ejona

Martohen Aida dhe Naseri, këto janë pamjet e para (FOTO)

Një javë më parë, Prive.al bëri të ditur lajmin se këngëtarja Aida Doçi është fejuar me Naser Qelin, menaxherin e saj shumëvjeçar të karrierës. E duket se pas kthimit nga Turqia, radha ka qenë për një tjetër hap, atë të martesës. Prive.al ka siguruar fotografi të realizuara sot që shfaqin Aidën nuse shoqëruar me një urim për martesë. Ceremonia është zhvilluar në shtëpi, mbase edhe për shkak të situatës me pandeminë por sërish, brenda traditave tona për marrjen e nuses. Shumë urime çiftit! /prive.al

Continue reading...

Porti i Durrësit për Kosovën, nuk përmbahet mitropoliti grek: Shqiptarët po bashkohen

Kryeministri Edi Rama deklaroi pas mbledhjes së përbashkët mes qeverive se “porti i Durrësit do të jetë de facto i Kosovës”. Kjo deklaratë ka shkaktuar jo pak reagime në Greqi. Mitropoliti i Dropullit, Pogonit dhe Konicës, Andrea Konitsis, më anë të një reagimi, shprehet se me këtë vendim Shqipëria po shkon drejt aneksimit të Kosovës me qëllim përmbushjen e ëndrrës së “Shqipërisë së Madhe”. Kjo deklaratë, sipas Konitsis kaloi pa “u vërejtur nga media greke dhe askush nuk i kushtoi vëmendje.” Megjithatë shton ai, vendimi i Ramës ka një rëndësi të madhe. Sepse, sipas tij, Shqipëria po vazhdon me aneksimin...

Continue reading...

Anita Haradinaj: Kam 17 vite që jam shumë mirë me Ramushin

Spikerja e lajmeve të mbrëmjes në RTK, Anita Muçaj-Haradinaj, ka reaguar ndaj disa thashethemeve në media dhe rrjetet sociale, supozuar për një rrahje nga bashkëshorti i saj, Ramush Haradinaj. U tha se Anita përfundoi edhe në repartin e Urgjencës në QKUK nga plagët e marra, por që një gjë e tillë rezulton të jetë e pa vërtetë. Këtë e bëri të ditur vet prezantuesja Muçaj-Haradinaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, duke u shprehur se ajo nuk ka pasur konfrontime fizike me bashkëshortin e saj, që njëherësh ka qenë ish-kryeministër i Kosovës. Ajo shkruan se ka 17 vite bashkëjetesë...

Continue reading...

Ushtria azere ofron pamje dhe bilanc: Ja si u shkatërruan 250 tanke dhe automjete të blinduara të ushtrisë armene

Ushtria azerbajxhanase tha se shkatërroi 250 tanke dhe automjete të blinduara të ushtrisë armene në një operacion të nisur për çlirimin e territoreve të okupuara. Ministria e Mbrojtjes deklaron se ushtria azere është ende duke përparuar dhe ka pastruar disa pozicione të forcave armene. “Një numër i madh i ushtarëve armenë u neutralizuan dhe pajisjet dhe armët u shkatërruan”, tha ajo në një deklaratë. Ministria deklaroi se ushtria azerbajxhanase shkatërroi 250 tanke dhe automjete të blinduara të Armenisë, 270 sisteme artilerie dhe raketash, 60 sisteme të mbrojtjes ajrore, tetë depo municioni, afërsisht 150 kamionë ushtarakë dhe automjete, e këto, nga...

Continue reading...

Putin: Rusia nuk ka asnjë detyrim për të mbrojtur Armeninë pasi konflikti nuk zhvillohet në territorin e armen

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin deklaroi se “Ne kemi përgjegjësi ndaj Armenisë në kuadër të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO). Por, konflikti nuk zhvillohet në territorin e Armenisë”, transmeton Anadolu Agency (AA). Në një deklaratë për “Rossiya 24”, kanali shtetëror rus, Putin foli për konfliktin që ka filluar në rajonin e Malësisë së Karabakut të Azerbajxhanit për shkak të sulmeve të Armenisë. Putin mbrojti idenë e tij se ngjarjet në Karabak janë një “tragjedi”. “Jemi shumë të shqetësuar sepse të gjithë njerëzit që jetojnë në Azerbajxhan, Armeni dhe në Malësinë e Karabakut nuk janë të huaj për ne....

Continue reading...

Erdoğan për Macronin: Kush je ti që propozon ristrukturimin e Islamit?

Duke mbajtur një fjalim gjatë një ngjarje në kryeqytetin Ankara të Martën, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdoğan kritikoi ashpër fjalët e fundit të Presidentit francez Emmanuel Macron rreth Islamit dhe duke i quajtur ato “mosrespekt dhe provokime”. “A kemi thënë ndonjëherë Krishterimi, Judaizmi duhet të ristrukturohet? Kush je ti që të propozosh ristrukturimin e Islamit?”, Nënvizoi Erdoğan në fjalimin e tij si shënjestër e liderit francez për ligjërimin e tij anti-islam.

Continue reading...

Pasaporta e Maqedonisë më e fuqishme se pasaporta e SHBA

Indeksi i pasaportave publikoi të dhënat për pasaportat më të fuqishme në botë, me të cilat mund lirshëm të udhëtohet pa kërkuar viza apo mund të merret vizë menjëherë sapo të hynë në vend të huaj. Sipas indeksit, Maqedonia e Veriut ndodhet e 16-ta në botë dhe është para Shqipërisë, Malit të Zi, por edhe par aSHBA-ve të cilët për shkak të coronavirusit ndodhen në vendin e 21-të. Me pasaportën e Maqedonisë së Veriut pa viza mund të shkohet në 62 vende, ndërsa para Maqedonisë nga vendet e rajonit është Kroacia e 8-ta dhe Serbia e cila radhitet në vendin...

Continue reading...

Maqedonia e Veriut zbraz liqenin e Ohrit, hapen në maksimum portat për shkarkimet në lumin Drini i Zi

Porta e Drinit të Zi, në liqenin e Ohrit, shërben për të rregulluar kuotat minimale dhe maksimale të nivelit të ujittë përcaktuara me një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Pavarësisht kësaj marrëveshje kjo portë është hapur më shumë sesa lejohet dhe kjo ka bërë që niveli i ujit të bjerë dhe të tërhiqet të paktën 20 m nga bregu në pjesën shqiptare të liqenit të Ohrit. Pavarësisht se mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ekziston një marrëveshje për menaxhimin e liqenit për të disatën herë pala maqedonase e shkel atë. Shqipëria e ka ngritur shqetësimin e saj pranë...

Continue reading...

Rama: “Vuçiq të më kërkojë ndjesë”, ministri serb i jep këtë përgjigje Rames

Ministri i Mbrojtjes në Serbi Aleksandër Vulin ka reaguar sërish duke ju përgjigjur kryeministrit Edi Rama, në lidhje me thirrjen e këtij të fundit për presidentin Vuçiç që të kërkonte falje për deklaratat e Vulin. “Kur ai mbeti pa argumente, Rama i bëri thirrje Ministrisë së Punëve të Jashtme për ndihmë. Asgjë e re, ishte kështu gjatë gjithë historisë deri në agresionin e NATO-s, dikush gjithmonë është duke thirrur për ndihmë dhe kundër serbëve”, tha Ministri i Mbrojtjes Aleksandar Vulin. “Le të kërkojë falje Rama për Shtëpinë e Verdhë, le të kërkojë falje për mbështetjen e eliminuesve nga UÇK-ja dhe...

Continue reading...

Serbia dhe ndarja e mundshme e saj

Nga: Xhelal Zejneli Ideja e ndarjes së Kosovës ka qenë e ngulitur në mendjet e nacionalistëve serbë, në të gjitha konferencat dhe takimet për Kosovën, që nga Rambujea e deri në ditët tona. Mirëpo serbët, kurrë nuk kanë dashur ta bëjnë publike një ide të tillë. Përse? Për arsye se pala që del me idenë e ndarjes së Kosovës, vetvetiu dëshmon se ajo (Kosova) nuk është e saj. Pas largimit të forcave kolonialiste serbe nga Kosova më 1999 dhe pas shpalljes së pavarësisë së saj, Beogradi e kuptoi përfundimisht se Kosovën e ka humbur përgjithmonë. Rrjedhimisht, idetë për ndarjen e...

Continue reading...