Si ndihet tërmeti me magnitudë 7.5 në katin e 19-të, shihni pamjet e frikshme që po bëjnë xhiron e botës (VIDEO)

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.5 të shkallës Rihter goditi shtetin meksikan të Oaxaca dy ditë më parë. Si pasojë e lëkundjeve të fuqishme, pamjet e postuara në mediat sociale, tregojnë sesi ndërtesat dhe shtyllat në rrugë lëkunden sa në një anë në tjetrën.

Tërmeti e goditi vendin mëngjesin e së martës, ndërsa Shërbimi Kombëtar Sizmologjik i Meksikës raportoi fillimisht se lëkundjet ishin me një madhësi prej 7.1 përpara se ta përditësohej në 7.5 nga Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara.

Por disa banorë kanë filmuar edhe pamjet sesi është ndjerë ky tërmet i fuqishëm në katin e 19-të të një ndërtese në Meksikë.

VIDEO: