Reagimi i parë i Presidentit Thaçi pas lajmit se ka aktakuzë në Hagë

Presidenti Hashim Thaçi është lajmëruar për herë të parë që nga koha kur Zyra Prokurorit Special njoftoi se ka dorëzuar aktakuzë kundër tij dhe Kadri Veselit nën dyshimet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Thaçi, i cili akoma nuk është deklaruar personalisht rreth akuzave të Zyres së Prokurorit në ballinën e profilit të tij në Facebook ka vendosur emblemën e UÇK’së.

Pas lajmit për aktakuzë, Presidenti Hashim Thaci, i cili ishte nisur për në Uashington, anuloi vizitën e tij në Shtëpinë e Bardhë. Lajmin e dha Richard Grenell, emisar i Presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë – Serbi.

Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi se ka dorëzuar aktakuzë kundër Thaçit dhe Veselit.