ejona

Pas triumfit të madh në UFC, Khabib përfundon në spital

Është e konfirmuar nga drejtori i UFC-së se Khabib Nurmagomedov ka përfunduar në spital, pasi ka thyer këmbën dhe gishtat e këmbës. Rusi arriti që me mjeshtri ta mposhtë kundërshtarin e tij Gaethje qysh në rundin e dytë, duke ia ndaluar atij frymarrjen. Khabib, dje njoftoi edhe pensionimin e tij nga ky kompeticion, kjo si shkak i vdekjes së babait të tij. E drejtori i UFC, White tha se ai ka thyer këmbën dhe është në spital aktualisht. “Ne jemi të gjithë me fat që e pamë atë duke luftuar sonte sepse me sa duket ai ishte në spital me...

Continue reading...

Pasi u pensionua Khabib, vjen reagimi nga McGregor

Khabib Nurmagomedov mbrojti titullin e kampionit mbrëmë ndaj Justin Gaethje, duke e mundur në raundin e tretë. Pas duelit, Khabib njoftoi se kjo përballje ishte e fundit për të duke lajmëruar tërheqjen. Për këtë, ka reaguar edhe rivali i tij, Conor McGregor: “Performancë e mirë. Unë do ta vazhdoj. Respekt dhe ngushëllime për babain sërish. Për ty dhe familjen tuaj” – shkroi McGregor.

Continue reading...

Jo vetëm titulli në UFC 254, Khabib u pasurua edhe me shumë miliona euro, fitoi dyfish më shumë se Gaethje

Mbrojtja e titullit në UFC 254 me fitore ndaj Justin Gaethje e ka bërë edhe me më shumë miliona luftëtarin nga Dagestani, Khabib Nurmagomedov. Nurmagomedov ka fituar në përballjen e zhvilluar në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dhabi apo më saktë në vendin e quajtur Fight Island. Raundi i parë prej pesë minutave ishte thuajse i barabartë me Khabib për një nuancë më të mirë, ndërsa i dyti ishte vendimtar në këtë përballje dhe Nurmagomedov tregoi forcën. Pas disa goditjeve nga të dy luftëtarët, Nurmagomedov e lidhi mirë Gaethjen me këmbë deri sa e la pa ndjenja në...

Continue reading...

Rama, Vuçiç dhe Zaev takohen online: Diskutojnë për Minishengenin Ballkanik, ftesë edhe Kosovës

Udhëheqësit e qeverive të Ballkanit Perëndimor do të bëjnë përpjekjen e radhës për të çuar përpara iniciativën e Shengenit Ballkanit. Ky nuk do të jetë një takim i ngjashëm si ato në Nish, Tiranë apo Ohër, por do të zhvillohet përmes platformës Zoom javën e ardhshme. Mbetet me interes për t’u parë pjesëmarrja e Kosovës, paçka se takimi nuk do të jetë ballë për ballë por online. Kujtojmë se një prej pikave të marrëveshjes së firmosur nga kryeministri Avdulla Hoti në Shtëpinë e Bardhë është edhe ulja në tryezën e bisedimeve të Shengenit Ballkanik. Gjatë vizitës në Shkup, homologu Maqedonisë...

Continue reading...

Erdoğan: Ne nuk jemi shtet fisnor, ne jemi Turqi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë fjalimit të tij në Kongresin e 7-të të zakonshëm të AK Partisë AK në qytetin turk Malatya, u shpreh se nuk pranon kërcënime, duke shtuar se Turqia nuk është një shtet fisnor, raporton Anadolu Agency (AA). “Hodhëm hapin (drejt SHBA-së) për avionët luftarakë F-35, paguam paratë dhe nuk na e dhatë. Nuk na e dhatë dhe na kërcënuat. Ju thatë ‘ktheni sistemin S-400 në Rusi’. Ne nuk jemi shtet fisnor, ne jemi Turqi”, theksoi presidenti Erdoğan. Në fjalën e tij, Erdoğan gjithashtu tha se kanë marrë përsipër barrën e një pjese të fatkeqësive...

Continue reading...

Presidenti Rus Putin: Ka kaluar koha kur Rusia dhe Amerika vendosnin për çdo gjë

Presidenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar se ka kaluar koha kur Shtetet e Bashkuara dhe Rusia vendosnin për gjithçka. Ai shprehu gatishmërinë për të diskutuar problemet globale me vendet e tjera, nëse paraqitet nevoja, shkruan Reuters. Putini vuri në dukje se Kina dhe Gjermania po lëvizin drejt statusit të superfuqive për sa i përket ndikimit të tyre politik dhe ekonomik. Në lidhje me zgjedhjet presidenciale në SHBA, që pritet të mbahen me 3 nëntor, Putini tha se shpreson që adiministrata e re të jetë e gatshme për dialog mbi sigurinë dhe kontrollin e armëve.

Continue reading...

Spanja përgatitet të kthejë gjendjen e emergjencës

Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez ka zhvilluar një mbledhje me ministrat për të diskutuar vendosjen e gjendjes së emergjencës. Gjendja e emergjencës në Spanjë i jep pushtet të jashtëzakonshëm qeverisë, përfshirë mundësinë për vendosjen e kufizimit të të drejtave bazë, si liria e lëvizjes. Kjo është hera e tretë që qeveria spanjolle shpall gjendjen e emergjencës. Më parë ministri i shëndetësisë lajmëroi se si do të vendoset shtetrrethimi, njësoj si në Francë. Spanja dhe Franca janë dy vendet evropiane që kanë kaluar shifrën e 1 milionë të infektuarve me Covid 19, në Evropë. Të premten, kryeministri spanjoll u shpreh se...

Continue reading...

Meda po e lë muzikën, cila është arsyeja?

Meda është ndër këngëtarët më produktiv, që nuk ndalet së publikuari këngë të reja, në mënyrë që të jetë sa më pranë adhuruesve të tij.Meda ia ka dalë që ta bëjë për vetë një pjesë të konsiderueshme të publikut që e ndjek me vëmendje të veçantë rrjedhën e karrierës së tij. Para se Meda të ishte në këtë pozicion, hit i jashtëzakonshëm ishte Adem Ramadani, që konsiderohej më i kërkuari e dëgjuari kudo, shkruan “Kosovarja”. Adem Ramadani i ka lënë dasmat, ahengjet e mbrëmjet dhe këndon vetëm këngë për fenë. A ka vendosur edhe Meda të mos këndojë më?

Continue reading...

Po jepte lajmet, por gazetarja e njohur harroi se tavolina ishte prej xhami dhe i dolën të gjitha sheshit (VIDEO)

Constanza Calabrese, gazetare televizive italiane në TG5 njihet si një prezantuese shumë tërheqëse, përveç që është një person shumë inteligjent dhe dinamik. La presentadora Constanza Calabrese olvida que su mesa era transparente – DMH Magazine® Por pakujdesia e saj bëri që të njihej në vende të ndryshme të botës, kjo nga video në YouTube. Në video gazetarja shfaqet e ulur para një tavoline xhami, ku ajo ka hapur këmbët dhe ka treguar më shumë seç duhet. Pamjet e fiksuara para pak muajsh vijojnë të bëjën xhiron e internetit.

Continue reading...

Shqipja flet për largimin nga Për’Puthen: ‘Do fundosen shumë veta’

Konkurrentja e “Për’Puthen”, pas përjashtimit (për një afat të pacaktuar) nga programi, Shqipe Hysenaj, ka reaguar përmes një postimi në Instagram Stories. “Faleminderit të gjithëve për suportin. Nuk do jua harroj kurrë dhe ta dini që me ndihmën tuaj dhe drejtësinë time do fundosen shumë veta.” – shkruan ajo. Shqipja flet për largimin nga Për’Puthen: ‘Do fundosen Shqipja u përjashtua për shkak të bullizmit dhe homofobisë së shfaqur në program.

Continue reading...