Cristiano Ronaldo thyen rekord në Serie A

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, e ka tejkaluar Rui Costan duke u bërë portugezi me më së shumti gola në Serie A.

Superylli i Zonjës së Vjetër e konvertoi në gol një penallti në ndeshjen kundër Bolognas, me ç’rast Bianconerët u forcuan në krye të tabelës. .

Ky ishte goli i 22-të i CR7 këtë edicion në kampionatin italian, një më shumë sesa i shënoi në sezonin e tij debutues kur u transferua nga Real Madridi në vitin 2018.

Në këtë mënyrë, ai ka arritur një total prej 43 golash duke e tejkaluar Rui Costan, i cili ka luajtur për klube si Fiorentina dhe Milan në Serie A.

Ronaldo mbetet golashënuesi më i mirë portugez në histori të Ligës Premier (84 gola në 196 paraqitje me Manchester Unitedin). PO ashtu, ai është golashënuesi më mirë portugez në histori të La Ligas (311 gola në 292 paraqitje për Real Madridin)