ejona

Reagon Isa Mustafa pas aktakuzës së Speciales ndaj Thaçit e Veselit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar pasi Prokuroria Speciale ka dorëzuar aktakuza ndaj presidentit Hashim Thaçi, dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli. Mustafa ka thënë se edhe nga drejtësia ndërkombëtare do të konfirmohet pë luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së. “Besoj thellë se lufta e UÇK-së ishte dhe do të konfirmohet nga drejtësia ndërkombëtare si luftë e drejtë dhe pastër, se luftëtarët e UÇK-së luftuan për ta mbrojtur popullin e Kosovës nga terrori, likuidimi dhe gjenocidi serb”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Continue reading...

Tërmeti me magnitudë 7.7 shkund Meksikën, pritet cunami

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Meksikën Jugore dhe Qendrore pasditen e kësaj të marte rreth orës 17:40. Nuk ka ende raportime për dëme, por tërmeti është regjistruar me magnitudë 7.7 të shkallës rihter. Sicc raportojnë mediat ndërkombëtare, tërmeti ka pasur epiqendër bregdetin e Paqësorit në Oaxaca. Sipas Associated Press, raportohet se pas kësaj tronditjeje të tokës, pritet një cunam i mundshëm që do të përfshijë Honduras, El Salvador dhe Guatemala. Sipas dëshmive të para të qytetarëve, tërmeti i fuqishëm ka vijuar për rreth një minutë.

Continue reading...

Gjëja e parë që shikon në foto, zbulon një të vërtetë të madhe për ty

Nëse besoni në testet që bëjnë psikologët dhe që kanë një saktësi gati maksimale, atëherë sfidojeni veten! Ky është momenti! Imazhi i parë që ju dalloni në këtë foto, tregon një të vërtetë të madhe për ju! Provojeni! Çifti Ju jeni një person që preferoni të shfrytëzoni më shumë jetën me dikë tjetër. Ju keni dëgjuar që lumturia më e mirë fitohet kur jemi vetëm, por ju preferoni të kundërtën! Doni të jeni me njerëz të veçantë dhe nuk ka asgjë të keqe në këtë. Besoni në idenë se ne nuk kemi lindur për të qenë vetëm dhe ju mund...

Continue reading...

Hakmarrje koronare ndaj Trump? BE: Jo amerikanëve në kontinent

Anëtarët e BE po përgatiten të ndalojnë amerikanët të vijnë në Evropë sepse Shtetet e Bashkuara nuk arritën të kontrollojnë pandeminë e koronavirusit, shkruan New York Times. SHBA ka të sëmurët më të shumtë me koronavirus në botë dhe po përballet me një rritje të re të numrit të të infektuarve. Sipas listës, Shtetet e Bashkuara do të vendosen në të njëjtën kategori si Brazili dhe Rusia. Në mars, kur numri i pacientëve ishte në rritje në Evropë, Presidenti amerikan Donald Trump ndaloi shumicën e anëtarëve të BE-së të hynin në Shtetet e Bashkuara. Gazeta amerikane pretendon se ajo kishte...

Continue reading...

“Kurrë në këto 21 vite s’kemi qenë kaq të përçarë!” Pacolli thirrje Metës dhe Ramës: Mblidhni në tryezë faktorin shqiptar

Përmes një postimi në Facebook, lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli i bën thirrje presidentit të Republikës, Ilir Metës dhe kryeministrit të vendit, Edi Ramës, që të mbledhin në një tryezë faktorin shqiptar. “Shkurt: na duhet kjo tryezë panshqiptare: për të treguar fuqi, mençuri, projekte, dhe hequr dorë nga marria e sodit që përçojnë disa. Nëse nuk ndodh kjo tryezë, thjesht po dua t’ ju përkujtoj diçka: si kurrë ndonjëherë në këto 21 vjet nuk kemi qenë kaq të përçarë! Medet që sot kur kemi shtetin tonë, jemi dhe më të dobët para kësaj urgjence historike!“– shkruan Pacolli ndër të tjera....

Continue reading...

U martua në burgun e Goli Otokut, kjo është historia rrëqethëse e Lebibe Dumoshit

Historia e Lebibe Dumoshit është e jashtëzakonshme. Ajo ka pritur shumë vite bashkëshortin e saj derisa ai po vuante në burgjet serbe. Dumoshi e ftuar në emisionin “Pasdite” në RTV Dukagjini tregon se Osman Dumoshi ishte ndër organizatorët e demonstratave të vitit 1968 në kohën kur u njoh me Lebiben. “Ishte viti 1974 kur u njoha me Osmanin. Isha 21 vjeçare. E kisha ëndërruar të krijojë një familje me një atdhetar si Osman Dumoshi. Një vit më pas u fejuam. Çdo gjë më dukej madhështore. Dy muaj pas fejesës e arrestuan atë Adem Demaçin dhe shumë atdhetarë të tjerë”, tregon...

Continue reading...

Grenell demanton mediat amerikane: Trump nuk do të takohet me Vuçiqin

Emisari i SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka demantuar raportimet e “The New York Times”, se presidenti amerikan Donald Trump do të takohet veçanërisht me presidentin serb, Aleksandar Vuciq. Grenell përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter ka thënë se mediumi në fjalë është detyruar të përmirësojë informacionet e tyre për këtë çështje. Madje ai ka shtuar se “The New York Times” nuk ka kërkuar as përgjigje nga ai, që është vet negociatori. “NYT është e detyruar të përmirësojë informacionet e tyre bazike për lajmin Kosova-Serbia, dhe më pas e shkaruajnë gabim pozitën time në këtë përmirësim. Nuk jam...

Continue reading...

Pamje të frikshme nga tërmeti që tronditi Meksikën, shtyllat e ndërtesat shkunden dhe deti tërhiqet (VIDEO)

Meksika u godit pak minuta më parë nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 sipas shkallës Rihter, duke shkaktuar kaos dhe panik tek miliona banorë, të cilët kanë vërshuar nëpër rrugë. Së fundmi, kanë dalë edhe pamjet e para që tregojnë tmerrin që kanë përjetuar qytetet e prekura nga tërmeti me fuqi shkatërruese. Siç shihet dhe në videot e publikuara në mediat sociale, ndërtesat shkunden bashkë me shtyllat e tensionit, ndërsa në disa pamje të tjera një prej qytetarëve thotë se është tërhequr deti. Deri më tani nuk ka raportime për lëndime në njerëz apo dëme serioze materiale, ndërkohë...

Continue reading...

Koronavirusi, numra shqetësues në komunën e Çairit

Komunat e Shkupit kryesojnë me numrin e të infektuarve. Duke përfshirë edhe rastet e publikuara në raportin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, numër treshifshor të rasteve aktive ka në Çair 402 raste, e dyta renditet Gazi Baba me 150 raste aktive, më pas vjen Buteli, Saraji, Aerodromi, Qendra dhe Karposhi. Shkupi regjistron 1734 raste aktive. Nr. i rasteve aktive në Komunat e Shkupit Çair – 402 • Gazi Baba – 150 • Butel – 138 • Saraj– 137 • Aerodrom – 136 • Qendër – 131 • Karposh – 116 • Kisella Vodë – 98 • Studeniçan – 86...

Continue reading...

I gjithë i kabineti i Hotit braktis sallën e Kuvendit kur Vjosa Osmani merr fjalën në Kuvend

Përplasja e brendshme dhe tensionet brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës po vazhdojnë, mospakënaqësia e zyrtarëve të LDK’së me kryeparlamentaren Vjosa Osmani tani po shfaqet hapur, shkruan Gazeta Metro. Derisa Vjosa Osmani ka marrë fjalën që të flasë rreth shkuarjes së kryeministrit Avdullah Hoti në Shtëpinë e Bardhë me 27 qershor, i gjithë kabineti i Qeverisë Hoti ka lëshuar sallën e Kuvendit duke mos e dëgjuar fjalimin e saj. Kryeministri Avdullah Hoti dhe zëvendësi i tij u larguan nga salla e Kuvendit porsa Osmani doli në foltore, po sa filloi ajo fjalimin nga salla doli edhe zëvendëskryeministrja Albulena Balaj dhe Driton...

Continue reading...