Kuvendi i Shqipërisë rrëzoi dy dekrete të Presidentit Ilir Meta, atë për shërbimet e pagesave dhe shtesën e kontratës së koncensionit në Porto-Romano Durrës. Votimet e rendit të ditës në seancën e sotme plenare të Kuvendit Miratohet me 92 vota pro, 11 kundër, 9 abstenim Akti Normativ nr. 21, datë 27.05.2020 “Për disa ndryshime në aktin normativ nr. 9, datë 25.03.2020 të Këshillit të Ministrave “Për marrjen e masave të veçanta në fushën e veprimtarisë gjyqësore, gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19” miratuar me ligjin nr. 30/2020” Miratohet me 94 pro, 13 kundër, 5 abstenim, Akti...
Continue reading...ejona
Si ndihet tërmeti me magnitudë 7.5 në katin e 19-të, shihni pamjet e frikshme që po bëjnë xhiron e botës (VIDEO)
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.5 të shkallës Rihter goditi shtetin meksikan të Oaxaca dy ditë më parë. Si pasojë e lëkundjeve të fuqishme, pamjet e postuara në mediat sociale, tregojnë sesi ndërtesat dhe shtyllat në rrugë lëkunden sa në një anë në tjetrën. Tërmeti e goditi vendin mëngjesin e së martës, ndërsa Shërbimi Kombëtar Sizmologjik i Meksikës raportoi fillimisht se lëkundjet ishin me një madhësi prej 7.1 përpara se ta përditësohej në 7.5 nga Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara. Por disa banorë kanë filmuar edhe pamjet sesi është ndjerë ky tërmet i fuqishëm në katin e 19-të...
Continue reading...Fjalimi i Ramës në Kuvend për Kosovën dhe akuzat ndaj Thaçit, vjen reagimi surprizë nga ish presidenti
Ish- Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka reaguar pas fjalimit të sotëm të kryeministrit Rama për aktakuzat ndaj Thaçit dhe Veselit. Nishani thotë se Rama është ushtari i Beogradit në Tiranë dhe hodhi gurin në kurthin për për copëtimin e trojeve shqiptare në Kosovë kurse tani shqetësohet për luftëtarët e UÇK-së. STATUSI NGA BUJAR NISHANI: “Ushtari i Beogradit në Tiranë, u shfaq në tragjikomedinë e sforcuar nga salla e Parlamentit të turpit, për tu rikthyer si patrioti i madh sureal i kombit. I pabesi që “hodhi gurin e fshehu dorën” në kurthin e madh të copëtimit të ri të trojeve...
Continue reading...Publikohet drafti! A do të jetë Shqipëria në listën e vendeve që do të lejohen të udhëtojnë në BE më 1 korrik?
Zyrtarët në Bruksel po debatojnë se kush do të lejohet të hyjë në BE kur kufijtë ndërkombëtarë të bllokut të hapen më 1 korrik dhe se kush do të mbetet jashtë. Lista e nxjerrë ka nxitur tashmë polemika, pasi burime të brendshme zbuluan se Shtetet e Bashkuara – prekur më keqazi në mbarë botën nga COVID-19 me më shumë se 2.4 milionë të prekur nuk ishte në të. Brazili dhe Rusia gjithashtu besohet të jenë në listën që i ndalohet hyrja për shkak të përgjigjes kanë pasur ndaj COVID-19. Të enjten zyrtarët europianë dështuan të arrijnë në një vendim mbi...
Continue reading...KOMENT/ Sela dhe Taravari të pa qëndrueshëm në qëllimet e tyre politike, tradhëtuan disa herë votuesit
Dy figurat më kryesore në Aleancën për Shqiptarët, kreu i saj Ziadin Sela dhe Arben Taravari kryetari aktual i Komunës së Gostivarit në vijimësinë politike të tyre karakterizohen për jo-qëndrueshmëri dhe luhatje të shumta në synimet dhe qëllimet e tyre politike, shkruan InfoShqip. Duke shikuar në të kaluarën hasim në disa veprime që Sela dhe Taravari i kanë bërë në një periudhë të shkurtër. Sela fillimisht mori besimin e qytetarëve të Strugës për të udhëhequr me pushtetin lokal, ku si kryetar komune pas shumë premtimesh ndaj struganëve, braktisi postin e kryetarit të komunës për të kandiduar për deputet në parlamentin...
Continue reading...Spahiu: Partitë maqedonase pranojnë edhe Amdi Bajramin për kryeministër, vetëm shqiptarin jo
Kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Dibër, Artin Spahiu, ka reaguar mbi kundërshtinë e madhe që po bëjnë partitë maqedonase mbi idenë e kryeministrit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, shkruan InfoShqip. Spahiu përkujton rastin në vitet 2002-2006 ku LSDM-ja kishte për kryeministër një jo-maqedonas, Hari Kostovin e nacionalitetit vllah, dhe po të njejtët, pas 15 vitesh kundërshtojnë ashpër një kryeministër shqiptar, jo pse nuk është maqedonas, por për të vetmin fakt pse është shqiptar. Në vijim mund ta ndiqni të plotë deklaratën e Spahiut: “Partitë maqedone aq shumë i urrejnë shqiptarët dhe barazinë e plotë me to,...
Continue reading...Thaçi dhe Veseli akuzohen, Avdullah Hoti anulon vizitën në Uashington
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka njoftuar se për shkak të zhvillimeve të reja nuk do të marrë pjesë në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë. Përmes një postimi në Facebook, Hoti tha se për këtë ka njoftuar edhe ambasadorin Richard Grenell. Postimi i kryeministrit Hoti: “Për shkak të zhvillimeve të reja në Prishtinë si rezultat i akuzave të dorëzuara nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, më duhet të kthehem në Prishtinë për tu marrë me situatën. E kam njoftuar Ambasadorin Grenell se nuk mund të marrë pjesë në takimin e datës 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë....
Continue reading...Këshilltari në partinë e Merkelit: Rama derdh lot krokodili për Thaçin e Veselin, ka bërë pakt me Vuçiçin, armikun e shqiptarëve
Martin Henze, këshilltari politik gjerman në partinë e Angela Merkel, CDU, ka komentuar reagimet e liderëve të politikës shqiptare lidhur me thirrjen nga Gjykata Speciale të Presidentit të Kosvës, Hashim Thaçi dhe kreut të PDK, Kadri Veseli. Ai në një postim në Twitter shkruan se presidenti Ilir Meta dhe lideri i opozitës Basha janë të besueshëm në ato që thonë, ndërsa Rama ka bërë pakt me armikun e shqiptarëve, Vuçiçin, ndaj ato sot derdh lot krokodili për Thaçin e Veselin. “Presidenti Meta dhe lideri i opozitës Basha, siç e shohim ne evropianët, janë të besueshëm. Rama ka bërë një pakt...
Continue reading...Francezja “Le Canard enchaine”, kundër Macron: Erdogan, lojtari i vetëm i ndershëm në Libi
Revista franceze “Le Canard enchaine” shkruan se Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është i vetmi udhëheqës që luan një lojë të ndershme në Libi, e cila ka qenë skena e një krize të thellë politike dhe të sigurisë për gati një dekadë. Duke cituar mendimet e ish-diplomatëve francezë, gazeta franceze shkruan në kolonën e djeshme se autoritetet turke nuk po i fshehin qëllimet dhe interesat e tyre legjitime në Mesdhe. Teksti u botua me titullin “Vetëm Turqia luan një lojë të ndershme në Libi”, e cila është një lloj përgjigje ndaj deklaratës së fundit të Presidentit francez Emmanuel Macron, i...
Continue reading...Reagimi i parë i Presidentit Thaçi pas lajmit se ka aktakuzë në Hagë
Presidenti Hashim Thaçi është lajmëruar për herë të parë që nga koha kur Zyra Prokurorit Special njoftoi se ka dorëzuar aktakuzë kundër tij dhe Kadri Veselit nën dyshimet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Thaçi, i cili akoma nuk është deklaruar personalisht rreth akuzave të Zyres së Prokurorit në ballinën e profilit të tij në Facebook ka vendosur emblemën e UÇK’së. Pas lajmit për aktakuzë, Presidenti Hashim Thaci, i cili ishte nisur për në Uashington, anuloi vizitën e tij në Shtëpinë e Bardhë. Lajmin e dha Richard Grenell, emisar i Presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë – Serbi....
Continue reading...




