ejona

Hyrremi mahnit me ngjyrën e re të flokëve: Dukja e pazakontë e aktores turke bëri rrëmujë në Instagram

Ylli i serialit popullor turk mahniti fansat me një ngjyrë të re të flokëve. Aktorja turke me origjinë gjermane, Meryem Uzerli (37), e njohur si Hyrrem në telenovelën “Sulejmani i Madhërishëm”, tërheq shumë vëmendjen e publikut. Aktorja shpesh eksperimenton me modelet e flokëve, kështu që vazhdoi në atë mënyrë, tani duke ua treguar ndjekësve të saj në Instagram ngjyrën e re të flokëve të saj. Por kësaj here ndryshimi është drastik! – transmeton Telegrafi. Në të vërtetë, Meryem i leu flokët me ngjyrë vjollcë. Edhe pse shumë ndjekës u befasuan nga ndryshimi i saj, duke e pyetur pse e bëri,...

Continue reading...

Balje: Me Kurtin po ringjallet ideja për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

Përfaqësuesja e komunitetit boshnjak në Kosovë, Duda Balje, thotë se njohja e ndërsjellë e Kosovës dhe Serbisë do të ndodhë herët a vonë. Ndërsa, ka thënë se është reale frika e Beogradit për rrezikun e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Me vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Duda Balje do të ketë mandatin e tij të katërt parlamentar në Kuvendin e Kosovës. Deputetja ka folur për njohjen reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë do të ndodhë. “Realisht, nuk ka asnjë mundësi tjetër. Me ose pa presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Kosova është një shtet i pavarur dhe është një proces...

Continue reading...

Buzëqeshje perfekte në foto? Ja truku i thjeshtë që duhet të bëni

Sekreti qëndron në gjuhën tuaj. Arritja e një fotografie të përsosur ndonjëherë nuk është e thjeshtë. Pozimi mund të kthehet në një veprim rraskapitës. Dhe pa marrë parasysh sa përpiqesh të kesh një buzëqeshje të këndshme dhe ta bësh foton të duket natyrale, shpesh rezultatet janë krejt të kundërta. Por duket se ekziston një mënyrë e shpejtë dhe e thjeshtë për të arritur një buzëqeshje të përsosur fotogjenike. Sekreti qëndron në gjuhën tuaj, shkruan The Sun, përcjell Telegrafi. Duke vendosur gjuhën në qiellzën tuaj, prapa dhëmbëve, fotot do të jenë shumë më të mira. Në këtë mënyrë do të arrini...

Continue reading...

Selmanaj: Turri dhe vrapi për ta takuar Vjosen, turr për ta rrëzuar edhe më shumë LDK-në

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka reaguar pas deklaratave të kreut të partisë së tij, Lumir Abdixhiku, se gjatë javës së ardhshme do të zhvillojë takime me Vjosa Osmanin, lidhur me mundësinë e përkrahjes së saj për presidente. Selmanaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se çdo përpjekje për ta nda apo diferencuar Osmanin nga Kurti dhe Vetëvendosja, është përpjekje për ta transferuar mashtrueshëm votën tek projekti i këtij binomi të dëmshëm politik. Postimi i plotë i Selmanajt: “Çdo përpjekje për ta nda apo diferencu Vjosen nga Albini dhe Vetëvendosja, është përpjekje për ta...

Continue reading...

Ana dhe Atdheu po bashkëjetojnë? Ndjekësit kapin detajet (FOTO)

Atdheu dhe Ana Lleshi trazuan rrjetin me puthjen e tyre të famshme, por duket se bashkë nuk i kanë ndarë rrugët edhe pasi Ana mbylli aventurën e saj në Për’puthen. Të dy realizuan një Giveaway, por nuk mbaron me kaq. Tashmë që edhe Atdheu është përjashtuar nga Për’puthen, në rrjete sociale, sidomos në aplikacionin TikTok që nuk iu shpëton asnjë detaj, Ana dhe Atdhe duket sikur qëndrojnë të dy në një shtëpi. Ndërsa janë futur në ‘video live’ në Instagram, divani, dritarja dhe këndi i dhomës së qëndrimit është identik. Ana Lleshi dhe Atdhe Xharavina kanë shprehur një pëlqim mes...

Continue reading...

Ditën e Lumturisë, ja kujt ja kushton Vjosa Osmani

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka publikuar një fotografi familjare me dy vajzat dhe bashkëshortin në Twitter-in e saj. Përmes saj, ajo ka uruar Ditën e Lumturisë që sot shënohet në mbarë botën dhe këtë ditë ia kushtoi dy vajzave të saj binjake. “Në Ditën Ndërkombëtare të Lumturisë t’i vlerësojmë ata që na sollën kënaqësi dhe të qeshura në jetët tona – të parët dhe më të rëndësishmit fëmijët tanë, lumturia e të cilëve na përmbush”.

Continue reading...

Zbulohen dokumentet konfidenciale të planit turk për të ‘zaptuar’ ishujt në Egje

Një zbulim i rëndësishëm u bë nga rrjeti i pavarur i Nordic Monitor, gazetari turk Abdullah Bozkurt i cili ka emigruar në Suedi, i cili është në “listën e kuqe” për qeverinë e Erdogan. Me titull “Planet e Turqisë për të pu shtuar 131 ishujt e Egjeut dhe formacione që konsiderohen të diskutueshme”, Monitor Nordic zbulon një dokument konfidencial turk, sipas të cilit Departamenti i Emergjencave turke kanë vazhduar me një plan për të pu shtuar ishuj si dhe ishujt grekë në Detin Egje, të cilat Ankaraja ka qenë duke u përpjekur në mënyrë metodike për ti bërë të saj...

Continue reading...

Edi Reja plot surpriza, zbardh listën e plotë të Kombëtares: Ju tregoj risitë

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Edoardo Reja, ka shpallur listën me 28 lojtarë që janë ftuar për tre ndeshjet e vlefshme për eliminatoret e Botërorit Katar “2022”. Kuqezinjtë do të luajnë në transfertë ndaj Andorrës më 25 mars, ndërsa më 28 mars përfaqësuesja kuqezi do të presë Anglinë në Tiranë. Takimi i tretë do të luhet më 31 mars ndaj San Marinos sërish në transfertë. Tekniku italian në prononcimin e tij për Fshf.org flet për risitë e tij në këtë grumbullim të parë për vitin 2021, teksa shpreson që lojtarët të vijnë në gjendje optimale në këto sfida. Gjithashtu,...

Continue reading...

Pse ushtria kineze ndalon makinat Tesla afër zonave të saj?

Makinat Tesla janë të ndaluara të hyjnë në komplekset ushtarake kineze dhe ndërtesat e apartamenteve, për shkak të shqetësimeve që kamerat e instaluara në automjete mund të mbledhin të dhëna të ndjeshme. Sipas një urdhri të lëshuar nga ushtria kineze, pronarëve të makinave Tesla u kërkohet të parkojnë automjetet e tyre jashtë zonave ushtarake, thonë njerëz të njohur me këtë temë, të cilët kërkuan të mbeten anonim. Ndalimi, i cili u shtri për njerëzit që përdorin strehim ushtarak këtë javë, ka rritur shqetësimet se prodhuesi më i madh i automjeteve elektrike në botë mbledh të dhëna të ndjeshme përmes kamerave...

Continue reading...

Rezultoi pozitiv, Tolgahan Sayisman shtrohet në spital (FOTO)

Edhe aktori i njohur turk, Tolgahan Sayman, ka rezultuar pozitiv pas testimit të Covid-19. Siç mësohet nga mediat vendëse, por edhe nga postimi i tij i fundit në rrjetet sociale, trajtimi po vijon në spital pas një periudhe të lehtë që aktori ka kaluar në shtëpi. Në një deklaratë të fundit në llogarinë e tij në Instagram, Tolga ka ndarë me ndjekësit lajmin se edhe ai është prekur nga virusi, por pas një trajtimi në shtëpi, i është dashur që të transferohet në spital. Siç shkruan Tolga, pasi mësoi se ishte infektuar, vendosi të trajtohet në shtëpi për një periudhë...

Continue reading...