhe Dash Shehi, Shpëtim Idrzi dhe Vangje Dule duan të kthehen në qeveri. Ndërsa për Nard Ndokën tha se është më i vlefshmi nga të gjithë se na bën të qeshim. “Nuk kanë reflektuar për asgjë. Duan sot të marrin votën për të qeverisur. A e kuptoni që...

Continue reading...

Ish-ambasadori Lu tregon historinë prekëse nga Shqipëria (VIDEO)

Me rastin e 30-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, ish-ambasadori amerikan në vendin tonë Donald Lu, ka shpërndarë një mesazh urimi. Përmes një video-mesazhi të shpërndarë nga ambasada e SHBA-së në Shqipëri, zoti Lu shprehet se ka qenë nderi i jetës së tij të shërbejë si ambasador në vendin tonë dhe të japë kontributin e tij për sundimin e ligjit. Donald Lu gjithashtu tregoi historinë prekëse gjtë një feste në Sarandë. “Gruaja dhe unë udhëtuam në Sarandë për një festë të kulturës amerikane. Ata po festonin kulinarinë amerikane dhe muzikën amerikane, historinë tonë të...

Continue reading...

Turqia largohet nga Konventa e Stambollit, reagojnë Gjermania dhe Franca

Vendimi i Turqisë për t’u tërhequr nga Konventa e Stambollit, e krijuar për t’i mbrojtur gratë nga dhuna në familje, ka dërguar një sinjal të gabuar te Evropa dhe gratë turke. Kështu është thënë në një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë. “As traditat kulturore, as fetare dhe as traditat e tjera kombëtare nuk mund të jenë një justifikim për të injoruar dhunën ndaj grave”, ka thënë një zëdhënëse e Ministrisë gjermane. Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka vendosur të tërhiqet nga marrëveshja ndërkombëtare për mbrojtjen e grave, përkundër thirrjeve të aktivistëve që e shohin dokumentin si...

Continue reading...

Protesta në Serbi kundër racizmit ndaj shqiptarëve: Të merren masa ndaj Vulinit

Lëvizja kundër dhunës, “Gratë në të zeza” ka mbajtur një aksion protestues me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër Racizmit, duke dënuar gjuhën e urrejtjes, intolerancën dhe ksenofobinë kundër komunitetit shqiptar në Serbi, si dhe kundër shqiptarëve të Kosovës. Kryetarja e kësaj lëvizjeje, Stasha Zajoviq tha për televizionin N1 se përfaqësuesit më të lartë të shtetit të Serbisë po fusin terma racistë dhe diskriminues në komunikimin zyrtar dhe se kjo legalizon gjuhën shoviniste dhe raciste të urrejtjes dhe shkel Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Si një shembull i nxitjes së intolerancës racore dhe kombëtare, kjo lëvizje thejsoi shfaqjet e ministrit serb...

Continue reading...

“Nuk dorëzohemi”, valon flamuri i hartës së Kosovës me simbole serbe në protestën në Beograd

Në protestën e mbajtur ditën e djeshme në Beograd nga disa grupe protestuesish për masat parandaluese kundër koronavirusit nga qeveria e Serbisë, janë parë edhe flamuj që kundërshtojnë shtetësinë e Kosovës. Në një video të siguruar nga Radio Evropa e Lirë, shihet duke valuar një flamur me mbishkrimin “Nuk dorëzohemi”, me hartën e Kosovës dhe simbole shtetërore serbe të vendosura në to. Një hartë të ngjashme ditë më parë e ka publikuar në llogarinë e tij në ‘Instagram’ presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, për të cilën mori reagime të shumta. Dy protesta të ndara – njëra e organizuar nga pronarë të...

Continue reading...

Bllokime rrugësh e aksidente pas reshjeve të borës në Kosovë, apelohet për kujdes (VIDEO)

Pas reshjeve të shumta të borës, rrugët e Kosovës janë pothuajse të bllokuara. Edhe pse Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se rrugët janë të kalueshme, po del të jetë e kundërta në terren për shkak të mospastrimit kanë ndodhur bllokime e aksidente komunikacioni. Saktësisht në Slivovë, tri vetura janë përplasur mes vete, duke shkaktuar edhe kolona të gjata automjetesh. Gjendje jo e mirë e rrugës po paraqitet edhe në magjistralen Prishtinë-Pejë. Në një fotografi dërguar në redaksi shihen qytetarët që janë dalë nga veturat e tyre, dhe i shtyjnë ato me duar që të mos aksidentohen. Po ashtu edhe në...

Continue reading...

“Po sikur Ministrinë e Arsimit ta marrë Tim Idrizi?” Kryeministri Rama del me paralajmërimin fortë

Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të kandidatëve për deputet në Elbasan nuk i kurseu ironitë me kandidatët e PD-së dhe aleatët e saj. Rama tha se do të bëhej hataja në rast se këta që kandidojnë sot të drejtonin ministritë më të rëndësishme në vend. Deklarata e Ramës: “Mendoni se disa nga ju jeni demokratë dhe nuk jeni të kërcënuar. Po sikur nesër ta marrë Ministrinë e Arsimit Tim Idrizi, e dini çfarë iu gjen juve. Sepse mënyra se si ndahet pushteti, se janë po ata. Është me parcela dhe në çdo parcelë është agai dhe partia e ministrit është...

Continue reading...

Ish-kandidati për deputet i LSI-së i bashkohet PS, shfaqet në krah të Erion Veliajt dhe futbollistit të njohur

Parid Xhihani, ish-kapiteni legjendë i Besës së Kavajës, i cili 8 vite më parë la sportin për të kandiduar për deputet nën siglën e LSI-së, i është bashkuar skuadrës së Partisë Socialiste po në qytetin e tij të lindjes. Futbollisti mjaft i dashur për Kavajën u shfaq në takimin e Veliajt me të rinjtë e Kavajës, së bashku me një tjetër ish-kampion, Gjergji Muzakën. “Kavaja gjithmonë ka promovuar vlerat më të mëdha në të gjithë fushat, nëpërmjet të rinjve. Ne kemi fatin të jemi pjesë e kësaj familjeje, që energjinë dhe forcën e të rinjve e shikon si motorrin më...

Continue reading...