Zyrtarët në Bruksel po debatojnë se kush do të lejohet të hyjë në BE kur kufijtë ndërkombëtarë të bllokut të hapen më 1 korrik dhe se kush do të mbetet jashtë.
Lista e nxjerrë ka nxitur tashmë polemika, pasi burime të brendshme zbuluan se Shtetet e Bashkuara – prekur më keqazi në mbarë botën nga COVID-19 me më shumë se 2.4 milionë të prekur nuk ishte në të.
Brazili dhe Rusia gjithashtu besohet të jenë në listën që i ndalohet hyrja për shkak të përgjigjes kanë pasur ndaj COVID-19.
Të enjten zyrtarët europianë dështuan të arrijnë në një vendim mbi vendet që nuk lejohet të hyjnë edhe pasi të hapen kufijtë e jashtëm të bllokut, ku një diplomat i BE i tha Euronews se zyrtarët nuk “arritën një marrëveshje” dhe se bisedimet do të vazhdojnë të premten.
Thuhet se ende ka dyshime për datën e hapjes, ku sugjerojnë se marrëveshjet nuk do të arrijnë të kapin këtë afat.
Lista e shteteve që do të lejohen të hyjnë në BE sipas draftit janë:
Shqipëria
Vatikani
Monako
Mali i Zi
Andorra
Serbia