Korona uli ndotjen, kisha e fshehur turke bëhet e dukshme pas 1600 vjetësh

Nën ujin e pastër të Liqenit Iznik në rajonin perëndimor të Turqisë, një strukturë gjigande është vërejtur për herë të parë pas 1.600 vjetësh.

Një kishë e lashtë, që ishte zhytur nën liqenin turk për më shumë se 1.600 vjet, tani është e dukshme për shkak të një rënie të mprehtë të ndotjes së ujit.

Bllokimi mbarëkombëtar i shkaktuar nga pandemia e koronavirusit pastroi ndotjen e ujit në rajon. Fotografia ajrore tregon qartë kishën e stilit romak poshtë ujit të qartë të liqenit. Fotografitë, e marra nga një dron, tregojnë muret e mëdha të strukturave dhe rrënojat që duket se gjenden nën një shtresë algash.

Kisha, e njohur si Bazilika, u ndërtua rreth vitit 390 pas Krishtit, kur Stambolli u quajt Kostandinopojë. Raportohet se kisha u shkatërrua nga një tërmet në vitin 740 pas Krishtit dhe rrënojat e saj përfunduan nën sipërfaqen e liqenit.