Jam shqiptar nga Maqedonia, por uroj që sonte të fitoj Kosova

Prof.dr. Arbër Çeliku, profesori i njohur universitar i UT-së, që aktualisht po ligjëron në një nga universitetet prestigjioze amerikane ka bërë të qartë se për kë sonte do bëj tifo në përballjen Maqedoni e Veriut – Kosovë.

Ja çka shkruan profesori kërçovar në një porosi të tij në rrjetet sociale:

“Shtetësia është tjetër gjë, përkatësia kombëtare tjetër… Këto koncepte i ngatërrojnë vetëm ata, të cilët nuk dinë çka janë…

Unë jam shqiptar dhe e dua verberisht kombin tim. Gjaku nuk bëhet ujë, as ndjenjat nuk janë mall që shiten lirë në pazar.

Sot unë jam për Kosovën dhe uroj me zemër të korrë fitore në Shkup!

Ëndërr e kam që Kombëtaren e Kosovës ta shoh në Kamionatin Evropian. Kujtoj se edhe të parët tanë do të gëzohen në varr, sepse, sa ishin gjallë, nuk e përjetuan ëndrrën e tyre shekullore për një Kosovë të lirë dhe të pavarur…
Forca djema! Na bëni krenarë!”