Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka njoftuar se për shkak të zhvillimeve të reja nuk do të marrë pjesë në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti tha se për këtë ka njoftuar edhe ambasadorin Richard Grenell.
Postimi i kryeministrit Hoti:
“Për shkak të zhvillimeve të reja në Prishtinë si rezultat i akuzave të dorëzuara nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, më duhet të kthehem në Prishtinë për tu marrë me situatën. E kam njoftuar Ambasadorin Grenell se nuk mund të marrë pjesë në takimin e datës 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë.
Kujtojmë se zyra e Prokurorit të Specializuar, me seli në Hagë, ditën e djeshme tha se më 24 prill ka paraqitur në Dhomat e Specializuara një aktakuzë për shqyrtim, e cila akuzon presidentin e Kosovës, Hashi Thaçi, ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, dhe të tjerë me krime lufte dhe kundër njerëzimit. Në aktakuzë pretendohet se ata janë përgjegjës për 100 gjëra të paligjshme, qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë” – shkruan ai.
Për këtë arsye, edhe presidenti Hashim Thaçi e anuloi dje (24 qershor) vizitën e tij në Uashington.