Duke u ndalur te asimptomatikët, Pipero bëri deklaratën befasuese, për të cilën tha se mund të mos gëzojë mbështetjen e të tjerëve, kur u shpreh se një i ri apo e re pozitiv me Covid 19, mund të vijojë normalisht aktivitetin por me kushtin që të mos heqë maskën. “Për një person që është në moshë të re, rezulton pozitiv dhe nuk ka shenja klinike, me një maskë mund të vazhdojë jetën, mund të vazhdojë të punojë, me kusht që të mos heqë maskën nga goja dhe hunda. Nuk është e domosdoshme, për mua të izolohet”, u shpreh Pipero. “Informacioni...
Continue reading...ejona
Mësohen emrat, kush votoi kundër shkarkimit të Vjosa Osmanit nga pozitat e saj në LDK
Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur ta shkarkojë Vjosa Osmanin nga pozitat e saj në këtë parti. Osmani ishte pjesë e anëtarësisë së kryesisë së LDK-së dhe nënkryetare e saj, megjithatë Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, vendosi të shkarkojë Osmanin nga këto pozita. Tutje, Gazeta Express mëson disa nga emrat që votuan kudnër shkarkimit të Vjosa Osmanit nga pozitat e saj në LDK. Disa nga anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së që votuan kundër shkarkimit të Vjosa Osmanit nga pozitat e saj në LDK janë: Valentina Bunjaku, Anton Quni, Haxhi Avdyli, Ardian Shala, Avdi Pireva, Lumir Abdixhiku, Xhafer Tahiri....
Continue reading...Zëvendëskryeministri i Kosovës, Rakiç voton për zgjedhjet në Serbi
Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës nga radhët e komunitetit serb, Goran Rakiç, ka votuar për zgjedhjet parlamentare në Serbi. Rakiç votoi mëngjesin e sotëm në shkollën “Mihailo Petrovic” në veri të Kosovës. Sot Serbia po mban zgjedhjet parlamentare dhe disa vendvotime janë hapur edhe në komunat veriore të Republikës së Kosovës.
Continue reading...Ministri i Mbrojtjes paralajmëron fillimin e shërbimit ushtarak të detyrueshëm në Kosovë
Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Anton Quni, ka thënë se ka një dakordim mes partnerëve të koalicionit për të filluar shërbimin ushtarak. “Shërbimi ushtarak ka qenë pjesë e programit qeverisës mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Edhe në qeverisjen e tanishme ka një dakordim mes LDK-së dhe partnerëve qeverisës se duhet të ketë shërbim ushtarak. Që të gjithë janë dakord që të ketë një shërbim ushtarak obligativ tre mujorë”, tha ai. Quni thotë se edhe personalisht e mbështet fuqishëm shërbimin ushtarak për të rinjtë e Kosovës. “Ky shërbim është i mirë për sigurinë e Kosovës, rininë e Kosovës që...
Continue reading...Abdel Fattah El-Sisi urdhëroi ushtrinë egjiptiane që të përgatitej për ndërhyrjen kundër Turqisë
Abdel Fattah El-Sisi të Shtunën urdhëroi ushtrinë e tij që të përgatitej të kryente çdo mision brenda ose jashtë vendit, mes tensioneve për ndërhyrjen e Turqisë në Libinë fqinje, transmeton Gazeta Selam. Ai paralajmëroi gjithashtu forcat besnike ndaj Qeverisë së Njohurisë Kombëtare (GNA) të njohur ndërkombëtarisht në Tripoli që të mos kalonin vijën e përparme aktuale drejt forcave të grushtit të shtetit të Khalifa Haftarit në lindje të vendit (LNA). Mbështetja turke për GNA-në theu rrethimin 14-mujor të Tripolit nga forcat besnike të Haftarit, të mbështetur nga Rusia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe Franca. El-Sisi të Shtunën vizitoi një...
Continue reading...Shtëpia e Bardhë në ankth, libri i nxjerr “të palarat” Melanie Trump
Përpjekjet për të zbuluar të vërtetën rreth Melanie Trump kanë qenë gjithnjë aty pasi shumë pak njerëz janë të bindur në vërtetësinë e detajeve që dihen rreh Zonjës së Parë. “The Art of Deal, the story untold of Melania Trump” (Arti i Marrëveshjes, historia e pathënë e Melania Trump) është libri që po nxjerr të palarat e gruas së Presidentit amerikan, Donald Trump. Autorja Mary Jordan, fituese e çmimit Pulitzer në vitin 2003, po e bën Zonjën e Parë të dalë mashtruese jo vetëm përpara amerikanëve, por përpara gjithë botës. Sipas autores, nga intervistat e bëra me ish-miq të Melanias...
Continue reading...U shkarkua, reagon Osmani: Frikacakë, shihemi në garën zgjedhore
Vjosa Osmani ka reaguar pas shkarkimit që sot ia bëri Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së nga pozitat drejtuese në parti Me anë të një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se po e paguan çmimin e të qenurit parimor. Madje, ajo ka thënë se parimësia e tregon udhën e vërtetë, e që në këtë kuadër ajo nuk do të ndalet. “Në politikë, sikur edhe në jetë, ndonjëherë duhet ta paguash çmimin e të qenit parimor. Unë e kam provuar në lëkurën time më shumë se njëherë. Por, parimësia tregon udhën e vërtetë, edhe kur ajo është e mbushur përplot gjemba....
Continue reading...Vjosa Osmani shkarkohet nga posti i nënkryetares së LDK
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), shkarkoi nga çdo post në parti zëvendës kryetaren e LDK-së dhe kryetaren e parlamentit Vjosa Osmani. Kryetari i LDK-së Mustafa i kërkoi komitetit të partisë që Osmani të zëvendësohej nga Avdullah Hoti, Kryeministri i sapoemëruar i Kosovës. Ai argumentoi që statuti i LDK-së e ndalon Osmanin që të mbajë postin e saj brenda partisë nëse kundërshton publikisht vendimet e marra nga organet e partisë. Osmani votoi kundër mocionit të inicuar nga LDK, i cili rrëzoi qeverinë e Albin Kurtit. Sipas Mustafës, qëndrimi i saj ishte në kundërshtim me atë të udhëheqjes së LDK-së. Për më...
Continue reading...Habit avokati: Ky është mashtrim, asnjë shqiptar nuk ka vdekur nga COVID-19
“Është mashtrim, po ju them qytetarëve të tjerë që është mashtrim…” Avokati Zaçe Islami foli në lidhje me masat e ndërmarra nga qeveria në kuadër të parandalimit të përhapjes së COVID-19. Avokati në një intervistë për Fax News i cilësoi këto masa antinjerëzore, ndërkohë që theksoi se në Shqipëri nuk ka asnjë të vdèkur nga COVID-19. Sipas Islamit gjithë kjo situatë po krijohet vetëm që të shitet vaksina anti-COVID, duke shtuar se është një vaksinë për të shuar popullsinë dhe për të vendosur mikroçipe. Avokati po ashtu paralajmëroi kryeministrin Edi Rama dhe mjekun Pëllumb Pipero se do të mbajnë përgjegjësi...
Continue reading...Korona uli ndotjen, kisha e fshehur turke bëhet e dukshme pas 1600 vjetësh
Nën ujin e pastër të Liqenit Iznik në rajonin perëndimor të Turqisë, një strukturë gjigande është vërejtur për herë të parë pas 1.600 vjetësh. Një kishë e lashtë, që ishte zhytur nën liqenin turk për më shumë se 1.600 vjet, tani është e dukshme për shkak të një rënie të mprehtë të ndotjes së ujit. Bllokimi mbarëkombëtar i shkaktuar nga pandemia e koronavirusit pastroi ndotjen e ujit në rajon. Fotografia ajrore tregon qartë kishën e stilit romak poshtë ujit të qartë të liqenit. Fotografitë, e marra nga një dron, tregojnë muret e mëdha të strukturave dhe rrënojat që duket se...
Continue reading...




