Velo Markovski është mjek i njohur nga Shkupi, i cili edhe më i njohur u bë me qëndrimet e tij për epideminë e Koronavirusit. Mirëpo ditëve të fundit ai është bë i njohur edhe falë bashkëshortes 39 vjet më të re, Evgenija, transmeton Gazeta Lajm. Për këtë arsye, Markovski ka filluar të krahasohet edhe me ish kryetarin e BFI-së, Sulejman Rexhepi, i cili u martua me një vajzë 40 vjet më të re. Për dallim prej Rexhepit, Markovski me bashkëshorten e tij tashmë kanë një djalë të vogël. Ndryshe Markovski është bashkëshorti i ish deputetes së VMRO-DPMNE-së nga Kumanova, Gjulistana...
Continue reading...ejona
Shqiptarja bëhet kryetare e Parlamentit të Luzernit në Zvicër (FOTO)
Prizrenasja Ylfete Fanaj të martën që po vjen do të jetë kryetarja e Parlamentit të Luzernit të Zvicrës. Ajo në një postim ku njofton për marrjen e këtij posti tha se është e nderuar me detyrën e re. “Është një nder për mua të marr përsipër këtë detyrë me përgjegjësi. Mezi pres të gjitha takimet këtë vit”., është shprehur në një prononcim ajo. FOTO:
Continue reading...Simpatizonte Kurtin dhe ishte kundër Qeverisë Hoti: Osmanit i del në mbrojtje dikush nga Vetëvendosje
Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, për disa muaj ka mbajtur qëndrim kundër subjektit të cilit i takon, LDK’së, duke e kundërshtuar në shumë vendime, ndërsa ka shprehur haptas simpatinë që ka ndaj Vetëvendosjes dhe liderit të saj, Albin Kurti. E pas propozimit të kryetarit të LDK-së që të votohet për shkarkimin e saj nga pozita e nënkryetares dhe anëtares së kryesisë, Osmanit po i del në mbrojtje nënkryetarja e Vetëvendosjes, Fatmire Mullhaxha-Kollçaku. Isa Mustafa ka vendosur të marrë masa ndaj të “rebeluarës” brenda LDK-së, Vjosa Osmanit, e cila nuk e ka votuar Qeverinë Hoti, ka votuar kundër mocionit të LDK’së për rrëzimin...
Continue reading...Bleona Mata vazhdon të jetë e zhdukur, Aida Shtino zbulon detajin ‘bombë’
Autorja e programit ‘Njerëz të humbur’, Aida Shtino e ftuar në programin ‘Shqipëri Live’ ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me humbjen e Bleona Matës. Shtino pretendon se Prokuroria nuk ka marrë në pyetje 5 vajzat që sipas saj kanë informacion mbi zhdukjen e vogëlushes. “Le të marrin historinë e Bleonës që dihet komplet, ekzistojnë 5 vajza që kanë marrë vajzën e vogël dhe e kanë çuar në mal dhe Prokuroria nuk i ka marrë asnjëherë në pyetje. Ne si emision i kemi marrë, ndërsa Prokuroria jo”, është shprehur ndër të tjera Shtino. Kujtojmë që nëna e Bleona Matës,...
Continue reading...Rihapja e kufirit prej pandemisë, Mali i Zi nxjerr rregullat e reja, i vë vulën e verdhë Shqipërisë
Trupi Koordinues Kombëtar për Sëmundjet Infektive (NCD) i Malit të Zi mori vendimin, të cilin e cilësuan si “strategjik për hapjen e mëtejshme të vendit, në përputhje me ruajtjen e politikës të nivelit më të lartë të mbrojtjes së qytetarëve, të të huajve që jetojnë në vend dhe turistëve”. Veç kësaj, vendimi thuhet se ka të bëjë edhe me krijimin e parakushteve për normalizimin e ekonomisë së prekur nga pandemia e koronavirusit. Me propozimin e Institutit të Shëndetit Publik, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Malit të Zi, u miratuan një sërë kriteresh për të rritur disponueshmërinë e Malit të...
Continue reading...Ishte një nga firmëtaret, por nuk do ta votojë marrëveshjen në Parlament! Ambasadorja Yuri Kim jep mesazhin e fortë për Rudina Hajdarin
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka lëshuar një mesazh mjaft të fortë ndaj klasës politike. Ajo duket e kënaqur nga marrëveshja që u firmos nga pjesëtarët e Këshillit Politik, pas 18 orë negociatash në rezidencën e saj. “Synimi për ne, për Shtetet e Bashkuara, në mbështetjen e reformës zgjedhore ishte shumë i qartë. Ka një synim imediat, i cili është të mbështesim Shqipërinë të përmbushë kërkesat për anëtarësim në BE. Pra, një synim shumë specifik… Dhe kishte një lloj urgjence. Sepse bota në Shqipëri përpara 25 marsit është ndryshe nga bota pas 25 marsit. Tani është...
Continue reading...Lajm i madh! Shqipëria rinis fluturimet ndërkombëtare nga 22 qershori
Duke nisur nga e hëna (22 qershor) Shqipëria do të rihapë linjat ajrore nën masa të rrepta sigurie kundër përhapjes së koronavirusit. Është vetë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë që njoftoi rihapjen e tyre ku për më tepër shtoi se skedulet do të miratohen në vijim nga Autoriteti i Aviacionit Civil. Operatorët ajrorë duhet të marrin masat e nevojshme të higjienës të diktuara nga Ministria e Shëndetësisë për të garantuar mbrojtje të shëndetit të qytetarëve. Shoqëritë ajrore duhet të bëjnë çdo përgatitje dhe të kenë gati planet e veprimit për zbatimin e detyrimeve të parashikuara në Protokollin e Operimit të...
Continue reading...Provokon sërish historiania e njohur Kocaqi: Sllavët dhe grekët kanë mbiemra shqiptarë
Në studion e “Provokacija” me Mustafa Nanon ishte historiania Elena Kocaqi. Ajo foli për librin e saj më të ri “Shqipëria dhe fuqitë e mëdha”, teksa thotë se libri ka detaje që nuk janë thënë më përpara. “E kam trajtuar periudhën në mënyrë ndryshe nga ata që kanë trajtuar më parë, sepse është trajtuar sikur të gjithë janë armiq. Por nuk është kështu”, shprehet ajo. Më tej, Kocaqi shprehet se faktet tregojnë që sllavët dhe grekët kanë mbiemra shqiptarë, kur në fakt duhet të ishte e kundërta. “Besimtarët gjithmonë kanë qenë të ndarë. Por në momentin që këtu ishin të...
Continue reading...Isa Mustafa duhet të përjashtohet nga LDK-ja, e jo Vjosa Osmani
Rexhepi e quan ofendim iniciativën për shkarkim të Osmanit, Avdyli kërkon largimin e Mustafës Deputetët e LDK-së, Fatmir Rexhepi, dhe Haxhi Avdyli, kanë reaguar ashpër ndaj propozimit të kreut të kësaj partie, Isa Mustafa, për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga pozita e nënkryetares në parti.Teksa Rexhepi e ka cilësuar veprim të pavend dhe ofendues për LDK-në, Avdyli ka thënë se ai që duhet të shkarkohet është vetë Mustafa. “Jam befasuar. Ishte veprim i pavend. Në momentin kur po ndryshohen shumë punë politike, qoftë në parlament, qoftë në zgjidhjen e çështjeve të mëdha si dialogu dhe tjera të zhvillimit të vendit,...
Continue reading...Shtetasit e Maqedonisë së Veriut, në këto shtete mund të udhëtojnë pa test dhe karantinë
Shtetasit e Maqedonisë së Veriut momentalisht pa test PSR për coronavirus dhe karantinë nga vendet fqinje mund të udhëtojnë vetëm në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi. Shqipëria me vendim nga Qeveria e atjeshme, hapi kufirin për shtetasit e huaj më 1 qershor ndërsa gjatë hyrjes në vend nuk nevojite protokolle të posaçme përveç masave tashmë të zakonshme si mbajtja e maskës dhe mbajtja e largësisë. Autoritetet e Kosovës gjithashtu hapën kufijtë për shtetet fqinje dhe për shtetasit e saj pa kërkuar test, karantinë apo vetizolim gjatë hyrjes në vend. Kontrollohet vetëm temperatura e personave me përzgjedhje të rastësishme nga ekipet shëndetësore....
Continue reading...




