Shifrat e larta të rasteve të reja me koronavirus në vendin tonë, ka rritur dhe numrin e shtrimeve në spitalin Infektiv. Krahasuar me një ditë më parë kemi 15 pacientë të rinj të shtruar, duke e çuar në 78 numrin e tyre që marrin kujdes mjeksor, nga të cilët 10 janë në terapi intensive, ndërsa 1 i intubuar.
Deri më tani numri i rasteve aktivë me koronavirus në vendin tonë është 784.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 pacientë duke e çuar në 1134 numrin e të shëruarve në vendin tonë.
Ndërkohë një tjetër person ka humbur jetën në vendin, duke e çuar në 44 numrin e përgjithshëm të viktimave.