Gjithçka u zbulua pasi fëmijët dolën duke qarë në dritare: Drama që të këput shpirtin

Drama e fëmijëve sirianë të ikur nga lufta ka përfshirë të gjithë Europën. Skena me mbytje apo kalim të kufirit greko-turk përmes vuajtjesh të mëdha duke rrezikuar jetën kanë qenë përherë lajm i parë në media.

Sëfundmi, është një ngjarje e ndodhur në Stamboll ajo që ka prekur zemrat e të gjithëve.

Mediat lokale raportojnë se tre fëmijë ishin lënë vetëm në bodrumin e një banese në një lagje të Stambollit. Pasi kishte kaluar disa orë dhe prindërit nuk ishin aty për t’i ushqyer, ata kanë dalë në dritaren e banesës duke kërkuar ndihmë prej kalimtarëve.

Shumë prej kalimtarëve u mblodhën aty duke i ushqyer me qumësht, biskota dhe ujë, ndërsa policia filloi të kërkojë për prindërit.

Pas disa orësh u gjet vetëm babai, i cili u shpreh se kishte dalë nga banesa për të marrë ushqim dhe pampers, pasi kishin mbaruar, ndërsa theksoi se nëna i kishte braktisur fëmijët dhe kishte ikur nga shtëpia.