“Florjan Binaj ka infektuar me COVID-19 qytetin e Përmetit”, aktori i Protokallisë reagon i revoltuar dhe nuk lë gjë pa thënë

Dy ditë më parë në media qarkulloi lajmi se aktori i njohur i Portokallisë, Florjan Binaj është i infektuar nga koronavirusi. E pas publikimit të këtij lajmi aktori bëri një reagim përmes rrjeteve sociale duke u shprehur se testi i ka rezultuar pozitiv, por nuk ka shfaqur asnjë shenjë apo simptomë.

Ndërkohë ditën e sotme, aktori ka reaguar për lajmin se Binaj ka qenë në Përmet dhe ka takuar një person në një party. Aktori kundërshton që të ketë qenë në Përmet para një jave, por ai thekson se atje ka shkuar më datë 7 qershor, ku shton më tej se nuk ka qenë në asnjë party dhe s’ka takuar asnjë person që nuk njeh.

Më tej ai ka thënë se kjo është një lojë e shpifur, dashakeqëse dhe e turpshme. Në fund ai thotë se e vërteta do të dalë në shesh dhe shumë shpejt mediat do të përballen në gjykatë me të.