Modetarorja Arbana Osmani është kritikuar nga ndjekësit pasi ka ndarë disa foto e video të Jonit dhe mbesës së saj, Kendrës, ku fëmijët shihen duke gatuar. “Shefa të rinj në shtëpi”, ka shkruar Arbana. E kritikuan për fëmijët, reagon Arbana Osmani, iu mbyll Reagimi i fundit i Arbanës ka lënë të kuptohet se nuk kanë qenë të paktë ata të cilët kanë ngritur si problem faktin se fëmijët mund të digjen në gatim e sipër. “Nuk janë dj egue ndonjëherë dhe nëse ndodh se di gjen pakëz, nuk është fundi i botës”, ka shkruar Arbana. Ajo është shprehur se si...
Continue reading...ejona
Jam shqiptar nga Maqedonia, por uroj që sonte të fitoj Kosova
Prof.dr. Arbër Çeliku, profesori i njohur universitar i UT-së, që aktualisht po ligjëron në një nga universitetet prestigjioze amerikane ka bërë të qartë se për kë sonte do bëj tifo në përballjen Maqedoni e Veriut – Kosovë. Ja çka shkruan profesori kërçovar në një porosi të tij në rrjetet sociale: “Shtetësia është tjetër gjë, përkatësia kombëtare tjetër… Këto koncepte i ngatërrojnë vetëm ata, të cilët nuk dinë çka janë… Unë jam shqiptar dhe e dua verberisht kombin tim. Gjaku nuk bëhet ujë, as ndjenjat nuk janë mall që shiten lirë në pazar. Sot unë jam për Kosovën dhe uroj me...
Continue reading...“Shqipëria e Madhe”, Tirana i dërgon notë proteste, Serbia: S’e pranuam, e papranueshme
Tirana zyrtare njofton se i ka nisur notën e protestës Serbisë pas deklaratave të ministrit të Mbrojtjes Vulin se Edi Rama po punon për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”, nisur nga deklarata në mbledhjen e dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës të premten e kaluar se Porti i Durrësit do të jetë “de facto” i Kosovës. Paralajmërimin për këtë hap e bëri vetë Edi Rama dy ditë më parë, ndërsa është zyrtarizuar, teksa sipas ministrisë së Jashtme është thirrur ambasadori serb në Tiranë dhe i është dorëzuar nota e protestës. Shqipëria kërkon dënimin dhe distancimin e Beogradit nga këto deklarata,...
Continue reading...Gjithçka u zbulua pasi fëmijët dolën duke qarë në dritare: Drama që të këput shpirtin
Drama e fëmijëve sirianë të ikur nga lufta ka përfshirë të gjithë Europën. Skena me mbytje apo kalim të kufirit greko-turk përmes vuajtjesh të mëdha duke rrezikuar jetën kanë qenë përherë lajm i parë në media. Sëfundmi, është një ngjarje e ndodhur në Stamboll ajo që ka prekur zemrat e të gjithëve. Mediat lokale raportojnë se tre fëmijë ishin lënë vetëm në bodrumin e një banese në një lagje të Stambollit. Pasi kishte kaluar disa orë dhe prindërit nuk ishin aty për t’i ushqyer, ata kanë dalë në dritaren e banesës duke kërkuar ndihmë prej kalimtarëve. Shumë prej kalimtarëve u...
Continue reading...Vjen lajmi nga Holanda: Nuk ka negociata me Shqipërinë, të ndahet Shkupi nga Tirana
Sot ministri i Jashtëm holandez Stef Blok u tha deputetëve në Hagë se do të kërkojë ndarjen e Shkupit nga Tirana pasi sipas tij vetëm Maqedonia e Veriut ka plotësuar kushtet që të hapë negociatat në muajin Dhjetor. Reagimi vjen pak ditë para se ministrat e Jashtëm të mblidhen me 13 Tetor në Luksemburg. “Ne mirëpresim dallimin e bërë midis kornizave negociatore për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kjo është në përputhje me qëllimin e qeverisë për të shkëputur fatin e tyre për negociatat sepse në fund të fundit negociatat duhet të bazohen në meritat individuale të të dy vendeve....
Continue reading...Më e shtrenjta në botë, s’jua merr mendja sa i kushton çanta Melania Trump (FOTO)
Melania Trump është mjaft e njohur për shpenzimet në gardëroba të shtrenjta, por nuk janë vetëm rrobat e saj që janë të trendit më të fundit. Zonja e parë e Shtëpisë së Bardhë, gjatë ditës së e martë është parë me një aksesor, çmimi i së cilës është mjaft i lartë, rreth 12 mijë dollarë. Gjatë një takimi zyrtar të saj, Melania është parë duke mbajtur një çantë të markës ‘Hermes Birkin’, që cilësohet si më të shtrenjtat në botë. Çantat ‘Birkin’ morën emrin prej aktores dhe këngëtares, Jane Birkin, ndërsa tani po konsiderohen si më luksozet. 50-vjeçarja mund të...
Continue reading...Dronët luftarakë, Financial Times: Turqia po sfidon SHBA, Izraelin dhe Kinën
Prestigjozja britanike Financial Times shkruan se Turqia është bërë një konkurrent serioz në fushën e dronëve të armatosur për SHBA, Izraelin dhe Kinën dhe se është një fuqi në rritje. Teksti thekson se ushtria azerbajxhanase publikoi pamjet e dronëve të prodhuara nga Turqia që shkatërruan dhjetra sisteme armene të mbrojtjes ajrore, njësi artilerie dhe tanke. Krahina eNago-Karabakut është, pas Sirisë, Libisë, Irakut verior dhe Mesdheut Lindor, zona e pestë e konfliktit të huaj në të cilën përdoren dronë të bërë nga Turqia, shtoi teksti. “Forcimi i industrisë turke të dronëve është rezultat i 20 viteve përpjekje për të forcuar industrinë...
Continue reading...Anton Quni: Djali im ngarkon e shkarkon mobile në Vjenë, vajza punon në kozmetikë, po të bëja pazare me PDK-në do t’i rehatoja në institucione
Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, ka thënë se po të donte të bënte pazare me Partinë Demokratike të Kosovës, do t’i rehatonte në institucione fëmijët e tij. Ai ka thënë se dy djem të tij jetojnë në perëndim, ku njëri ka punuar në ndërtimtari, por që së fundmi ka ndërruar punën, kurse tjetri djalë shkarkon mobile në depo të ndryshme në Vjenë të Austrisë, kurse për vajzën kja deklaruar se i punon në një dyqan të kozmetikës. “Unë të tre fëmijët e mi i kam me diploma universitare. Me një kërcitje të gishtave, unë do t’i vendosja fëmijët e mi...
Continue reading...Sondazhi i fundit në Kosovë, ja si qëndrojnë VV, PDK, LDK dhe AAK
Një vit pas zgjedhjeve të 6 tetorit, disponimi i votuesve ka lëvizur ndjeshëm. Sondazhi më i ri është bërë nga njëra prej ambasadave perëndimore në Prishtinë, e njohur për redaksinë. Rezultatet janë mësuar para pak ditësh, por nuk janë bërë publike. Megjithatë, Syri.net ka arritur t’i mësojë disa prej të dhënave që kanë dalë nga ky anketim i opinionit publik. Në vendin e parë sipas sondazhit, renditet sërish Lëvizja Vetëvendosje, por kësaj radhe me një diferencë të thellë nga rivalët e saj. Nëse zgjedhjet do të mbaheshin tani, për partinë e ish-kryeministrit Abin Kurti do të votonin rreth 48 për...
Continue reading...E ka parë Zoti, Xhemi Shehu jeton mes luksit në një supervilë: Ja si e ka mobiluar (FOTO)
ukuroshja e ekranit Xhemi Shehu është një nga personazhet me të dashur për të gjithë publikun shqiptar. Ajo është shumë aktive në rrjetin social që nuk ka postuar edhe disa foto nga shtepia e saj. Orinda Huta dhe bashkeshorti i saj Turjan Hyska ishin te ftuar kete here ne shtepine e Xhemit. Ne nje para fotove te postuara Xhemi eshte me Orinden dhe Migena Merdanin duke qeshur dhe duke festuar. Vajzat shfaqen ne kuzhine e cila duket mjaft moderne dhe ngjyra qe mbizoteron eshte e bardha. Orinda me ane te nje foto te postuar ne rrjetin soial “Instagram” tregon se...
Continue reading...




