ejona

Dështim amerikan në Nago-Karabak: Armëpushimi i Uashingtonit zgjati vetëm disa minuta

Armenia dhe Azerbajxhani akuzuan njëri-tjetrin të hënën për shkeljen e një armëpushimi të ndërmjetësuar nga SH.B.A. në luftimet mbi enklavën malore Nago-Karabak, duke vënë në dyshim perspektivat e ndërmarrjes më të fundit ndërkombëtare për t’i dhënë fund një muaji konflikti. Armëpushimi i tretë në pak më shumë se dy javë hyri në fuqi në 8 të mëngjesit me kohën lokale (0400 GMT). Brenda pak minutash, Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se forcat armene kishin granatuar fshatra në rajonet Terter dhe Lachin. Ministria e Mbrojtjes së Nago-Karabakut e mohoi atë dhe tha se forcat azerbajxhanase filluan një sulm me raketa...

Continue reading...

Ministri i Jashtëm gjerman: Deklaratat e Erdogan për Macron janë të papranueshme

Deklaratat e presidentit turk për homologun e tij francez Emanuel Macron u referuan nga Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas, i cili vuri në dukje se sulmi personal i Tayyip Erdogan ishte i papranueshëm. Presidenti turk deklaroi se presidenti francez kishte nevojë për trajtim mendor për qëndrimin e tij ndaj myslimanëve dhe Islamit. “Cili është problemi i këtij personi të quajtur Macron me myslimanët dhe Islamin? Macron ka nevojë për trajtim mendor,” tha Erdogan. Presidenca franceze gjithashtu i quajti deklaratat e presidentit turk “të papranueshme”. “Ne kërkojmë që Erdogan të ndryshojë rrjedhën e politikës së tij, sepse ajo është e...

Continue reading...

Biden bën gafën e madhe pak ditë para zgjedhjeve

Pak ditë para zgjedhjeve presidenciale, sfiduesi i Donald Trump, Joe Biden, jep ende material për mediat. Gjatë fushatës së tij elektorale virtuale, kandidati demokrat duket se nuk di as emrin e presidentit aktual dhe e quan George. “Edhe katër vite të tjera me George…hëm George, dhe do të jemi në kushtet që nëse Trump rizgjidhet do ta gjejmë veten në një botë ndryshe”, tha ai. Pranë tij, bashkëshortja e korrigjon nëpër dhëmbë duke i thënë se emri i saktë është Trump dhe jo George. Gafa e Bideb është shpërndarë menjëherë në web nga shumë persona të bindur se ish zv/presidenti...

Continue reading...

Presidenti azer: Gati për të zgjidhur konfliktin me Armeninë, ushtarikisht dhe politikisht

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev tha se Azerbajxhani dëshiron që të zgjidhë konfliktin mbi rajonin e Nagorno-Karabakh politikisht dhe ushtarakisht. Ai kërkoi që forcat etnike armene të largohen nga territori i rajonit në mënyrë që t’i jepet fund konfliktit. Deklarata e tij vjen pasi Armenia dhe Azerbajxhani akuzuan njëra-tjetrën të hënën për shkeljen e armëpushimit të ri të ndërmjetësuar nga SHBA në luftimet mbi zonën malore të Nagorno-Karabakut. Armëpushimi i tretë në pak më shumë se dy javë hyri në fuqi në 8 të mëngjesit. Brenda pak minutash, ministria e mbrojtjes e Azerbajxhanit tha në një deklaratë se forcat armene...

Continue reading...

Edhe vëllai i Hashim Thaçit privatizon 30 hektarë tokë

Gazeta Blic ka sjellur hulumtimin mbi privatizimet e tokave e fabrikave të shtetit nga ana e biznesmenëve dhe politikanëve kryesorë të vendit. Gazeta Blic ka zbuluar se përfitues i privatizimeve në Kosovë, është edhë vëllai i presidentit Hashim Thaçi, Idrizi. Idriz Thaçi, është drejtor i Kompanisë “Geo Mineral”, e cila kishte privatizuar mbi 30 hektarë tokë në Vërbeshticë të Komunës së Shtërpcës. Idriz Thaçit privatizimi i kësaj toke në fshatin Vërbeshticë të Komunës së Shtërpcës, i kushtoi rreth 85 mijë euro.Ai fillimisht i kishte privatizuar 164,103.00 m2, në vlerë prej 45 mijë e 825 euro. Më pastaj, kompania e Idriz...

Continue reading...

“Nga jetesa në Zvicër tek flirti me djalin që shpenzon 10 mijë euro nata”. Historia e dhimbshme e Shqipes që kërkon partner në “Përputhen”

Shqipe Hysenaj është 28-vjeçarja e lindur në Zvicër, e cila po bën shumë bujë me pjesëmarrjen e saj në programin e njohjeve “Përputhen”. Vajza, e cila në jetën e saj merret me programet e fëmijëve parashkollorë, ka shfaqur një anë rebelizmi në emision. Por Shqipe Hysenaj është një nga vajzat që ka pasur shumë komente dhe reagime negative nga komentuesit në rrjetet sociale, dhe për këtë arsye, në një status të gjatë në “Instastory” ajo më parë shkruante: “Nuk jam një femër që ndërmarr me lehtësi një marrëdhënie. Unë kurrë nuk kam zgjedhur një person që ka hequr dorë nga...

Continue reading...

Khabib heq dorë nga sporti: I premtova nënës që nuk do të ndeshem më

Khabib Nurmagomedov ka triumfuar në luftën e madhe në UFC ndaj Justin Gaethje.Ishte një luftë e ashpër me shumë goditje dhe shumë rivalitet por që në fund Khabib Nurmagomedov tregoi shpirtin e kampionit duke triumfuar në këtë luftë, pas një mundje të madhe në raundin e dytë. Ai pas ndeshje ka shpërthyer në lot për babain e tij dhe ka njoftuar për pensionim nga UFC. “Faleminderit Zotit ai është më i madhi, kjo fitore ishte për babain tim për skuadrën dhe për të gjithë ata që kanë përkrahur në këtë kohë të vëshitrë. Ishte hera e parë qe luftoja pa...

Continue reading...

Limaj: Isha ministri më i suksesshëm që ka pasur Kosova ndonjëherë

Ish-Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit Fatmir Limaj mendon se e kreu me shumë sukses këtë detyrë. Duke folur për punën e tij në qeveri, të para dhe pasardhësve të tij nëpër ministri, thotë se sukseset e tij ende nuk janë përsëritur. “Me kqyrë çka ka pasur përpara dhe çka ka deri tash nuk po shoh volum të punëve që janë bërë. Deri këtu nga baza e punëve, pak me heq modestinë, nuk besoj”, tha Limaj. “A ju kujtohet aeroporti i vjetër. I vetmi vend që nuk është privatizu është aty ku është aeroporti. I vetmi send që s’kam leju me...

Continue reading...

Ku qëndron Kosova me paga krahasuar me Gjermaninë, Zvicrën e Kroacinë

Gjetja e një vendi pune dhe sigurimi i një jete më të mirë, janë ndër arsyet kryesore qe i shtyjnë kosovarët ta marrin rrugen jashtë vendit. Për punën që bëjnë në shtetet e huaja, thuhet se paguhen mirë. Por, sa janë në të vërtetë pagat në shtetet që ua mësyjnë zakonisht kosovarët për të punuar? Rreth 35 mijë kosovarë e kanë braktisur vendin vetëm gjatë vitit të kaluar. Bazuar në raportin “Vlerësimi i Popullësisë 2019”, të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, një prej arsyeve kryesore që i ka shtyrë ata të largohen nga vendi, është gjetja e një...

Continue reading...

Flet shqiptari që punoi me Albright, tregon letrën që e pranoi nga ajo, ja çfarë shkruan për Kosovën

Madeleine Albright: Kosova më bën krenare më së shumti në gjithë karrierën time. Arianit Shehu, drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), ka folur për ish-sekretarën amerikane të Shtetit, Madeleine K. Albright dhe çfarë mendon ajo për Kosovën. I ftuar në emision “Oksygen”, Shehu duke folur për shumë çështje ai ka përmendur edhe ish-sekretarën amerikane të Shtetit, Madeleine K. Albright e cila ka një lidhje të veçantë me shtetin e Kosovës. Shehu ka punuar ngushtë me Madeleine Albrigh dhe komunikon me të rregullisht, ndërsa tregon për letrën që ka pranuar nga ajo. Ai ka thënë se në një letër që...

Continue reading...