Kuvendi “rrëzon” Ilir Metën, ja çfarë ndodhi gjatë seancës plenare

Kuvendi i Shqipërisë rrëzoi dy dekrete të Presidentit Ilir Meta, atë për shërbimet e pagesave dhe shtesën e kontratës së koncensionit në Porto-Romano Durrës.

Votimet e rendit të ditës në seancën e sotme plenare të Kuvendit

Miratohet me 92 vota pro, 11 kundër, 9 abstenim Akti Normativ nr. 21, datë 27.05.2020 “Për disa ndryshime në aktin normativ nr. 9, datë 25.03.2020 të Këshillit të Ministrave “Për marrjen e masave të veçanta në fushën e veprimtarisë gjyqësore, gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19” miratuar me ligjin nr. 30/2020”

Miratohet me 94 pro, 13 kundër, 5 abstenim, Akti normativ nr. 22, datë 27.05.2020 “Për shfuqizimin e aktit normativ nr. 13 datë 02.04.2020 të Këshillit të Ministrave “Për marrjen e masave të veçanta në fushën e veprimtarisë së shërbimit përmbarimor gjyqësor, ndërmjetësimit dhe administrimit të procedurave të falimentimit gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19” miratuar me ligjin nr. 34/2020”.

Miratohet me 98 pro, 10 kundër 3 abstenim, Akti Normativ nr. 23, datë 03.06.2020

“Për një shtesë në ligjin nr. 8668, datë 23.10.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, të ndryshuar”.

Miratohet me 91 pro, 13 kundër dhe 4 abstenim projektligji “Për organizimin dhe funksionimin e shërbimit të provës”.

Miratohet me 92 vota pro, 12 kundër dhe 3 abstenim projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8331, datë 21.4.1998, “Për ekzekutimin e vendimeve penale”, të ndryshuar”.

Miratohet me 91 vota pro projektligji “Për Policinë e Burgjeve”

Miratohet me 92 vota pro dhe 9 kundër projektligji “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

Rrëzohet projektligji “Për përjashtimin nga emërimi, zgjedhja në organe drejtuese dhe të punësimit në funksione publike, shtetërore dhe politike të ish – funksionarëve, nëpunësve qe kanë ushtruar detyra drejtuese në periudhën 28.11.1944 – 08.12.1990”.

Rrëzohet me 89 vota kundër dekret i Presidentit të Republikës nr. 11.493, datë 01.06.2020 “Për kthimin e ligjit nr. 55/2020 “Për shërbimet e pagesave”.

Rrëzohet me 85 vota kundër dekreti i Presidentit të Republikës nr. 11.486, datë 22.05.2020 “Për kthimin e ligjit nr. 58/2020 “Për miratimin e shtesës së kontratës së koncensionit të formës “BOT” (ndërtim, shfrytëzim dhe transferim) të një porti të llojit MBM në Porto-Romano Durrës, miratuar me ligjin nr. 104/2015 ndërmjet ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqërisë koncensionare “Porti MBM (Multy Buoy Mooring)” të ndryshuar””.

Miratohet me 89 vota pro projektvendimi “Për ngritjen e nënkomisionit për monitorimin e zbatimit të buxhetit të shtetit dhe kontrollin e tij, në përbërje të komisionit të përhershëm parlamentar për Ekonominë dhe Financat”.