ejona

Evgjeni Thaçi: Vetëm Serbia mund të gëzohet për ngritjen e aktakuzave nga Specialja

Evgjeni Thaçi, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, njëherazi mbesa e presidentit, Hashim Thaçi, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzave nga Specialja për presidentin Hashim Thaçi dhe kreun e PDK-së, Kadri Veseli. Thaçi ka thënë se UÇK, jo vetëm që ka bërë luftë të drejtë por edhe të pastër, dhe se nuk ka kush që e ndryshon këtë fakt, transmeton Telegrafi. “Ne fund të fundit, e si do të mund të ishte ndryshe një ushtri e një vendi të dy milionë heronjve. Sa herë që ndodhin mosmarrëveshje mes fuqive të mëdha të botës, në një farë mënyre e gjejmë vetën...

Continue reading...

Momenti rrëqethës, i moshuari puth pasaportën shqiptare që iu mohua në komunizëm (VIDEO)

Një i moshuar i ka prekur të gjithë me gjestin që ka bërë kur ka marrë pasaportën shqiptare. Të moshuarit iu mohua shtetësia shqiptare pasi u arratis gjatë periudhës së komunizmit. Ndërsa së fundmi ai është pajisur me pasaportën shqiptare, të cilën nuk ka mundur ta ketë më herët. Në një video të shpërndarë në rrjet shihet se i moshuari puth pasaportën, e cila iu dha dhuratë për 100 –vjetorin e tij të lindjes. Video:   View this post on Instagram   Gjest prekes🥺❤😥 Iu mohua shtetesia shqiptare pasi u arratis gjate periudhes se komunizmit, i moshuari puth pasaporten e...

Continue reading...

OBSH nxjerr listën e vendeve ku po rriten rastet me Covid-19, mes tyre edhe Maqedonia e Veriut

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar së fundmi se po regjistrohen rritje javore në Evropë, për herë të parë në disa muaj. Në 11 vende “transmetimi i përshpejtuar” ka ka çuar në një rishfaqje shumë domethënëse që nëse lihet e pakontrolluar mund t’i shtyjë sistemet shëndetësore në kaos edhe një herë në Evropë “ deklaroi të enjten drejtori i OBSH për Evropën, Hans Kluge. Këto vende, për të cilat OBSH tha se po regjistrojnë rritje të rasteve me Covid-19 janë: Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bosnja dhe Hercegovina, Kazakistani, Kosova, Kirgizistani, Maqedonia e Veriut, Republika e Moldavisë, Suedia dhe Ukraina. Kujtojmë këtu...

Continue reading...

Kush janë 2 vajzat “misterioze” të Putin, jeta e bjondeve që u mbajt larg mediave

Zbulohen fotot sekrete të vajzave të presidentit rus Vladimir Putin, pjesë e një koleksioni privat. Imazhet shfaqin Marian dhe Katerinën, të dyja nga martesa e parë e Vladimir Putin, kur ishin ende adoleshente, përpara se Putin të betohej si president në vitet 2000. Prej vitesh, edhe pse pjesë e skenës politike, Putin është përpjekur që fëmijët e tij ti mbajë larg syrit të publikut, edhe pse sot janë mbi të 30-tat. 2 vajzat e tij jetojnë larg të atit, aq sa shumë rrallë shihen e mezi flasin me njëri tjetrin. Në foto ato shihen në ambientet e Kremlinit apo teksa...

Continue reading...

U infektua me koronavirus, Flor Binaj zbulon i mërzitur si po i shkon karantina

Aktori i njohur i humorit Florjan Binaj pak ditë më parë deklaroi se ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Aktori tregoi se gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe nuk ka asnjë lloj simptome. Prej disa ditësh Flori është karantinuar në shtëpi dhe së fundmi ka treguar si po i kalon këto ditë në izolim. Aktori ka postuar në Instastory një video të një qeni që shfaqet duke fjetur duke treguar kështu se edhe ai po fle shumë gjumë këtë periudhë. “Të shtatat e karantinës”, shkruan Flori krah videos duke e shoqeruar me nje emoji te merzitur.

Continue reading...

Williamson: Vetëpërmbahuni, akuzat janë ndaj individëve dhe jo UÇK-së

Clint Williamson, ish-ambasadori i Përgjithshëm i SHBA-së për Çështjet e Krimeve të Luftës që shërbeu si Prokuror Special i Bashkimit Europian për krimet e luftës të kryera nga shqiptarët e Kosovës gjatë dhe pas luftës së vitit 1999 në Kosovë, ka publikuar gjetjet e hetimeve në vitin 2014 ku thotë se ajo që u deklarua atëherë është mëse aktuale. Ai theksoi se hetimi ishte ndaj individëve dhe assesi ndaj UÇK-së si tërësi dhe si e tillë duhet të shihet, megjithatë ai beri thirrje për vetëpërmbajtje ndaj atyre që në zemërim e sipër reagojnë kundër propozim-aktakuzës së Thaçit dhe Veselit. Deklarata...

Continue reading...

Veseli: Historia e Kosovës një herë është shkruar

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli deklaroi se lufta e UÇK-së ishte e shenjtë dhe luftëtarët e lirisë kanë mbrojtur popullin, familjet, shtëpitë dhe nderin e tyre. Lideri i PDK-së në një shkrim në Facebook, u shpreh se prej ditës së parë ka qenë në UÇK dhe do t’i shërbej kombit deri në fund. “Ai që ka qenë luftëtar, nuk mërzitet sepse e di pse ka luftuar. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e shenjtë dhe luftëtarët e lirisë kanë mbrojtur popullin, familjet, shtëpitë dhe nderin e tyre. Prej ditës së parë kam qenë në UÇK dhe do t’i shërbej...

Continue reading...

Haxhiu: E pafalshme se si asnjëherë krimet e Serbisë nuk janë trajtuar seriozisht

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë e drejtë për çlirim. Kështu deklaroi Albulena Haxhiu e Lëvizjes Vetëvendosje. Haxhiu tutje kujtoi kohën kur u votua Gjykata Speciale, duke thënë se votimi i kësaj gjykate ishte padrejtësia më e madhe që nga paslufta. “Historikisht për atë votim do mbahen mend deputetët që e votuan dhe ata të cilët bën presion mbi deputetët e Kuvendit! Shumë lutje e kërkesa për mosvotim i kemi bërë në atë kohë ndaj deputetëve, e kontestuam edhe në Gjykatën Kushtetuese. Aq e rëndë ishte goditja që planifikonin t’ia bënin luftës për çlirim, saqë më kujtohet se...

Continue reading...

Mustafa: Hoti duhet ta vlerësojë nëse do të shkojë në Washington

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se i takon kryeministrit Avdullah Hoti që të vendosë nëse dëshiron të marrë pjesë në takimin e 27 qershorit në Uashington me palën serbe, pasi presidenti Hashim Thaçi anuloi vizitën, pas propozim aktakuzës nga Zyra e Prokurorit Special e Gjykatës Speciale në Hagë. Ai këto komente i bëri sonte pas një takimi urgjent të kësaj partie, pas inicimit të Speciales për propozim-aktakuzë kundër presidentit Thaçi dhe kreut të PDK-së Kadri Veseli. “Nuk mund ta deklaroi këtë kryeministri do të vlerësojë vetë sepse kemi një situatë të re dhe në këtë situatë të re...

Continue reading...

50-vjeçari flet nga Infektivi: Është sëmundje e tmerrshme, po vuaj (VIDEO)

Ky 50-vjeçar është një prej 82 pacientëve të shtruar në spitalin infektiv në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, i cili prej dy javësh po lufton me koronavirusin. “Është një sëmundje e tmerrshme. Është shumë e tmerrshme, unë po vuaj shumë”. Pacienti nga Shkodra nuk ka sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Në ditët e para të sëmundjes ai thotë se nuk mbushej dot me frymë. Madje edhe tani në spital ende nuk e ka rikuperuar plotësisht veten. “Është në sëmundje që të merr frymën. Respektoni rregullat, ruani veten, ruani familjen dhe shoqërinë”. Sipas bluzave të bardha në pavionin infektiv po marrin ndihmë...

Continue reading...