Jo vetëm titulli në UFC 254, Khabib u pasurua edhe me shumë miliona euro, fitoi dyfish më shumë se Gaethje

Mbrojtja e titullit në UFC 254 me fitore ndaj Justin Gaethje e ka bërë edhe me më shumë miliona luftëtarin nga Dagestani, Khabib Nurmagomedov.

Nurmagomedov ka fituar në përballjen e zhvilluar në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dhabi apo më saktë në vendin e quajtur Fight Island.

Raundi i parë prej pesë minutave ishte thuajse i barabartë me Khabib për një nuancë më të mirë, ndërsa i dyti ishte vendimtar në këtë përballje dhe Nurmagomedov tregoi forcën.
Pas disa goditjeve nga të dy luftëtarët, Nurmagomedov e lidhi mirë Gaethjen me këmbë deri sa e la pa ndjenja në oktogon dhe gjyqtari ia dha fitoren.

Kjo fitore ka bërë që luftëtari nga Dagestani të fitojë shumë miliona euro, apo rreth dy herë më shumë se rivali i tij amerikan.

Sipas mediave britanik, Khabib pas fitores ka fituar tetë milionë dollar të garantuara dhe rreth 12 milionë euro nga të drejtat televizive, duke shkuar në total të fitimeve prej 20 milionë dollarësh.

Në anën tjetër, Gaethje ka fituar rreth 7 milionë dollar, me 5 milionë të garantuara, 1 milion nga UFC dhe rreth 1 milion nga të drejtat televizive.